Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ndërkohë që në vend të dytë keqinformimi në dokumentacion.
TIRANË- Vitin e shkuar, 19 subjekte janë përjashtuar nga e drejta për të përfituar kontrata publike.
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) bëri të ditur se shkaku kryesor për këtë vendim ka qenë mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale ndërkohë që në vend të dytë keqinformimi në dokumentacion. Agjencia nuk i bëri publike emrat e kompanive të përjashtuara.
“Lidhur me vendimet e përjashtimit (19 të tilla), rezulton se nga këta: 7 operatorë ekonomikë, janë përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të keqinformimit dhe paraqitjes në tender të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme ; 1 operator ekonomik në zbatim të vendimit të dhënë nga gjykata; 12 operatorë ekonomikë janë përjashtuar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale” thuhet në raportin vjetor të APP.
Por teksa për këtë grup është marrë vendimi, për një pjesë tjetër është vendosur ose pezullim për përjashtimin ose mospërjashtim.
Kështu sipas raportit është marrë vendimi për mospërjashtimin nga e drejta për të fituar kontrata publike për 3 operatorë ekonomikë. Për katër të tjerë është marrë vendim për pezullim të procesit të nisur për përjashtim nga e drejta për të fituar kontrata publike për shkak të procesit gjyqësor dhe për katër të tjerë vijon procesi i procedimit administrativ.
Numri i denoncimeve apo çështjeve të ngritura për përjashtim të operatorëve nga kontratat publike ka qenë më i lartë por nga ana e APP jo në të gjitha rastet është parë e arsyeshme të niset procedim administrativ.
“Nga 60 kërkesat/informacionet e administruara, rezulton se: ka nisur procedimi administrativ për 30 operatorë ekonomikë; 29 kërkesa, kanë qenë të paplota në argumente ligjorë dhe prova dokumentare, ose pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se nuk kanë qenë kushtet e parashikuara nga dispozitat ligjore për nisjen e procedimit administrativ nga APP; 1 kërkesë është në proces shqyrtimi” vlerëson raporti.
Në shpjegimin e saj Agjencia e Prokurimit Publik ka nënvizuar se për 30 operatorë ekonomikë, nuk ka nisur procedimin administrativ, pasi kërkesa e paraqitur nga propozuesit (operatorë ekonomikë/autoritet kontraktor) është konsideruar me dokumentacion të pamjaftueshëm dhe e paargumentuar për të filluar procedimin administrativ, apo pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se, nuk janë plotësuar kushtet për nisjen e procedimit administrativ, sipas parashikimeve të nenit 78 të LPP./N. Maho
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me pothuajse 12% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas t&...
Foto ilustruese TIRANA- Segmenti i shërbimeve të informacionit dhe teknologjisë (IT) është aktualisht kategoria me rritjen më...
Foto ilustruese TIRANA- Fitimet e shoqërive administruese të fondeve të investimit pësuan rënie për të dytin vit radhazi...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia e Shqipërisë është e “uritur” për punonjës që kanë aftësi element...
foto ilustruese TIRANË- Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) në Korporatën Elektroenergjetike Sh...
Foto ilustruese TIRANË- Për të katërtin vit, fermerët e sektorit të bujqësisë do të mbështeten me naft&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Eksportet e bimëve medicinale vijojnë rënien edhe në fillimin e këtij viti, për shkak të nj...
Foto ilustruese TIRANË- Nga 27 Marsi nisin aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë. Vendimi i Ministri...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkruar kontrata me vlerën totale të 111.7 miliardë lek&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për bizneset private vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e S...