LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve/ Ndërtuesit: Ndikojnë rritja e detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe pagesat e larta për punëtorët

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

3 Mars 2024, 07:59 Nga r.ll
Rritja e çmimeve/ Ndërtuesit: Ndikojnë rritja e detyrimit
foto ilustruese

TIRANË- Ndër faktorët kryesorë të rritjes së çmimeve të pronave për këtë vit, sipas Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, është shtimi i kostove nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë, fuqisë punëtore dhe materialeve të ndërtimit.

“Taksat në bashki janë shumëfishuar, përqindja e pronarëve për truallin e ndërtimit është rritur, koha që merr për daljen e një leje është rritur ndjeshëm, çka do të thotë më shumë kosto, cilësia e ndërtimit gjithashtu, ndërsa euro është zhvlerësuar”, pohon kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Një nga ndërtuesit e objekteve të reja në Bulevardin e Ri të Tiranës pohoi se pas rritjes së çmimeve të referencës, detyrimet e tij për taksën e ndikimit në infrastrukturë për metër katror janë rritur 100%.

“Nëse vitin e kaluar, kostoja për metër për taksën e ndikimit në infrastrukturë ishte 50 euro, pas rritjes së çmimeve të referencës kam paguar 100 euro për metër katror ndërtim”.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e të tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Për Tiranën është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës, të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri në 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës. Rritje pati edhe për 5 komuna të kryeqytetit, si Kashari, Petrela, Preza, Farka dhe Dajti.

Në vitin 2022, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë dhe për 2023, 7 miliardë lekë. Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave nga buxheti, në vitin 2024 pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve dhe në periudhën 2025-2026, 6,5 miliardë lekë.

Shpenzimet për paga me qëllim frenimin e emigracionit të fuqisë punëtore kanë goditur në kosto edhe zhvilluesit e objekteve të ndërtimit. Rritja e pagave renditet një tjetër arsye që ka sjellë shtrenjtim çmimesh.

“Vjet, pagesa ditore për mjeshtrit e ndërtimit ishte 3,000 lekë, aktualisht kjo kategori po paguhet 6,000 deri në 7,000 lekë dita, pasi mungesa vendase fuqisë punëtore është e madhe.

E kemi të vështirë të gjejmë punonjës, kurse rendimenti i të huajve është shumë i ulët. Ndërsa rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit krahasuar me vjet është e lehtë në masën 5%, por pas pandemisë së Covid-19, shtrenjtimi i materialeve shkon deri në 40%”, pohoi një nga ndërtuesit e Tiranës.

Ndërtuesit paralajmërojnë se banesat e reja rezidenciale pritet të dalin me tarifa të larta shitje edhe për dy vitet e ardhshme, pasi kostoja për pagën ditore të punëtorit do të shtrenjtohet me 20% (duke arritur në 8,500 lekë pagesa ditore për punonjës) për shkak të largimit të punëtorëve jashtë vendit.

Pavarësisht se rritja e çmimeve nuk parashikohet të ndalet, pritshmëritë e tregut të pasurive të paluajtshme mbeten optimiste. Në vrojtimin e Bankës së Shqipërisë theksohej se agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme në territorin ku ata veprojnë, për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë (deri në dy vjet). Po ashtu, ata u shprehën optimistë për të ardhmen e këtij tregu në të gjithë territorin e vendit./MONITOR

ndertuesit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Mars 2024, 07:31 r.ll

Nis me vonesë rruga drejt 5G

foto ilustruese TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...

Ekonomi 2 Mars 2024, 07:50 I.A

Biznesi i mirë i diellit

Foto Ilustruese TIRANË- Zbutja e krizës së energjisë u duk sikur do të zbehte apo ngadalësonte rritjen e investimeve në...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj