LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja në rritje, të mbështetura nga pasuritë e paluajtshme e fitimet e riinvestuara

Forcimi i Lekut ka krijuar një lloj rrethi vicioz, sepse rritja e investimeve të huaja shpjegon pjesërisht mbiçmimin e monedhës vendase, por njëkohësisht ky mbiçmim ndikon statistikisht edhe në rritjen e vlerës së investimeve të huaja.

10 Qershor 2025, 15:44 Nga DOSJA
Investimet e huaja në rritje, të mbështetura nga pasuritë e
Foto ilustruese

TIRANË- Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ato arritën vlerën e 354 milionë eurove, duke shënuar një rekord të ri historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 2.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse investimet e huaja vazhdojnë të ruajnë një rritje të lehtë, kjo rritje tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 214 milionë euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 146 milionë eurove, me një rritje vjetore me 1.3%. Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është gjithashtu e lidhur edhe me forcimin e Lekut në kursin e këmbimit. Duke qenë se fitimet e ndërmarrjeve me kapital të huaj sigurohen kryesisht në lekë, ndërsa bilanci i pagesave raportohet në Euro, rënia e kursit të këmbimit e rrit vlerën statistikore të fitimeve të riinvestuara.

Forcimi i Lekut ka krijuar një lloj rrethi vicioz, sepse rritja e investimeve të huaja shpjegon pjesërisht mbiçmimin e monedhës vendase, por njëkohësisht ky mbiçmim ndikon statistikisht edhe në rritjen e vlerës së investimeve të huaja.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të parë 2025, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme, në masën 27%, sektorin e ndërmjetësimit financiar, në masën 21%, hidrokarbureve, në masën 14%,

energjetikës, në masën 6%, si dhe komunikacionit, në masën 4%. Të dhënat e tremujorit të parë të vitit në vija të përgjithshme konfirmojnë tendencat e viteve të fundit. Investimet e huaja direkte po mbështeten sidomos nga sektori i pasurive të paluajtshme, por edhe vlerat e larta të fitimeve të riinvestuara në disa sektorë të ekonomisë. Këtu përfshihen sidomos sektori i industrisë nxjerrëse të hidrokarbureve dhe sektori financiar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato shënuan vlerën e 1.58 miliardë eurove, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Pasuritë e paluajtshme sollën pothuajse një të katërtën e vlerës totale të investimeve të huaja direkte për vitin e kaluar. Ato arritën në 325 milionë euro, në rritje me 17% më shumë krahasuar me vitin 2022./ Monitor

investime

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj