LIVE UPDATES
Ekonomi

Investitorët nga jashtë “joshen” gjithnjë e më shumë nga borxhi i brendshëm i qeverisë shqiptare

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

30 Maj 2025, 14:46 Nga M.B
Investitorët nga jashtë “joshen” gjithnjë e më
Foto ilustruese

TIRANA- Investitorët nga jashtë vendit i zgjeruan përsëri investimet e tyre në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në tremujorin e parë 2025.

Investitorët nga jashtë po fitojnë gjithnjë e më shumë peshë në kërkesën për instrumentet e borxhit të qeverisë. Vitin e kaluar, ata hynë për herë të parë në tregun e titujve qeveritarë në Lekë të qeverisë shqiptare, duke investuar në total 14.4 miliardë lekë. Me shtesën e tremujorit I 2025, vlera totale e portofolit të tyre ka arritur në më shumë se 200 milionë euro.

Përmirësimi i parametrave makroekonomikë dhe në veçanti ulja e borxhit publik ka përmirësuar vlerësimin e kreditit sovran të qeverisë shqiptare në dy vitet e fundit. Në muajin mars, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për të dytin vit radhazi vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Kërkesa në rritje prej investitorëve jorezidentë është një nga faktorët që ka sjellë uljen e vazhdueshme të yield-eve të bonove dhe obligacioneve që prej vitit të kaluar. Efekti i pranisë së investitorëve të huaj është bërë edhe më i rëndësishëm për shkak të uljes paraleletë ofertës së këtyre instrumenteve në tregun e brendshëm financiar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, huamarrja e re neto e qeverisë në tregun e brendshëm ra me 6.5 miliardë lekë në tre muajt e parë të vitit, në reflektim të strukturës së maturitetit që kishte portofoli i titujve dhe të strategjisë së huamarrjes së qeverisë përgjatë kësaj periudhe. Kështu, huamarrja në obligacione u pakësua me 4.3 miliardë lekë, si pasojë e maturimeve të larta të titujve referencë 3- dhe 5-vjeçare.

Huamarrja në bono thesari u pakësua me 2.2 miliardë lekë, në reflektim të Strategjisë së Menaxhimit të Borxhit Publik, e cila synon zgjatjen e maturitetit të borxhit të brendshëm. Struktura e huamarrjes në tremujorin e parë diktoi një ekspozim më të ulët të bankave në financimin e borxhit të qeverisë, si pasojë e sasisë së lartë të maturuar gjatë kësaj periudhe të obligacioneve referencë 3- dhe 5-vjeçare, ku bankat zotërojnë pjesën më të madhe të tyre (mbi 90%).

Huamarrja neto në tregun e huaj për tre muajt e parë të vitit rezultoi rreth 58.7 miliardë lekë. Në muajin shkurt u emetua Eurobondi i shtatë në tregjet ndërkombëtare, në vlerën e 650 milionë eurove.

Zhvillimet në huamarrjen e brendshme e të huaj të qeverisë, së bashku me vlerat e suficitit fiskal të kësaj periudhe, u faktorizuan në teprica të larta likuiditeti, të cilat do të përdoren në vijimësi për shërbimin e borxhit të huaj dhe kryerjen e shpenzimeve të tjera të qeverisë./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës