LIVE UPDATES
Ekonomi

Java e parasë, Sejko: Ruhuni nga investimet në produkte të pakontrolluara

Tema e Javës së Parasë këtë vit do të jetë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta.

18 Mars 2024, 12:29 Nga M.B
Java e parasë, Sejko: Ruhuni nga investimet në produkte të
Gent Sejko

TIRANA- Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, ën bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nisën sot aktivitetet e Javës së Parasë. Tema e Javës së Parasë këtë vit do të jetë “Mbro paratë e tua, siguro të ardhmen tënde!”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e publikut lidhur me rreziqet e lidhura me mashtrimet online, si dhe rreziqet e tjera që rrjedhin nga informacionet dhe këshillat e pasigurta. Gjatë ceremonisë hapëse të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, Guvernatori, Gent Sejko, tha se epoka digjitale i përball të rinjtë me këshilla, reklama dhe informacione për investime që burojnë nga rrjetet sociale apo miqtë, por është thelbësore të kuptohet se pjesëmarrja në tregun financiar, qoftë edhe për transaksione në dukje të thjeshta ka implikime më të gjera ekonomike.

“Duhet të kuptojmë se mënyrat e reja të investimit dhe instrumentet inovative të pagesave rrisin eficiencën dhe ulin kostot financiare për përdoruesit. Ato sigurisht që çelin shumë dyer drejt të ardhmes, por mbartin edhe rreziqe nëse përdoruesit nuk janë të edukuar financiarisht dhe tregjet nuk janë të rregulluara dhe të mbikëqyrura. Rastet e sukseseve sporadike në investimet në produkte të pakontrolluara, jo vetëm që nuk përbëjnë garanci për suksese të ardhshme apo të qëndrueshme. Theksoj se mund të kthehen në rreziqe kur operohet në tregje të parregulluara dhe të pambikëqyrura,” tha Sejko.

Sipas tij, ngjarjet e viteve të fundit, si Pandemia, lufta dhe ndryshimet klimatike nënvizuan rëndësinë e marrjes së vendimeve financiare bazuar në njohuritë e duhura dhe instrumentet e sigurta.

“Kjo rezultoi e rëndësishme jo vetëm për shëndetin financiar personal, por edhe për stabilitetin e sistemit financiar. Digjitalizimi i shpejtë dhe sfidat urgjente që paraqet ndryshimi i klimës, po transformojnë mënyrën se si konceptohen instrumentet dhe si angazhohemi në marrëdhëniet financiare. Të rinjtë kanë mundësinë të përdorin burimet e tyre si një forcë për ndryshim pozitiv në shoqëri dhe mjedis. Edhe për këtë qëllim Banka e Shqipërisë, ka ndërmarrë dhe po zbaton dy strategji të rëndësishme për klimën dhe edukimin e përfshirjen financiare.

Gjatë dekadës së fundit, së pari në rang ndërkombëtar, por edhe në vendin tonë, ka pasur një rritje të konsiderueshme të kërkimit akademik mbi edukimin dhe përfshirjen financiare. Rezultatet e këtij kërkimi janë përdorur edhe si bazë për zhvillimin e politikave institucionale që i përgjigjen kërkesave të kohës. Sot, kemi gjithashtu një pasuri informacioni që na lejon të kuptojmë më mirë faktorët që ndikojnë në nivelet e kulturës financiare te të rinjtë dhe tek të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfshirë rrethanat ekonomike, edukimin, punësimin, qasjen në internet dhe ndikimin prindëror,” tha ai.

Banka e Shqipërisë vëren një rritje të ndjeshme të përfshirjes financiare, ku numri i transaksioneve përmes pagesave elektronike ka rezultuar në rreth 48 milionë, si nga bankat ashtu edhe jobankat, duke pasqyruar një rritje prej 26% në numrin e tyre, krahasuar me vitin 2022. Gjithashtu, numri i llogarive të aksesueshme nga larg është rritur me 24 % në vitin 2023, duke zënë 34% të totalit të gjithë llogarive të klientëve në banka.

“Megjithatë risitë shoqërohen edhe me rreziqe të reja, siç janë për shembull mashtrimet online apo ai që njihet në gjuhën financiare si phishing, një mënyrë e vjedhjes së identitetit që kryhet përmes dhënies vullnetare, por të pa informuar të të dhënave personale, si p.sh. numrat dhe fjalëkalimet e llogarive bankare, të cilat mund të përdoren më pas nga keqbërës për qëllime vjedhjeje. Pikërisht për të adresuar këto problematika, por edhe mbi shumë të tjera që lidhen me kulturën, Banka e Shqipërisë ka miratuar dhe po zbaton një strategji për edukimin dhe përfshirjen financiare, e cila përfshin sigurisht dhe fëmijët e të rinjtë.

Duke bashkëpunuar me partnerë si Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Shoqata Shqiptare e Bankave, Banka Botërore etj. synojmë të zhvillojmë aktivitete dhe programe të përbashkëta në të gjithë vendin për të rritur kulturën financiare. Strategjia shërben si instrument për institucionet arsimore, bankare, financiare, bizneset, OJQ-të etj. që të zhvillojmë së bashku politika, programe dhe materiale edukative, me qëllimin kryesor përmirësimin e kulturës financiare në të gjithë vendin.

Peizazhi financiar është duke u zhvilluar me shpejtësi, avancimet teknologjike po ndryshojnë mënyrën se si fëmijët mësojnë në çdo fushë. Ndërsa lundrojmë në një botë në ndryshim, është jetike që të rinjtë të fitojnë aftësitë, njohuritë dhe besimin për të menaxhuar të ardhmen e tyre financiare në mënyrë të përgjegjshme,” u shpreh Guvernatori./ Monitor

java e parase

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën