Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Treguesi do të ulët me tej në vitet ne vijim, por nga ana tjetër shpenzimet buxhetore në vlerë për shlyerjen e interesave të borxhit do të vijnë në rritje të ndjeshme në tre vitet në vijim.
TIRANA- Borxhi publik u ul ndjeshëm gjatë vitit 2023, duke shënuar 59,2% të PBB nga më shumë se 66% e PBB -se që ishte më 2022. Treguesi do të ulët me tej në vitet ne vijim, por nga ana tjetër shpenzimet buxhetore në vlerë për shlyerjen e interesave të borxhit do të vijnë në rritje të ndjeshme në tre vitet në vijim. Sipas rishikimit të fundit të buxhetit 2024 në vitin 2026 shpenzimet buxhetore për interesat e borxhit do të arrijnë mbi 75,1miliardë lekë me rritje 58 për qind nga fakti i vitit 2023.
Gjatë vitit të kaluar shpenzimet për interesat e borxhit ishin 4,7 miliardë lekë me një kursim prej 8 miliardë lekësh. Qeveria kurseu një pjesë të interesave pasi para-bleu 250 milionë euro nga Eurobondi që maturohej në vitin 2025. Në vitet në vijim shpenzimet për interesin e borxhit publik janë në rritje të shpejtë. Këtë vit planifikohen të shlyhen 60,8 miliardë lekë ose rreth 580 milionë euro. Në raport me faktin e 2023 shpenzimet për interesat e borxhit rriten me 27 për qind më 2024. Këto shpenzime do të rriten me tej në vitet 2025 dhe 2026 (shiko grafikun bashkëngjitur)
Pjesën më të madhe të shpenzimeve për interesat e ka borxhi i brendshëm. Për periudhën 2014-2026 shlyerjet e interesave të brendshme zënë rreth 60% të shpenzimeve gjithsej për interesa. Kosto e shërbimit të borxhit po vjen në rritje, pasi edhe borxhi në vlerë është në zgjerim, pavarësisht se është në ulje në raport me PBB-në. Rritja e ekonomisë dy vitet e fundit me ritme më të larta se dekadën e fundit ka ndikuar në uljen e treguesit të borxhit në krahasim me PBB-në. Qeveria vitin e kaluar ndihmoi në frenimin e borxhit të ri pasi nuk ka realizuar pjesën më të madhe të deficitit të programuar për 2023.
Deficiti buxhetor arriti -31 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar, duke shënuar nivelin më të ulët në vlerë që nga viti 2018. Nga -55.5 miliardë që ishte programi, realizimi ishte vetëm 44%. Kjo ecuri e ka ndihmuar qeveritë që të ulë borxhin publik poshtë pritshmërive edhe pse kostot e shërbimit të borxhit u rritën ndjeshëm gjatë 2023. Ministria e Financave ka njoftuar se këtë vit do të hartohet një raport monitorimi, i cili do të përfshijë ndër të tjera dhe ecurinë e treguesve të riskut si dhe rrethanat përkatëse që kanë ndikuar në ecurinë e borxhit. Gjatë këtij viti do të synohet përmirësimi i mëtejshëm i treguesve të riskut, sipas kushteve të tregut, duke siguruar financimin e nevojshëm dhe mbajtjen e kostos në nivelin më të ulët të mundshëm./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për hapjen e një biznesi të ri, mbyllja e tyre ka re...
Grafik TIRANA- Vrulli i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti....
Foto ilustruese TIRANË- Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pas përfundimit të sezonit turistik. N&e...
Foto ilustruese BALLKAN- Gjatë vitit të fundit, Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Nga mesi i vitit 2023, kryesimin e ka marrë...
Foto ilustruese TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re “Për përc...
Foto ilustruese TIRANA- Vitin e kaluar importuesit më të mëdhenj të importit të sheqerit pohuan se konsumi për këtë...
Foto ilustruese TIRANË- Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turist...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin shkurt rregull...
Foto ilustruese TIRANA- Numri i llogarive bankare të individëve dhe kompanive jorezidente në Shqipëri arriti në më shumë...
Foto ilustruese TIRANË- Bizneset prodhuese kanë vijuar të përballen si me rritje të kostove të prodhimit në tremujorin e...