LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria vendos “rekord historik”: Zero lekë investime publike në muajin janar

Nga pothuajse dy miliardë lekë në vitin 2021, shpenzimet kapitale për muajin janar zbritën deri në 649 milionë lekë në janar 2023. Ndërkohë, këtë vit shpenzimet kapitale kanë prekur nivelin më të ulët të mundshëm, në vlerën zero.

27 Shkurt 2024, 14:07 Nga I.A
Qeveria vendos “rekord historik”: Zero lekë investime publike
Foto Ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti. Sipas tregtuesve fiskalë të qeverisë, të raportuar nga Banka e Shqipërisë, vlera e shpenzimeve kapitale ishte 0 lekë. Të paktën që prej dhjetorit 1997, kjo është hera e parë që zëri i shpenzimeve kapitale mujore në buxhet shënon nivelin 0.

Në fakt, tendenca e vlerës së investimeve publike në muajin janar është në rënie për të tretin vit radhazi. Nga pothuajse dy miliardë lekë në vitin 2021, shpenzimet kapitale për muajin janar zbritën deri në 649 milionë lekë në janar 2023. Ndërkohë, këtë vit shpenzimet kapitale kanë prekur nivelin më të ulët të mundshëm, në vlerën zero.

Paralelisht me stopimin e shpenzimeve kapitale, buxheti për janarin raportoi një rritje të ndjeshme të shpenzimeve korrente, me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ashtu siç pritej, edhe për janarin buxheti i shtetit rezultoi me suficit, për një vlerë prej 15.8 miliardë lekësh, në rritje me 2.9% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Paaftësia për të shpërndarë në një mënyrë relativisht të balancuar shpenzimet kapitale është një tendencë historike për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Por, kjo tendencë po theksohet edhe më shumë në vitet e fundit. Në vitet 2022 dhe 2023, i gjithë deficiti buxhetor vjetor u shpenzua në muajin dhjetor.

Përqendrimi i fortë i shpenzimeve buxhetore dhe kryesisht atyre kapitale në muajt e fundit, në mos në muajin e fundit të vitit, ka implikime jo vetëm në ecurinë e treguesve fiskalë të qeverisë, por edhe në bilancet e sektorit privat dhe në indikatorë të rëndësishëm të tregut financiar.

Gjatë vitit të kaluar, suficiti buxhetor rekord i grumbulluar ndikoi në stanjacionin e depozitave bankare në lekë, të paktën deri në muajin nëntor. Gjithashtu, suficiti i lartë i qeverisë krijoi boshllëk të konsiderueshëm likuiditeti në sektorin bankar dhe diktoi nevojën për të rritur përdorimin e instrumenteve të likuiditetit të ofruara nga Banka e Shqipërisë, kryesisht marrëveshjeve të anasjella të riblerjes.

Shtrëngimi i likuiditetit në Lekë në sektorin financiar vlerësohet se ka pasur ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor. Pjesërisht, forcimi i paprecedent i Lekut ndaj Euros gjatë vitit 2023 u ndikua edhe nga ky faktor.

Ekzistenca e një mospërputhjeje të konsiderueshme mes kohës së huamarrjes publike, nëpërmjet emetimit periodik të titujve të borxhit dhe kohës së kryerjes së shpenzimeve publike, rezulton në teprica të mëdha likuiditeti në llogaritë e qeverisë dhe rritje të shpenzimeve për interesa. Kjo çështje është nënvizuar edhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas aktit normativ të muajit shkurt, shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për këtë vit parashikohen në vlerën e 135.6 miliardë lekëve ose sa 5.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlera e investimeve publike pritet të rritet me 14% krahasuar vitin 2023.

Marrë nga Monitor.al

qeveria investimet publike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës