LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për biznesin në 2023, rritja më e lartë te pasuritë e paluajtshme, transporti dhe tregtia

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursimeve të reja. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022.

13 Mars 2024, 07:26 Nga N.F
Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për biznesin në
Foto ilustruese

TIRANË- Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për bizneset private vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për biznesin u rrit me 16% krahasuar me vitin 2022. Të dhënat tregojnë që, mes sektorëve me peshë të konsiderueshme, rritjen më të lartë e shënuan aktivitetit e pasurive të paluajtshme, transporti dhe tregtia.

Tregtia ngelet dominuese në strukturën e kredisë për ekonominë, me pothuajse 37% të volumit total të disbursimeve të reja. Në vlerë, kredia e re për tregtinë në 2023 arriti në 80 miliardë lekë, në rritje me 27% krahasuar me vitin 2022. Megjithëse kërkesa e brendshme ka shfaqur sinjale dobësie, edhe për shkak të rritjes së ndjeshme të çmimeve pas vitit 2022 dhe emigracionit, shtimi i numrit të turistëve të huaj duket se e ka kompensuar pjesërisht këtë efekt.

Sektori i dytë më i kredituar i ekonomisë edhe vitin e kaluar ishte ndërtimi, me një vlerë kredie të re prej 39.6 miliardë lekësh, ose sa 18.2% i totalit. Kredia për ndërtimin megjithatë u rrit me ritme më të ngadalta, 6.7% më shumë krahasuar me vitin 2022. Kredia për ndërtimin po përjeton një cikël të ri rritjeje, i nxitur nga zhvillimet në sektorin e pasurive të paluajtshme, sidomos në kryeqytet dhe bregdet.

Rritja e çmimeve të pronave në vitet e fundit ka nxitur edhe sektorin bankar të mbështesë investimet në këtë sektor, megjithëse një pjesë e portofolit mund të jetë e lidhur edhe me kredinë për firmat kontraktore të investimeve në infrastrukturë. Sektori i tretë më i kredituar i ekonomisë ishte industria përpunuese, me 24.8 miliardë lekë, ose sa 11.4% e totalit. Kredia e re për industrinë përpunuese u rrit me 17% krahasuar me vitin 2022.

Rritje të lartë të kreditimit shënoi sektori i aktivitetit të pasurive të paluajtshme, me 164% krahasuar me vitin 2022 dhe ai i transportit dhe magazinimit, me 88% më shumë. Një sektor që pësoi rënie të ndjeshme të kreditimit vitin e kaluar ishte i energjisë elektrike, me 32% më pak krahasuar me vitin 2022.

Sektori i bujqësisë edhe vitin e kaluar shënoi kreditim në vlera modeste, me 2.7 miliardë lekë në total, me një rritje prej 5.6% krahasuar me një vit më parë. Kreditimi i bujqësisë nuk po arrin të ndonjë hov domethënës, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimeve të herëpashershme rreth nevojës për të rritur mbështetjen e këtij sektori me hua.

Sipas ekspertëve të bankave tregtare, problemet më të mëdha më kreditimin e buqësisë lidhen me mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentizimi i lartë i tokës (fermat e vogla) e si pasojë mungesa e ekonomive të shkallës dhe mungesa e koperimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Në përgjithësi, të dhënat e kredisë së re përputhen me tendencat ekonomike të viteve të fundit, që tregojnë një rritje të peshës të sektorit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimeve në ekonomi. 

Marrë nga Monitor

banka kredi biznese pasuri te palujtshme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj