LIVE UPDATES
Ekonomi

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, hapet procedura 1.8 mln euro për shërbimet mbështetëse

Hekurudha Shqiptare njoftoi këto ditë se është në kërkim të një konsulenti që do të ndjekë zbatimin dhe monitorimin e projektit që lidhet me rehabilitimin e linjës Durrës-Rrogozhinë.

1 Mars 2024, 08:04 Nga N.Maho
Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, hapet procedura 1.8 mln euro për
Foto ilustruese

DURRËS- Një tjetër projekt për hekurudhat duket se është afër nisjes së zbatimit. Hekurudha Shqiptare njoftoi këto ditë se është në kërkim të një konsulenti që do të ndjekë zbatimin dhe monitorimin e projektit që lidhet me rehabilitimin e linjës Durrës-Rrogozhinë. Në faqen Komisionit Europian Hekurudha Shqiptare publikoi çeljen e procedurës dhe detajet e nevojshme ku ndër të tjera edhe fondin limit që është 1.8 milionë euro pa TVSH. Afati për zbatimin e projektit sipas të dhënave në faqe llogaritet në 60 muaj.

“Shërbimet Mbështetëse dhe Mbrojtëse për Zbatimin e Projektit, për rehabilitimin e linjës hekurudhore midis Durrësit dhe Rrogozhinës. Shërbime konsulence në ndërtim – Shqipëri Përshkrimi: Punimet përfshijnë rikonstruksionin dhe elektrifikimin e rreth 40 km të linjës hekurudhore me një binar nga Durrësi në Rrogozhinë.

Enti Prokurues kërkon një firmë ose JV/konsorcium të kualifikuar dhe të aftë për të ofruar mbështetjen e zbatimit dhe ruajtjen e shërbimeve të monitorimit, “Shërbimet”, para, gjatë dhe pas ndërtimit. Vlera e parashikuar pa TVSH: 1.8 milionë EUR. Kohëzgjatja: 60 Muaj Afati i fundit për pranimin e ofertave: 20/04/2024 – 10:00:00” thuhet në njoftimin e bërë nga Hekurudha që është autoriteti kontraktor për projektin.

Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria shqiptare arriti që të përfitonte një grant 62 milionë euro për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Kostoja totale e projektit llogaritet në 120.5 milionë euro. Projekti merr rëndësi të veçantë pasi është pjesë e Korridorit VIII, një nga dhjetë korridoret e transportit Pan-Evropian. Në dokumentet paraprake të publikuara për projektin nënvizohej se përveç të qenët pjesë e Korridorit VIII, ky segment përbën gjithashtu lidhjen e vetme hekurudhore midis pjesës Perëndimore, Lindore (Qafë Thanës dhe Pogradecit) dhe Jugore të Shqipërisë (qytetet Vlorë dhe Ballsh).

Zona e projektit përfshin tre bashki si Durrësi, Kavaja dhe Rrogozhina dhe për secilën prej tyre tashmë është bërë një vlerësim ndikimi i veçantë. Vija hekurudhore e projektit ndjek atë ekzistuese dhe pas rehabilitimit parashikohet që trenat të kenë shpejtësi 120 kilometra/orë. Rigjallërimi i sektorit hekurudhor ka përfshirë një sërë projektesh të tillë si Tiranë-Durrës që është në zbatim dhe pritet të finalizohet këtë vit, projekti Vorë-Hani i Hotit marrëveshja e financimit me BERZH që u nënshkrua këto ditë në Londër si dhe projekti për lidhjen me Kosovën.

Marrë nga Monitor

linje hekurudhore durres-rrogozhine komisioni europian hejurudha shqiptare

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje