LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndalet përmirësimi i tregut të punës, papunësia u rrit dhe punësimi u ul në tremujorin e fundit të 2023

Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 10.6%, nga 10.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, shkalla e papunësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 10.8%.

12 Mars 2024, 07:13 Nga N.F
Ndalet përmirësimi i tregut të punës, papunësia u rrit
Foto ilustruese

TIRANË- Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Të dhënat e INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë u rrit në 10.6%, nga 10.5% që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, shkalla e papunësisë në ekonomi ngelet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishte në nivelin 10.8%. Gjatë tremujorit të fundit 2023, treguesi i papunësisë pësoi rënie të lehtë për femrat, por shënoi rritje për meshkujt.

Rritja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar kryesisht uljen e nivelit të punësimit. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç ra në 66.7%, nga 67.7% që kishte qenë një tremujor më parë, ndërsa ngelet lehtësisht më e lartë se niveli prej 66.5% i një viti më parë. Shkalla e punësimit ka shënuar rënie si për meshkujt, ashtu edhe për femrat.

Me bazë tremujore, punësimi ka shënuar rritje vetëm për industrinë, me 1.7%, ndërsa ka pësuar rënie në shërbime, me 1.9% dhe në bujqësi, me 1.3%. Me bazë vjetore, punësimi është në rritje me 2.8% në sektorin e shërbimeve, por paraqitet në rënie për industrinë, me 0.1% dhe për bujqësinë, me 2.9%. Edhe shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ka pësuar rënie në tremujorin e fundit 2023. Ky tregues zbriti në 75.1%, në rënie me një pikë përqindje krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 0.3 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.

Pas pandemisë, tregu i punës është karakterizuar nga rritja e punësimit dhe rënia e papunësisë në nivelet më të ulëta historike. Mungesa e forcës së punës ka sjellë edhe një rritje të shpejtë të pagave, duke rritur edhe presionet inflacioniste në ekonomi.

Tremujori i fundit 2023 ka sjellë një përkeqësim të lehtë të treguesve të tregut të punës, megjithatë është herët për të kuptuar nëse tregu i punës po e kalon fazën e mbinxehjes. Duke pasur parasysh peshën në rritje të turizmit në ekonomi dhe në tregun e punës, është e pritshme që kërkesa për punë të rritet ndjeshëm pas tremujorit të dytë të viti, duke reflektuar edhe tendencën sezonale të këtij sektori.

Marrë nga Monitor

papunesi treg pune permiresim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj