Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.
TIRANË- Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.
Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.
Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.
Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.
Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).
Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku me tre për të arritur këtë standard.
Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.
Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.
Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.
Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.
Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.
Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.
Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ MONITOR
Foto ilustruese TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statist...
foto ilustruese TIRANË- Goditjet që mund të vijnë nga jashtë vendit vazhdojnë të përbëjnë shqetësim...
Foto ilustruese TIRANË- Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit t&...
Gent Sejko TIRANË- Eksporti i shërbimeve të dixhitalizuara mund të jetë një potencial i rëndësishëm për t...
Foto ilustruese TIRANA- Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e kës...
Foto ilustruese TIRANA- Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 mili...
Foto ilustruese TIRANA- Teksa Shqipëria ka zyrtarisht 42% të popullsisë në rrezik të varfërisë, shpenzimet për ndih...
Foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë përsëri në tregun valutor në muajin maj, për t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren për “Për licencimin, organizimin...