LIVE UPDATES
Ekonomi

Fondi rezervë i shpenzimeve të rrezikut të sektorit bankar pësoi rënie gjatë vitit 2023

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit dhjetor, gjendja e fondeve rezervë ishte 30.3 miliardë lekë, në rënie me 7.6% krahasuar me një vit më parë.

9 Mars 2024, 08:53 Nga M.B
Fondi rezervë i shpenzimeve të rrezikut të sektorit bankar
Foto ilustruese

TIRANA- Fondet rezervë të sektorit bankar për humbjet nga huatë dhe nga investimet e tjera pësuan rënie gjatë vitit 2023, çka tregon një ulje të rreziqeve të llogaritura për humbjet nga aktivet e investuara. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit dhjetor, gjendja e fondeve rezervë ishte 30.3 miliardë lekë, në rënie me 7.6% krahasuar me një vit më parë. Megjithëse vlera e provigjioneve për humbjet nga kreditë u rrit, rënia e vlerës së provigjioneve totale u përcaktua nga ulja e fondit rezervë për humbje nga investimet (kryesisht letra me vlerë).

Fondi rezervë për humbjet nga huatë arriti në 24.4 miliardë lekë, me një rritje prej 7% krahasuar me të një vit më parë. Provigjionimi i kredive është rritur, megjithëse të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë gjatë vitit 2023. Raporti i kredive me probleme në dhjetor ra në 4.7%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Ky tregues ka prekur nivelin më të ulët që prej tetorit të vitit 2008.

Një ndikim të rëndësishëm në rënien e raportit të kredive me probleme besohet se dha rritja e vogël e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar, por edhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit. Ndërkohë, një përmirësim të ndjeshëm shënoi zëri i fondeve rezervë për investimet, që zbriti në 5.6 miliardë lekë, në rënie me pothuajse 43% krahasuar me fundin e vitit 2022. Viti 2022 u karakterizua nga një rritje e përkohshme e shpenzimeve për provigjionimin e instrumenteve të investimeve financiare, ndërsa ky zë vitin e kaluar ka pësuar rënie. Përballë rritjes së shpejtë të normave të interesit që uli vlerën e tregut të instrumenteve financiare të mbajtura në bilance, sektori reagoi duke zhvendosur një pjesë edhe më të madhe të këtyre instrumenteve drejt kategorisë “të mbajtura në maturim”, me qëllim minimizimin e impaktit nga ulja e normave të interesit.

Viti rezultoi mjaft pozitiv për performancën financiare të sektorit bankar, sidomos falë rritjes së rezultatit neto nga interesat. Rritja e normave të interesit deri tani ka dhënë një efekt më të madh në krahun e aktiveve, se sa në atë të pasiveve dhe kjo ka ndihmuar në rritjen e përfitueshmërisë së sektorit. Megjithatë, ruajtja e parametrave cilësorë të cilësisë së aktiveve ka luajtur gjithashtu një rol pozitiv në rezultatin financiar të sektorit bankar. Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, fitimi neto i sektorit bankar, sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes arriti vlerën e 32.5 miliardë lekëve, në rritje me 50% krahasuar me vitin 2022. Kthimi nga kapitali arriti në 17.26%, nga 12.3% që kishte qenë në vitin 2022. Kthimi nga aktivet u rrit në 1.99%, nga 1.36% që kishte qenë një vit më parë./ Monitor

banka fonde

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës