LIVE UPDATES
Ekonomi

AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, çfarë parashikohet të ndodhë?

Përmes një serie workshopesh dhe sesionesh trajnimi, ekspertët e Bankës Botërore, në bashkëpunim me AMF do të informojnë përfaqësuesit e tregut të sigurimeve mbi hapat që duhen ndjekur drejt regjimit të ri të mbikëqyrjes, si edhe detyrimet përkatëse.

1 Mars 2024, 08:46 Nga r.ll
AMF nis zbatimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të
foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe mbështetur nga Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) ka nisur implementimin e udhërrëfyesit për regjimin europian të mbikëqyrjes në sigurime, Solvency II.

Përmes një serie workshopesh dhe sesionesh trajnimi, ekspertët e Bankës Botërore, në bashkëpunim me AMF do të informojnë përfaqësuesit e tregut të sigurimeve mbi hapat që duhen ndjekur drejt regjimit të ri të mbikëqyrjes, si edhe detyrimet përkatëse.

Në fjalën e mbajtur në nisje të këtyre takimeve, Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, Zj. Mimoza Kaçi, vlerësoi se nisja e zbatimit të udhërrëfyesit shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së efektivitetit të mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve. Ajo theksoi se “përafrimi i legjislacionit tonë me standardet europiane dhe integrimi në BE janë shtyllat kyçe të strategjisë së Autoritetit për zhvillimin afatmesëm të sektorit të sigurimeve. Zbatimi i regjimit Solvency II kërkon angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me kompanitë e sigurimit “.

Gjithashtu, Zj. Kaçi vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm, tashmë gati 10 vjeçar, të Autoritetit me Bankën Botërore dhe SECO-n, për forcimin e kapaciteteve dhe për zhvillimin e një kuadri ligjor dhe mbikëqyrës modern, në përputhje me direktivat e BE, për sektorët e tregjeve të kapitalit, sigurimeve dhe pensioneve.

Në strategjinë 5-vjeçare të AMF 2023-2027, parashikohet kalimi në një regjim të ri mbikëqyrjeje në tregun e sigurimeve. Në dokument, zbatimi i regjimit Solvency II, i cili aplikohet tashmë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, cilësohet si një nga prioritetet kryesore të punës së AMF për vitet në vazhdim, si edhe një detyrim në negociatat për kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, të udhëhequr nga ky institucion.

Kalimi në një regjim të ri mbikëqyrës parashikohet të bëhet në mënyrë graduale, me disa faza, duke përfshirë periudhën përgatitore, ndërmarrjen e ndryshimeve të nevojshme ligjore e rregullatore, deri në implementimin e plotë, që parashikohet të jetë pas 7 vitesh. Ashtu si edhe në shumicën e vendeve evropiane, ky regjim pritet të sjellë kërkesa të shtuara si për rregullatorin, ashtu edhe për shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve.

Solvency II, i cili nisi zbatimin në BE në janar të vitit 2016, krijon një sistem të avancuar mbikëqyrjeje por edhe funksionimi të shoqërive, të bazuar mbi riskun, duke sjellë avantazhe përmes rritjes së mëtejshme të standardeve të rregullimit, por edhe të vetë operimit të tregut.

Regjimi i avancuar evropian i mbikëqyrjes parashikon kërkesa të reja dhe komplekse, në nivel teknik dhe organizativ, për shoqëritë e sigurimit dhe AMF-në. Tre shtyllat kryesore përbërëse të Solvency II janë kërkesat sasiore që kanë të bëjnë me kapitalin dhe aftësinë paguese, kërkesat për qeverisjen korporative dhe administrimin e rrezikut të shoqërive, si edhe kërkesat për publikimin e informacionit dhe transparencën.

autoriteti i mbikëqyrjes financiare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj