Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Krahasuar me tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,9%.
TIRANË- Kostot e mallrave të importuara kanë shënuar rënie në tremujorin e parë të këtij viti. Në të kundërt ka qenë tendenca e prodhuesve që kanë parë një rritje të lehtë të kostove.
Ulet Indeksi i Çmimeve të Importit
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Importit, në tremujorin e parë të vitit 2025, arriti 107,7, kundrejt vitit 2021 si periudha bazë. Krahasuar me tremujorin e parë 2024, indeksi i çmimeve të importit shënoi një ulje me 0,4%, një vit më parë ky ndryshim ishte -1,9%.
Ndryshimi tremujor i indeksit të çmimeve të importit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024 ka një ulje prej 0,3%.
Krahasuar me tremujorin e parë 2024, çmimet e importit të produkteve në seksionin “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënuan ulje me 5,5%, pasuar nga seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2%, “Industria përpunuese” me peshën më të madhe prej 94,0%, me 0,1%.
Brenda seksionit “Industria përpunuese” ulja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktiviteteve “Konfeksionimi i veshjeve’’ me 2,1%, pasuar nga “Metalurgjia” me 1,4%, etj. Nga ana tjetër “Industria nxjerrëse” shënoi një rritje me 0,6%.
Rritet lehtë kosto për prodhuesit
Në tremujorin e parë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) arriti 129,7, kundrejt vitit 2021 si periudhë bazë. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit shënoi rritje vjetore me 0,4% dhe rritje tremujore 0,3%.
Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ” me 1,0%, e ndjekur nga seksionet “Industri nxjerrëse” 0,7% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,5%. “Industri përpunuese” shënoi një rritje me 0,03%.
Brenda këtij seksioni, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobiljeve” me 2,1%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Metalurgji” me 2,4%. IÇP për tregun vendas; Shënoi një rritje vjetore prej 0,7%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 1,1% dhe në sektorin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,8%, ndërsa “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 1,8%.
IÇP për eksport; Shënoi rritje vjetore prej 0,3%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 2,8%. Ndërkohë, “Industri përpunuese” shënoi një rënie prej 0,2%./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria shqiptare do të zhvillojë më datë 10 qershor një ankand të ri të obligacioneve 20-vje&cc...
Foto TIRANË- Shqipëria u rendit e pesta në mesin 41 vendeve të Europës për rritjen e madhe të çmimeve të qu...
Foto ilustruese TIRANA- Pritet që numri i vizitorëve të huaj në vend të trefishohet gjatë viteve në vijim, shkruan media...
Foto ilustruese TIRANË- Shitësit e pronave kanë qenë më të prirur për të negociuar çmimet e tyre gjatë ...
Foto ilustruese TIRANA- Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria miratoi dhe një vendim për shfuqizimin e masave administrative të paekzek...
Foto ilustruese TIRANA- Të dhënat e fundit nga tregu i punës tregojnë se bizneset kanë ezauruar pagën si mjet për të...
Foto ilustruese TIRANA- Këtë vit është vënë re rritje e lehtë e kërkesës për punonjës të huaj, ...
Foto TIRANË- Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në t...
Takimi DUBROVNIK- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë...
Foto ilustruese TIRANA- Investitorët nga jashtë vendit i zgjeruan përsëri investimet e tyre në instrumentet e borxhit të qeve...