LIVE UPDATES
Ekonomi

Të ardhurat buxhetore në 2023, në raport me PBB-në u rritën me “ndihmën” e ndihmave

Të dhënat zyrtare nga Financat tregojnë se më 2023 të ardhurat në raport më PBB arritën në 27.8% të PBB-se, rritje 1 pikë përqindje në raport me vitin 2022, por pothuajse e gjithë rritja erdhi nga ndihmat e huaja dhe kontributet e sigurimeve, teksa të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB qëndruan në vendnumëro.

4 Mars 2024, 07:08 Nga B.Hoxha
Të ardhurat buxhetore në 2023, në raport me PBB-në u
Foto ilustruese

TIRANË- Ekonomia e vendit ka përshpejtuar ritmet e rritjes pas pandemisë, por kapacitetet për grumbullimin e të ardhurave buxhetore nuk po ecin në të njëjtin ritëm. Të dhënat zyrtare nga Financat tregojnë se më 2023 të ardhurat në raport më PBB arritën në 27.8% të PBB-se, rritje 1 pikë përqindje në raport me vitin 2022, por pothuajse e gjithë rritja erdhi nga ndihmat e huaja dhe kontributet e sigurimeve, teksa të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB qëndruan në vendnumëro.

Megjithë kontributin që kishin ndihmat, të ardhurat buxhetore në raport me PBB-së, pas disa vitesh rënie kapën nivelin e vitit 2017. Të ardhurat nga ndihmat huaja në formën e mbështetjes buxhetore arritën me 2023 në 22,2 miliardë lekë vlerë sa 1 % e PBB-së këtij vit. Ky zë në raport me PBB -ne ishte në nivelin më të lartë nga viti 2016.

Nga ana tjetër të ardhurat tatimore arritën në 25,9% të PBB-se me një rritje vjetore 0.7 pikë %, të ndikuara nga ecuria e mirë e kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagave. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB-në mbetën në vendnumëro, vetëm 18,3 për qind.

Nga ana tjetër ritmet e rritjes ekonomisë pas pandemisë janë përshpejtuar. Në 2021 PBB-ja u rrit me 8.9, më 2022 me 4.9%, dhe këtë vit pritshmëritë janë në 3.5%. Rezultatet e PBB-së tregojnë se në 9 mujorin 2023 ekonomia u rrit me 3.2 %. Para pandemisë në vitet 2018-2019 ekonomia u zgjerua mesatarisht me 3 % në vit.

Teksa ekonomia ka përshpejtuar ritmet e rritjes, nuk kanë shkuar në të njëjtën trajektore arkëtimet të ardhurave tatimore, të cilat në raport me PBB-në kanë mbetur në vendnumëro. Sakaq të ardhurat nga tatimet dhe doganat në raport me PBB-së ishin 18.3%, niveli më i ulët se rezultati 19% i vitit 2008, rekord në historinë e tranzicionit.

Inflacioni dhe ekonomia e Shqipërisë po rriten me ritme më të përshpejtuara se dekada që lamë pas, por vendi ka rënë në kurthin e informalitetit pasi të ardhurat buxhetore në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto pritet të shënojnë rënie në periudhën afatmesme 2024-2027 sipas parashikimeve në Kuadrin Afatmesëm Ekonomiko Fiskal.

Ministria e Financave parashikon që ekonomia e vendit të rritet afërsisht me 4% në periudhën 2025-2027, teksa inflacioni pritet të jetë së paku 3 për qind. Por nga ana tjetër të ardhurat në raport me PBB pritet të vijnë me rënie. Financat presin të ardhurat buxhetore të kenë arritur sa 28 për qind e PBB këtë vit, por ato nuk pritet të jenë më shumë se 27.8 % e PBB-së duke në vitin 2027.

Marrë nga Monitor

 

pbb buxhet te ardhura

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Mars 2024, 07:31 r.ll

Nis me vonesë rruga drejt 5G

foto ilustruese TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...

Ekonomi 2 Mars 2024, 07:50 I.A

Biznesi i mirë i diellit

Foto Ilustruese TIRANË- Zbutja e krizës së energjisë u duk sikur do të zbehte apo ngadalësonte rritjen e investimeve në...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës