2 Korrik 2024, 14:36
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Inflacioni i Eurozonës u ngadalësua në 2.5 për qind në qershor, por politikëbërësit do të mbeten të shqetësuar nga rritjet e forta të çmimeve të shërbimeve, që kompensojnë pjesërisht rritjen më të dobët të kostove të energjisë dhe ushqimeve. Shifra për vitin deri në qershor, shënoi një ngadalësim nga 2.6 për qind në muajin e kaluar. Ishte në përputhje me parashikimin e ekonomistëve prej 2.5 për qind.
Ngadalësimi i rritjes së çmimeve në 20 vendet e Eurozonës, do të ofrojë një lehtësim për Bankën Qendrore Europiane (BQE), e cila muajin e kaluar filloi të ulë normat e interesit në pritje, që inflacioni të arrijë objektivin prej 2 për qind, deri në vitin e ardhshëm.
Por, përcaktuesit e normave do të jenë ende të shqetësuar për rritjet e vazhdueshme të çmimeve në sektorin e shërbimeve, të cilat u rritën me 4.1 për qind në vit, duke përputhur me nivelin më të lartë në shtatë muaj të arritur në maj, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të Bashkimit Europian, Eurostat.
Eurostat tha se inflacioni i energjisë u ngadalësua nga 0.3 për qind në maj, në 0.2 për qind në qershor. Inflacioni i ushqimeve, alkoolit dhe duhanit ka qenë i qëndrueshëm në nivelin 2.6 për qind. Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin, për të ofruar një pamje më të mirë të presioneve themelore të çmimeve, mbeti i pandryshuar në 2.9 për qind.
“Tregu i fortë i punës do të thotë, që ne mund të marrim kohë për të mbledhur informacione të reja, por duhet të jemi gjithashtu të vetëdijshëm për faktin se perspektiva e rritjes mbetet e pasigurt”, tha Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.
Papunësia në Eurozonë mbeti në nivelin më të ulët rekord prej 6.4 për qind në maj, sipas të dhënave të veçanta të publikuara nga Eurostat. Numri i të papunëve në bllok u rrit me 38,000, në 11.1 milionë./ Monitor
inflacion eurozone
Ekonomi
1 Korrik 2024, 15:42
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Teksa në total numri i bizneseve ka ardhur në rritje vitin e kaluar, disa aktivitete janë në krizë dhe po ...
Ekonomi
1 Korrik 2024, 15:30
M.B
Grafiku
TIRANA- Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit që Shqipëria ...
Ekonomi
28 Qershor 2024, 10:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detyrimet e prapambetura të qeverisë ndaj palëve të treta me të cilat kishte kontrata për pun&eu...
Ekonomi
28 Qershor 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Si një vend në zhvillim, Shqipëria ka shpenzime të ulëta për frymë për shërbimet sh&eu...
Ekonomi
28 Qershor 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në Europ&eum...
Ekonomi
28 Qershor 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore të re, për përcaktimin e kërkesave m...
Ekonomi
27 Qershor 2024, 15:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Kreditim i ekonomisë vijoi rritjen me ritme të larta edhe për muajin maj. Sipas statistikave të Bank&...
Ekonomi
27 Qershor 2024, 13:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Volumet e tregtisë me pakicë janë rritur në tremujorin e parë të këtij viti kryesisht nga numri ...
Ekonomi
27 Qershor 2024, 11:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kultivimi i sherebelës, i mbjellë masivisht vitet e fundit nga fermerët e zonave veriore, rrezikon të zhduket, ...
Ekonomi
26 Qershor 2024, 07:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të...