Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndonëse shqiptarët vazhduan të shpenzojnë për bileta, këto para nuk llogariten më si vlerë e shtuar e prodhimit të brendshëm shqiptar.

TIRANË- Tregu i fluturimeve në dekadën e fundit ka shfaqur luhatje të mëdha, me rritje të shpejta e falimentime po aq të shpejta. Ky është një biznes i vështirë në mbarë globin, për shkak të kostove të larta, konkurrencës së fortë, sezonalitetit të aktivitetit, nevojës për rinovim të flotës, ngjarjeve të paparashikueshme, apo reputacionit të dobët në shërbime.
Në nëntor të vitit 2013, kompania “Belle Air”, një nga operatorët më të mëdhenj në atë kohë, që kishte deri në 52% të tregut të fluturimeve, shpalli falimentin, si rrjedhojë e borxheve e detyrimeve. Lista e borxheve të kompanisë përfshinte Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, por edhe disa banka.
Në pretendimet që do të ngrinte në Gjykatë në vitin 2013, avokati i kompanisë do të deklaronte se borxhi ndaj të tretëve ishte rreth 52 milionë euro, kurse vlera e aseteve të kompanisë pak më shumë se 60 milionë euro. Efekti i këtij falimentimi ishte aq i lartë, sa u ndie dhe në ekonomi. “Belle Air” u “fajësua” si një nga shkaktarët e rënies së vlerës së shtuar bruto në tremujorin e dytë 2014.
Ekspertët e statistikave shpjeguan në atë kohë se ikja e “Belle Air” dha një efekt të ndjeshëm në llogaritjen e PBB-së, për faktin se ai ishte i vetmi operator mes 15 kompanive, me kapital shqiptar dhe kishte një xhiro relativisht të lartë prej rreth 100-110 milionë euro, sipas të dhënave nga bilanci i saj.
INSTAT, sipas metodologjisë e llogarit Prodhimin e Brendshëm Bruto tremujor sipas metodës së prodhimit dhe ndikimi i “Belle Air” ishte i lartë për shkak se e gjithë xhiro e saj llogaritej si vlerë e shtuar, ndryshe nga kompanitë e fasonit, p.sh., që kanë një vlerë të ulët të shtuar, pasi janë rieksporte.
Ndonëse shqiptarët vazhduan të shpenzojnë për bileta, këto para nuk llogariten më si vlerë e shtuar e prodhimit të brendshëm shqiptar.
Lënia e hapësirës bosh nga “Belle Air”, sipas të dhënave nga TIA u zëvendësua në atë kohë fillimisht nga “AlItalia”, që arriti një peshë tregu prej 32% në 2015-n (më i madhi pas daljes nga tregu të “Belle Air”). Por, në vitin 2020, përmes operatorit ajror italian u realizuan vetëm 6% e fluturimeve.
“Blue Panorama”, operator italian, filloi fluturimet në Shqipëri në 2014. “Blue Panorama” arriti deri në 29% të tregut të fluturimeve në vitin 2017 për të zbritur në 18% në 2020-n, ku sërish mbeti si operatori më i madh. Kompania ndërpreu aktivitetin tërësor në 2021 për shkak të vështirësive financiare, si rrjedhojë e pandemisë.
“Fly Ernest”, që në 2019-n zotëroi 17% të tregut, është një tjetër emër i humbur në vite. Kompania, që prej fillimit të muajit janar të 2020-s nuk fluturoi më, pasi licenca e saj u pezullua nga Autoriteti Italian i Aviacionit Civil.
Pas “Belle Air”, “Albawings” ishte operatori i dytë më i madh privat shqiptar që hyri në biznesin e fluturimeve, duke arritur një peshë tregu deri në 12% në 2020, për të dalë më pas në fillim të 2024-s, nën presionin e konkurrentëve me kosto të ulët.
“Albawings” largohet për në Kosovë, pas konkurrencës së fortë
“Albawings”, operatori me kapital shqiptar në tregun e fluturimeve, realizoi në vitin 2023 rreth 5% të totalit të fluturimeve, duke shënuar rënie të ndjeshme nga 2019-a, kur kishte dyfishin e peshës së tregut, në 10%.
Në janar 2024, kompania njoftoi se do të zhvendosë fluturimet në Kosovë, pasi hyrja e operatorit tjetër me kosto të ulët “Ryanair” i dha goditjen e radhës, që kishte filluar që me konkurrencën nga “Wizz Air”. Pjesa më e madhe e linjave të reja të Albawings nga Prishtina do të jetë në Gjermani.
Në raportin vjetor 2022, kompania pohonte se po përballet me një mjedis të vështirë dhe konkurrencë të lartë. “Shoqëria është përballur me sfidat e lidhura ngushtësisht në tregun global që ka prekur industrinë.
Situata e vitit 2022 është ndikuar ndjeshëm nga disa faktorë të jashtëm kryesorë, si rritja në rang global e çmimit të karburantit për avion, që prej fillimit të vitit 2022; Luhatshmëria e këmbimit të monedhës Euro, në të cilën shoqëria arkëton 100% të të ardhurave, përkundrejt Lekut;
Zhvlerësimi i monedhës Euro përkundrejt USD, monedhë në të cilën shoqëria regjistron 80% të faturimeve për shërbimet e karburantit, mirëmbajtjes dhe qirasë së avionëve, si dhe dominimit të tregut të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nga kompania “Wizz Air”, e cila ka shtrirë mbulimin e saj mbi 55% të të gjithë tregut”.
“Albawings” thekson se “nën trysninë e faktorëve të sipërpërmendur, shoqëria ka menaxhuar të gjithë burimet e saj për të mbajtur nën kontroll të gjitha kostot fikse. Gjatë vitit 2022, shoqëria ka përqendruar 97% të të gjithë aktivitetit te fluturimet e skeduluara në destinacionet e shtetit italian. ‘Albawings’ ka regjistruar në flotën e saj 3 avionë Boeing 737-400 me kapacitet 168Y.
Në vitin 2022 nuk është ndërmarrë ndonjë hap për ndryshimin e flotës ekzistuese”. Kompania pohon në raport se po përballet me mungesë të politikave rregulluese për një konkurrencë të drejtë dhe për një treg të lirë, në kuadër të të drejtave operuese, në kushte jo të barabarta mes operatorëve.
Në vitin 2022, kompania rriti të ardhurat me 85% në gati 4.6 miliardë lekë, duke arritur në nivelet e 2019-s.
Sipas raportit të aktivitetit, “Shoqëria ‘Albawings’ ka shënuar rritje të treguesve të saj operacionalë, duke regjistruar 63% shtim në numrin e fluturimeve të operuara dhe 84% në numrin e pasagjerëve të transportuar, krahasuar me vitin 2021”.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Aeroporti i Rinasit është i zënë në çdo orë të ditës dhe të natës. Te...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të madhe të rritjes vjetore te të ardhurave. N...
foto ilustruese TIRANË- Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Sh...
foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dh&eum...
Shkup MAQRDONIA E VERIUT- Sipërmarrësit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar nëpër ...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjith...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Financave po bën gati ndryshimet në buxhetin e 2024 me qëllim ndryshimin e planit të ardhurave e p&...
foto ilustruese TIRANË- Numri i subjekteve që instalojnë impiante fotovoltaikë për vetëkonsum ka ardhur në rritje nga vi...
Ervin Mete TIRANA- Deficiti i skemës publike është përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar, pasi të ardhurat nga kontributet...
foto ilustruese TIRANË- Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshifrore vitin e kaluar, si rrjedhojë e nxitjes së konsumit n...