Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tashmë qeveria ka ndryshuar çmimet zyrtare të biletave të autobusit për linjat ndërqytetëse, duke i rritur ato deri 40% më shumë krahasuar me tarifat e përcaktuara në vendimin e vitit 2007.
TIRANA- Ndonëse çmimet e biletave të autobusit për linjat interurbane përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave dhe kishin mbetur të pandryshuara që nga 2007, operatorët vitet e fundit kanë zbatuar çmime më të shtrenjta se tarifat zyrtare. Tashmë qeveria ka ndryshuar çmimet zyrtare të biletave të autobusit për linjat ndërqytetëse, duke i rritur ato deri 40% më shumë krahasuar me tarifat e përcaktuara në vendimin e vitit 2007. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e reja për biletat e autobusit në linjat ndërqytetëse nisin nga 50 lekë për distancën 10 km deri në 1,450 lekë për distancën 330 km. Krahasuar me tarifat e përcaktuara në bazë të vendimit të 2007-s, çmimet e biletave të autobusit nga distanca prej 10 km deri në 300 km u rritën nga 43 deri 50%. Por Shoqata e Transportit Ndërqytetës sqaron se udhëtarët e linjave me autobus nuk preken nga ndryshimet e çmimeve. Kryetari i Shoqatës Dashnor Memaj pohoi se nuk kemi të bëjmë me rritje çmimesh, por formalizim të tregut, pasi operatorët prej kohësh operojnë me çmimet e përcaktuara në vendimin e ri.
“Nuk kemi të bëjmë me rritje të tarifave, madje për disa itenerare çmimet e biletave janë më të ulëta. Çmimet në VKM e re janë zyrtarizmin i tarifave aktuale që aplikojnë operatorët e linjave ndërqytetëse. Pra kemi të bëjmë me formalizim të tregut dhe vënia në zbatim e pajisjeve të fiskalizimit që do të sistemojë tregun”, tha ai.
Tarifat e mëparshme të transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus ishin të përcaktuara në bazë të VKM nr.66 datë 7.2.2007, për disa ndryshime në tarifat e transportit të udhëtarëve. Tashmë tarifat e transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus janë sipas përcaktimeve të vendimit të ri. Për zbatimin e tij ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe subjektet e licencuara për operim në linjat e rregullta të transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus për zbatimin e këtij vendimi. / Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Normat e interesit të kredisë për shtëpi pësuan përsëri rënie në dhjetor dhe prekë...
Traktor TIRANË- E botuar në vitin 1886, poema “Bagëti e bujqësia” e Naim Frashërit mbetet edhe sot një nga veprat...
Foto Ilustruese SHBA- “Nuk ndihet entuziazëm” është një fjali që zakonisht nuk shfaqet nëpër analizat serioz...
TIRANË- Tregu i fluturimeve në dekadën e fundit ka shfaqur luhatje të mëdha, me rritje të shpejta e falimentime po aq të sh...
Foto Ilustruese TIRANË- Aeroporti i Rinasit është i zënë në çdo orë të ditës dhe të natës. Te...
Foto ilustruese TIRANA- Të ardhurat nga tatimet mbi pagat po sjellin pjesën më të madhe të rritjes vjetore te të ardhurave. N...
foto ilustruese TIRANË- Transfertat hyrëse nga jashtë vendit në llogaritë bankare të individëve dhe bizneseve në Sh...
foto ilustruese TIRANË- Sektori bankar rriti më tej investimin në Eurobondet e qeverisë shqiptare gjatë vitit 2023. Të dh&eum...
Shkup MAQRDONIA E VERIUT- Sipërmarrësit shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë kaluar nëpër ...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria miratoi gjatë javës ndryshimet e para në buxhet duke shtuar planin e të ardhurave të përgjith...