LIVE UPDATES
Ekonomi

Interesat e kredisë për shtëpi në Lekë ranë përsëri në dhjetor

Ky nivel është vetëm 0.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022. Por, nga ana tjetër, normat e interesit në muajt e fundit të vitit ndoqën një tendencë të vazhdueshme në rënie, duke nxitur rritje të ndjeshme të kreditimit në monedhën vendase.

26 Shkurt 2024, 07:18 Nga E.Shehu
Interesat e kredisë për shtëpi në Lekë ranë
Foto ilustruese

TIRANA- Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në dhjetor dhe prekën nivelin më të ulët të të gjithë vitit 2023. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në dhjetor të vitit të kaluar zbriti në 4.85%. Ky nivel është vetëm 0.2 pikë përqindje më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022. Por, nga ana tjetër, normat e interesit në muajt e fundit të vitit ndoqën një tendencë të vazhdueshme në rënie, duke nxitur rritje të ndjeshme të kreditimit në monedhën vendase. Për të gjithë vitin 2023, kredia e re arriti vlerën rekord të pothuajse 319 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me vitin 2022. Jo rastësisht rritja e kredisë së re erdhi e gjitha në Lekë. Vitin e kaluar, sektori bankar disbursoi 179.7 miliardë lekë kredi të reja në monedhën vendase, me rritje prej pothuajse 35% krahasuar me një vit më parë. Veç kredidhënies së re, shifrat e kredisë në Lekë përfshijnë edhe një vlerë të konsiderueshme të huave në valutë që kredimarrësit vendosin t’i konvertojnë në monedhën vendase, për shkak të kursit të ulët të këmbimit dhe normave më të favorshme të interesit.

Shifrat e rritjes janë edhe më të larta në segmentin specifik të kredisë për shtëpi. Kredia e re për blerje banesash vitin e kaluar arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh. Normat relativisht të ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi të rritet sidomos në monedhën vendase. Kredia e re për shtëpi në Lekë vitin e kaluar arriti në 30.2 miliardë lekë, në rritje me 36% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 62% të disbursimeve të reja për këtë produkt. Frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar ndikoi në korrektimin e rritjes tepër të lartë që yield-et e bonove dhe obligacioneve kishin shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022. Yield-et pësuan rënie në gjysmën e parë të vitit 2023, ndërsa ishin në përgjithësi të qëndrueshme në pjesën e dytë, sidomos për instrumentet afatshkurtra. Kjo solli një ndikim direkt edhe në interesat e kredive në Lekë, që në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi interesin e bonove të thesarit.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Euro arriti në 5.2% në dhjetor 2023, nga 4.44% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Te kredia në Euro gjatë vitit të kaluar u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e treguesit benchmark, Euriborit 12-mujor. Diferenca mes normës mesatare të interesit për kreditë në Euro dhe ato në Lekë arriti nivelin më të lartë historik, me 0.35 pikë përqindje më shumë. Sidoqoftë, për huamarrësit me të ardhura në Lekë, rritja e normave të interesit të Euros është balancuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rënie vjetore me 9.1%. Historikisht, normat e interesit për kreditë në Euro kanë qenë më të ulëta se ato në Lekë, duke reflektuar sidomos normat më të ulëta që ka aplikuar Banka Qendrore Europiane. Por, vitin e kaluar raportet ndryshuan. Banka Qendrore Europiane ndërmori një rritje agresive të normave të interesit deri në nivelin maksimal historik prej 4.5%. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë e ngadalësoi rritjen dhe e mbylli vitin në nivelin 3.25%./Monitor

kredi shtepi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale