LIVE UPDATES
Ekonomi

Institucionet s’reflektojnë pas rrjedhjes së të dhënave, Komisioneri: Probleme nga siguria tek trajnimi i punonjësve

Në një listë të gjatë Komsioneri nënvizon se kontrolluesit nuk respektojnë parimet e mjaftueshmërisë dhe kohëzgjatjes së ruajtjes së të dhënave personale, nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të kenë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesojnë në secilën databazë, pasi janë konstatuar raste në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave.

4 Prill 2023, 07:09 Nga A.B

Institucionet s’reflektojnë pas rrjedhjes së të

Skandalet e njëpasnjëshme të përhapjes së të dhënave në vend gjatë dy viteve të fundit provuan se sistemet e ruajtjes së tyre por edhe përpunimi i paautorizuar janë një kambanë alarmi që duan vëmendje.

Në këtë kontekst Komsioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përpos hetimit mbi këta precedentë më herët, gjatë vitit 2022 ka marrë hetime administrative në institucione të ndryshme publike dhe private për të parë sesi është reflektuar për t’u përmirësuar.

Në fakt situata vijon të shfaqet problematike. Pas hetimeve administrative pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit si dhe kontrolluesve privatë që ofrojnë shërbime inxhinierike të pajisjeve dhe sistemeve për llogari të këtyre institucioneve përfundimet e nxjerra nuk janë aq inkurajuese.

Në një listë të gjatë Komsioneri nënvizon se kontrolluesit nuk respektojnë parimet e mjaftueshmërisë dhe kohëzgjatjes së ruajtjes së të dhënave personale, nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të kenë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesojnë në secilën databazë, pasi janë konstatuar raste në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave.

Po kështu subjektet e të dhënave nuk informohen qartësisht mbi qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, personin/at që do t’u përpunojë të dhënat, të drejtat ligjore që gëzojnë, afatin e mbajtjes së të dhënave dhe masat e sigurisë.

Në kontratat me palët e treta është konstatuar se kontrolluesit nuk parashikojnë detyrimet në përputhje me normat përkatëse ligjore.

Një tjetër problem është që kontrolluesit nuk respektojnë detyrimin për njoftim dhe përditësimin e tij, sa herë që përpunohen kategori apo sasi të reja të dhënash personale si dhe nuk kanë marrë masa të përshtatshme për formalizimin dhe dokumentimin e politikave dhe procedurave të mënyrës së dhënies së të drejtës së aksesit.

Komisioneri konstaton se mungojnë masat tekniko-organizative për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave personale si dhe mungojnë masat konkrete të sigurisë në sistemet elektronike të përdorura nga kontrolluesit, me qëllim për të garantuar sigurinë dhe pacenueshmërinë e sistemeve të infrastrukturave kritike të përdorura nga këto institucione shtetërore.

Vihet re mungesë e gjurmueshmërisë së veprimeve përpunuese dhe verifikimi i vazhdueshëm i tyre në sistemet elektronike, si një nga masat kryesore për garantimin e sigurisë së të dhënave personale dhe konfidencialitetit të tyre.

Po kështu mungojnë elementë të infrastrukturës së nevojshme për ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e SMSI, sipas legjislacionit në fuqi dhe ka mungesë të angazhimit të kontrolluesve për sa i përket domosdoshmërisë së trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve që kanë akses në të dhënat personale dhe mbikëqyrin proceset përpunuese.

“ Zyra e Komisonerit vlerëson se duhet të konsolidohen praktikat e punës të personit të kontaktit për mbrojtjen e të dhënave personale në raport me legjislacionin specifik që rregullon veprimtarinë e kontrolluesve si dhe ka mungesë angazhimi për të marrë masa për zbatimin e rekomandimeve dhe detyrave të lëna në inspektimet e mëparshme nga institucioni.

Në përfundim të hetimeve administrative, Komisioneri ka dalë me Vendimet nr. 51 dhe 52, datë 24.11.2022, respektivisht për kontrolluesit DPSHTRR dhe DPT. Për kontrolluesit dhe/ose përpunuesit e tjerë, procesi i hetimit administrativ vijon ende, për shkak të kompleksitetit të këtyre inspektimeve. Njëkohësisht, zgjatja e procedurës administrative ka ardhur edhe si pasojë e gjëndjes së krijuar pas sulmeve kibernetike, investigimeve paralele të nisura nga organet ligjzbatuese, apo hetimeve të tjera të kryera nga autoritete kombëtare/ndërkombëtare të zhvilluara në këtë kuadër” thuhet në raport.

Dy vite më parë vendi u përfshi nga një rrjedhje e njëpasnjëshme e të dhënave që nisi nga një bazë të dhënash që identifikonte preferencat partiake të qytetarëve, më pas tek pagat, numrat e telefonit dhe targat e makinave. Kjo u pasua me një tjetër rrjedhje të dhënash që erdhi pas sulmit kibernetik të verës së kaluar ku hackerat nisën të publikojnë në një faqe të dedikuar dokumente dhe lista të aksesuara gjatë sulmit./MONITOR

komisioneri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj