LIVE UPDATES
Ekonomi

“Ditë historike”, vihet në funksion bursa e përbashkët energjetike Kosovë - Shqipëri

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme. Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni në Prishtinë.

5 Mars 2024, 13:39 Nga I.A

“Ditë historike”, vihet në funksion bursa e

TIRANË- Bursa Shqiptare e Energjisë – ALPEX, e cila është bërë operacionale në Shqipëri nga marsi i vitit 2023 dhe do të ndihmojë për një treg konkurrues në Shqipëri dhe Kosovë, për të gjetur energji elektrike me çmime më të favorshme.

Shqipëria dhe Kosova do të kenë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme. Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky është moment historik për sektorin e energjisë për të dy vendet, pasi sipas tij, kjo do të ketë rol në zhvillimin ekonomik si dhe në transparencën ne sektorin e energjisë. Ai tha se thellimi i bashkëpunimeve ndërkufitare është një nga metodat më të mira për t’u përballur me sfidat dhe vështirësitë në këtë sektor.

“Inaugurimi i ALPEXIT shënon një moment historik për sektorin energjetik të Kosovës dhe përkushtimin tonë për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë. Një bashkëpunim i cili luan rol në zhvillimin ekonomik dhe atë të transparencës në sektorin e energjisë si dhe në transformimin e sektorit tonë energjetik në harmoni me strategjinë tonë kombëtare të energjisë. Në vitet e fundit kriza energjetike e ka bërë një gjë të qartë: sektori i energjisë si në Evropë ashtu edhe në gjithë botën ka ndryshuar rrënjësisht. Thellimi i bashkëpunimeve ndërkufitare është një ndër mënyrat më të suksesshme për t’u përballur me vështirësitë, sfidat e realitetit të ri në këtë sektor”.

Kurti gjithashtu tha se tregu i përbashkët krijon mundësi të reja biznesi dhe se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri është hap strategjik për një ekosistem energjetik më efikas.

Ndërkaq, duke folur për rëndësinë e kësaj ngjarje, kreu i Qeverisë tha se nëpërmjet këtij bashkëpunimi do të krijohet një mjedis më i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.

“Tregu i përbashkët siguron mundësi të reja biznesi edhe më shumë tregti ndërkufitare. Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri nuk është vetëm një hap strategjik drejt nxitjes së një ekosistemi energjetik më të lidhur e më efikas”.

Kurti tha se falë bashkëpunimit dypalësh, dy vendet kanë mundur të përballojnë krizat energjetike vitet e fundit.

“Shqipëria u furnizua me energji të bollshme nga Kosova verën e kaluar dhe qytetarët e bizneset e Kosovës kaluan një dimër më të ngrohtë falë energjisë së marrë nga Shqipëria. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Bashkë për bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik, sinergji e transparencë dhe mjedis të fuqishëm të investimeve të sektorit priva”.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj e ka cilësuar historike këtë ditë për dy vendet.

“Sot ishte një ditë historike për sektorin e energjisë: u bë funksionalizimi i Bursës Shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës”.

Ambasadori ka thënë se me këtë lidhje funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e fortë.

“Me këtë lidhje, vendet tona gëzojnë një platformë tregtuese që siguron efikasitet, konkurrencë të ndershme dhe transparencë, duke bërë që cilësia e funksionimit të sistemit elektroenergjetik të Shqipërisë dhe Kosovës të jetë shumë më e forte”.

Ndërkaq në fjalën e saj, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se kjo është, ka qenë dhe mbetet një aspiratë e përhershme historike e Kosovës që politik bërjen në sektorin e energjisë ta bëjë në një mënyrë të tillë që e sheh dhe vlerëson këtë komplementaritet dhe e zhvillon edhe më tej.

Se ky bashkim është i rëndësishëm e shpreh edhe kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri duke shtuar se kjo nuk do të arrihej pa vizionin largpamës të të dy qeverive, mbështetjen e pafund të ministrive respektive të dy shteteve. Ai tha se kjo marrëveshje është epilog i një procesi të reformave të mbi dy dekadave në sektorin e energjisë. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin edhe drejtoresha e misionit të USAID në Kosovë Eileen Devitt.

Ndryshe, ALPEX-i është pjesë e reformës së ndërmarrë nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, për rindërtimin e sektorit të energjisë elektrike, në përputhje me ligjin dhe politikat qeveritare për zhvillimin e këtij sektori. Në kuadër të këtij bashkëpunimi të dy vendet njohin ALPEX-in si të vetmen bursë energjetike për të organizuar, operuar dhe mbajtur bashkimin e tregut me shumicë (Market Coupling) një ditë para dhe brenda ditës ndërmjet tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Marrë nga Monitor.al

alpex eileen devitt

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Mars 2024, 07:31 r.ll

Nis me vonesë rruga drejt 5G

foto ilustruese TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...

Ekonomi 2 Mars 2024, 07:50 I.A

Biznesi i mirë i diellit

Foto Ilustruese TIRANË- Zbutja e krizës së energjisë u duk sikur do të zbehte apo ngadalësonte rritjen e investimeve në...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj