LIVE UPDATES
Ekonomi

Llogaritë e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar u rritën me 20% vitin e kaluar

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve gjatë vitit 2023 u rrit me 20%. Numri i llogarive të jorezidentëve ka arritur nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 97% të totalit.

6 Mars 2024, 07:24 Nga E.Shehu
Llogaritë e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar u
Foto ilustruese

TIRANA- Numri i llogarive bankare të individëve dhe kompanive jorezidente në Shqipëri arriti në më shumë se 60 mijë në fund të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive të jorezidentëve gjatë vitit 2023 u rrit me 20%. Numri i llogarive të jorezidentëve ka arritur nivelet më të larta historike dhe dominohet me llogaritë e individëve, me pothuajse 97% të totalit. Paralelisht, rritja e numrit të llogarive në vitet e fundit po shoqërohet edhe me rritje me ritme të larta të depozitave të jorezidentëve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar depozitat e jorezidentëve në bankat tregtare shqiptare në fund të vitit 2023 arritën vlerën e 27.1 miliardë lekëve ose 260 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, vlera e depozitave të jorezidentëve ka pësuar rënie me 2.5%.

Megjithatë, kjo rënie është efekt i kursit të këmbimit dhe kryesisht i rënies së kursit Euro-lek. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek ishte në rënie vjetore me 9.1%, ndërsa pjesa dërrmuese e depozitave të jorezidentëve janë në monedhën europiane. Depozitat e jorezidentëve janë një nga zërat që nuk përfshihen në përkufizimin e parasë së gjerë të ndjekur nga Banka e Shqipërisë në raportimin e statistikave. Rrjedhimisht, rritja e tyre nuk reflektohet në treguesin statistikor të depozitave të përfshira në paranë e gjerë, që përdoret përgjithësisht për të raportuar ecurinë e depozitave bankare me bazë mujore.

Megjithatë, tendenca e depozitave të jorezidentëve tregon një rritje në periudhën pas pandemisë, në linjë me ecurinë e përgjithshme të depozitave në sektorin bankar. Pesha specifike e depozitave të jorezidentëve kundrejt totalit të depozitave bankare është e ulët, me rreth 1.7% të totalit të tyre. Në fund të vitit 2023, totali i depozitave në sektorin bankar shqiptar arriti vlerën e rreth 1.6 trilionë lekëve.

Depozitat e jorezidentëve në sektorin bankar shqiptar në të shkuarën kanë qenë kryesisht të lidhura me emigrantët, që një pjesë të kursimeve të tyre kanë zgjedhur t’i mbajnë në bankat shqiptare. Depozitat e jorezidentëve patën arritur nivelin më të lartë në fund të vitit 2014, për një shumë totale prej 24 miliardë lekësh. Gjatë viteve në vazhdim, vlera e depozitave të jorezidentëve pësoi një rënie graduale, duke zbritur në intervalin mes 13 dhe 14 miliardë lekëve para pandemisë. Por, në dy vitet e fundit, ecuria e depozitave ka një tendencë të dukshme në rritje dhe tashmë ka tejkaluar nivelet e vitit 2014.

Kjo fazë përputhet edhe me një cikël të ri të rritjes së remitancave, që mund t’i atribuohet kryesisht valës së re të emigracionit të shqiptarëve në dekadën e fundit. Ky cikël i ri emigracioni po përfshin gjithnjë e më shumë të rinjtë e arsimuar, që po shfrytëzojnë nevojën për punë të specializuar në vende të ndryshme të BE-së. Rritja e depozitave të subjekteve jorezidentëve mund të lidhet gjithashtu edhe me rritjen e investimeve të huaja dhe sidomos me shtimin e shtetasve të huaj që investojnë në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Blerja e një prone në Shqipëri, kryesisht me qëllimin e një shtëpie të dytë apo me qëllim investimi, shoqërohet edhe me një prani të shtuar në Shqipëri dhe me mbajtjen e fondeve në bankat tregtare shqiptare./ Monitor

llogari bankare

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Mars 2024, 07:31 r.ll

Nis me vonesë rruga drejt 5G

foto ilustruese TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër