Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në muajin e kaluar, importet e karburanteve arritën mbi 46 mijë tonë, me rritje vjetore 13%, por importet e birrës, kafesë dhe cigares pësuan rënie me ritme dyshifrore.
TIRANË- Importet e mallrave të akcizës pësuan rënie të mprehtë në muajin janar të këtij viti, përveç karburanteve. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se në muajin e kaluar, importet e karburanteve arritën mbi 46 mijë tonë, me rritje vjetore 13%, por importet e birrës, kafesë dhe cigares pësuan rënie me ritme dyshifrore. Në janar 2024 u importuan 218 tonë cigare, ose 25.7% më pak se në janarin e vitit të kaluar. Importet e cigareve, në janar të vitit të kaluar, panë një rritje jo të zakontë mujore, ndaj baza e krahasimit me këtë vit tregon rënie më shumë statistikore se sa me trendin e konsumit.
Importet e kafesë pësuan rënien më të fortë në janar 2024. U importuan gjithsej 363 tonë kafe, me rënie 32 % në krahasim me janarin 2023, ndërsa edhe importet e birrës gjithashtu shënuan tkurrje me 27%. Bizneset e lidhura me tregtinë kanë pohuar se këtë vit konsumi ka shfaqur shumë dobësi në janar-shkurt. Në njërën anë, çmimet e larta dhe në anën tjetër ka pakësim të popullsisë rezidente. Teksa sezoni turistik ende nuk ka nisur, konsumi po vuan nga tkurrja dhe ndryshimi i strukturës së popullsisë drejt moshave më të vjetra.
Një anketë e “Gallup international” e ka renditur Shqipërinë në 10 vendet me nivelin më të lartë të emigracionit në botë në raport me popullsinë në vitet 2021-2022. Shumica e të larguarve, mbi 80% janë të rinj, grupi që ka prirje më të lartë për të blerë veshje, ushqime dhe pajisje teknologjike. Sipas raportit të tremujorit të tretë për ecurinë e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 2,06%. Kjo është rritja më e dobët që nga periudha e pandemisë, kur konsumi ra për shkak të kufizimeve që u diktuan nga pandemia.
Konsumi nuk u rrit edhe pse vendi u përball me një fluks jo të zakontë turistësh. Mbi 10 milionë persona vizituan vendin, sipas të dhënave zyrtare, por nga ana tjetër rritja konsumit nuk e reflekton këtë bum. Konsumi i cigareve, kafesë dhe karburantet realizohet 100% me import, pasi mungon prodhimi vendas në këto artikuj. Birra e importuar e ka ndikuar negativisht industrinë vendase e cila e kishte të zhvilluar industrinë prodhimit. Rritja e importeve dhe mungesa e politikave për mbrojtjen e prodhimit vendas i kanë vënë fabrikat në vështirësi, duke i çuar drejt mbylljes.
Marrë nga Monitor
Ervin Mete TIRANA- Ballkani Perëndimor drejt Sistemit Europian të Pagesave (SEPA), ishte fokusi i Ministerialit që mblodhi sot në Tiran...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) vendosi këtë muaj të heqë detyrim...
Foto Ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tr...
Pamje nga samiti LONDËR- Në Londër u zhvillua dje Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i organizuar nga Banka Europi...
Foto ilustruese DURRËS-Gjykata e Arbitrazhit në Washington ka rrëzuar kërkesën e palës shqiptarë për mos shqyrtimi...
Sera FIER- Një grup i madh fermerësh nga zonat e Beratit, Fierit u bashkuan këto ditë për të marrë çmime dys...
Foto ilustruese TIRANË-Standardet e jetesës në Ballkanin Perëndimor janë shumë prapa vendeve të BE-së. Të gja...
Foto ilustruese VLORA- Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe...
Foto ilustruese KSAMIL- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rajonin e Gjirokastrës lidhi se fundmi kontratën me vlerë 11...
Foto ilustruese TIRANA- Buxheti i shtetit ka arkëtuar nga taksa e qarkullimit 19,5 miliardë lekë, ose 190 milionë euro vitin e kaluar m...