Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ata mendojnë se ekonomia është në një gjendje të keqe dhe se presidenti Joe Biden nuk po e drejton mirë atë. Si shpjegohet kjo?
SHBA- “Nuk ndihet entuziazëm” është një fjali që zakonisht nuk shfaqet nëpër analizat serioze ekonomike, por ama, është përmendur vazhdimisht në bisedimet serioze për ekonominë amerikane, vitin e kaluar, shkruan The Economist. Ka shumë të dhëna të forta që tregojnë se njerëzit duhet të jenë mjaft të kënaqur me gjendjen e ekonomisë amerikane: inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, çmimet e benzinës janë ulur, vendet e punës janë të shumta, të ardhurat po rriten dhe tregu i aksioneve është mjaft i fortë. Por sondazhet e njëpasnjëshme tregojnë se amerikanët në fakt, janë shumë të pakënaqur.
Ata mendojnë se ekonomia është në një gjendje të keqe dhe se presidenti Joe Biden nuk po e drejton mirë atë. Si shpjegohet kjo?
Fillojmë me dëshmitë që tregojnë pesimizmin e njerëzve. Shifra që ndiqet më shumë nga ekonomistët për të krijuar një ide se çfarë përshtypje kanë njerëzit për ekonominë, është treguesi i ndjenjës së konsumatorit, i hartuar nga Universiteti i Miçiganit.
Për dy vitet e fundit, ai ka mbetur në nivelet e krizës financiare globale të viteve 2007-09. Edhe pse shënoi një përmirësim të ndjeshëm në dhjetor, është ende 30% nën kulmin e arritur në prag të krizës Covid-19, në fillim të vitit 2020.
Shumë sondazhe të tjera reflektojnë të njëjtin pesimizëm mes popullatës amerikane. Çdo javë që nga viti 2009, Sondazhi nga The Economist/YouGov u ka kërkuar rreth 1,500 amerikanëve të vlerësojnë ekonominë: gati gjysma tani mendojnë se po përkeqësohet, nga rreth një e treta në dekadën para Covid-19.
Mendimet e dhëna nga qytetarët mbi ecurinë e zotit Biden reflektojnë mungesën e entuziazmit: dy të tretat e të anketuarve në një sondazh të Gallup në nëntor, nuk pajtoheshin me mënyrën si presidenti e kishte drejtuar ekonominë.
Dhe e gjithë kjo pavarësisht se Amerika është rritur më shumë ekonomikisht se vendet e tjera të zhvilluara perëndimore, gjatë viteve të fundit.
Ka pasur shumë teori që janë munduar të shpjegojnë pse kaq shumë amerikanë janë pesimistë për ekonominë e tyre të fortë.
Disa argumentojnë se amerikanët kanë çdo të drejtë të ndihen të mërzitur, sepse shifrat ekonomike që kanë më shumë rëndësi për xhepat e tyre, nuk janë të mira. Inflacioni ka gërryer pagat.
Fitimet mesatare për punëtorët e sektorit privat kanë mbetur në të njëjtin nivel si në shkurt 2020, pikërisht përpara se të godiste Covid-19.
Edhe pse pak amerikanë do të dëshironin të riktheheshin në kohën e karantinave të Covid-19, e vërteta është se shumë prej tyre morën përfitime të mëdha nga ndihmat qeveritare në atë kohë.
Të ardhurat vetjake pas taksave janë rreth 15% më të ulëta tani, sesa në mars 2021, kur u rritën nga paketa e madhe e ndihmës, e miratuar nga demokratët menjëherë pasi Biden mori detyrën.
Një tjetër krahasim jo i këndshëm me të kaluarën e afërt janë rritjet e theksuara të normave të interesit që u nevojitën për të zbutur inflacionin dhe që i kanë bërë kreditë për shtëpi dhe makina, shumë më të shtrenjta.
Përballueshmëria e banesave arriti nivelin më të ulët në dekada vitin e kaluar, duke shërbyer si një shënjestër e lehtë për kritikët e zotit Biden. Komiteti Kombëtar Republikan thotë se ekonomia e stilit “Bidenomics”, po “shkatërron ëndrrën amerikane për miliona njerëz”.
Megjithatë, siç e ka theksuar disa herë edhe administrata Biden, ekonomia e tanishme ka shumë anë pozitive. Stanjacioni i pagave është në fakt një iluzion statistikor i shkaktuar nga paragjykimet në treguesin e çmimeve të konsumit.
Nëse përdorim një alternativë më të mirë matëse, si treguesin e shpenzimeve të konsumit vetjak të përpiluar nga Rezerva Federale, vëmë re se në fakt, pagat reale kanë arritur afërsisht nivelin para pandemisë. Shkalla e papunësisë është 3.7%, paksa më e lartë se niveli më i ulët i regjistruar në pesë dekada.
Rritja e pagave ka qenë veçanërisht e fortë për amerikanët me të ardhura të ulëta. Treguesi S&P 500 i aksioneve kryesore të Amerikës, po shkon drejt niveleve rekord.
A janë amerikanët më pesimistë se ç’duhet
Pra, duke gjykuar nga një sërë treguesish, si të mirë dhe të këqij, duket se amerikanët janë më pesimistë se ç’duhet të jenë për ekonominë e tyre.
Ekonomistët Ryan Cummings dhe Neale Mahoney, që kanë punuar më parë në Shtëpinë e Bardhë, krijuan një model të thjeshtë për të parashikuar nivelin e treguesit të ndjenjës së konsumatorit, duke u mbështetur në të dhënat e inflacionit, papunësisë dhe konsumit, si dhe performancën e tregut të aksioneve.
Ata arritën në përfundimin se treguesi ka qenë rreth 20% më i ulët se sa tregojnë të dhënat. Modele të tjera kanë gjetur mospërputhje të ngjashme.
Kjo tregon se mund të ketë një shpjegim tjetër për pesimizmin e amerikanëve: antipatia ndaj Biden. Armiqësia e thellë partiake është pa dyshim një arsye.
Në studimin e tyre, ekonomistët Cummings dhe Mahoney, dolën në përfundimin se antipatia e republikanëve ndaj një Shtëpie të Bardhë të kontrolluar nga demokratët, është një arsye kryesore e ndjenjës pesimiste ndaj ekonomisë.
Një arsye tjetër mund të jetë edhe toni i përcjelljes së lajmeve. Ben Harris dhe Aaron Sojourner nga Instituti Brookings, studiuan marrëdhëniet midis të dhënave ekonomike dhe treguesit të perceptimit të lajmeve ekonomike.
Që nga viti 2021, ky tregues, ashtu si treguesi i ndjenjës së konsumatorit, kanë qenë shumë më të ulët se sa pritej nga të dhënat.
Dhe kjo nuk është e gjitha. Treguesi i perceptimit të lajmeve nga njerëzit, i përpiluar nga dega e Rezervës Federale në San Francisko, mbështetet vetëm në artikuj ekonomikë të botuar në gazetat kryesore amerikane.
Po të marrim parasysh edhe lajmet e rreme negative që bëhen virale nëpër platformat e mediave sociale, paragjykimi negativ mund të jetë edhe më i theksuar.
Një shpjegim tjetër është procesi i rimëkëmbjes nga pandemia dhe ndikimi i tij në përshtypjen e njerëzve për ekonominë. Ka qenë një periudhë vërtet e turbullt. Pasiguria e madhe gjatë viteve të Covid-19, humbja e vendeve të punës, mbyllja e shkollave, falimentimet dhe sëmundjet, i shkatërruan njerëzit.
Shumë janë ende të mërzitur nga beteja e mprehtë me inflacionin. Megjithëse inflacioni është ulur, çmimet janë ende pothuajse 20% më të larta se në kohën kur Biden mori detyrën.
Njerëzit ende nuk e kanë marrë veten nga goditjet. Ekonomistët Cummings dhe Mahoney vlerësojnë se një rritje e inflacionit me 10%, në përgjithësi rrit pesimizmin e konsumatorit me 35 pikë në vitin kur ndodh, me 16 pikë në vitin e ardhshëm dhe me 8 pikë një vit më pas.
Nëse do të zbatonim këtë afat për ekonominë amerikane, kjo do të thotë se amerikanët ndoshta janë në gjysmë të rrugës drejt pranimit të realitetit të ri me çmime më të larta. Këtu ndihmon fakti se rritja e të ardhurave reale është përshpejtuar vitin e kaluar, duke mundësuar rimëkëmbjen e një pjese të humbur të fuqisë blerëse.
Treguesi i ndjenjës së konsumatorit ka qenë i paqëndrueshëm, por në mesin e vitit 2022, pikërisht kur inflacioni arriti kulmin, treguesi u ul ndjeshëm, ndërsa në dhjetor u ngrit, edhe pse mbetet i ulët sipas standardeve historike.
“Teoria jonë është se, nëse mund të vazhdojmë të mbajmë një treg të shtrënguar të punës duke ulur inflacionin dhe duke rritur pagat, kjo duhet të reflektohet në perceptimin që kanë njerëzit për ekonominë.
Dhe ne mendojmë se kemi filluar ta vërejmë këtë”, thotë Jared Bernstein, kryetari i Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë.
Me fjalë të tjera, optimizmi i amerikanëve mund të jetë duke u rritur.
Marrë nga Monitor.al
TIRANË- Tregu i fluturimeve në dekadën e fundit ka shfaqur luhatje të mëdha, me rritje të shpejta e falimentime po aq të sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Aeroporti i Rinasit është i zënë në çdo orë të ditës dhe të natës. Te...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të madhe të rritjes vjetore te të ardhurave. N...
foto ilustruese TIRANË- Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Sh...
foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dh&eum...
Shkup MAQRDONIA E VERIUT- Sipërmarrësit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar nëpër ...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjith...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Financave po bën gati ndryshimet në buxhetin e 2024 me qëllim ndryshimin e planit të ardhurave e p&...
foto ilustruese TIRANË- Numri i subjekteve që instalojnë impiante fotovoltaikë për vetëkonsum ka ardhur në rritje nga vi...
Ervin Mete TIRANA- Deficiti i skemës publike është përmirësuar ndjeshëm vitin e kaluar, pasi të ardhurat nga kontributet...