9 Mars 2024, 08:27
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Detyrimet e prapambetura në dhjetor 2023 kanë zbritur në 7.85 miliardë lekë, që rezulton niveli më i ulët që nga nisja e monitorimeve periodike nga Ministria e Financave në vitin 2016. Sipas të dhënave përfundimtare të MF, rezulton se në dhjetor 2023, njësitë e qeverisjes qendrore kishin 3.01 miliardë lekë detyrime për të paguar, ndërsa ato të qeverisjes vendore rreth 4.84 miliardë lekë. Krahasuar me detyrimet e prapambetura të raportuara në shtator 2023, rezulton që në fund të vitit, ato të jenë ulur me rreth 12.5 miliardë lekë, ose rreth 61.5% më pak.
Gjithashtu, detyrimet rezultojnë rreth 4.15 miliardë lekë më të ulëta edhe krahasuar me periudhën e fundvitit 2022. Për të veçuar gjithashtu është se deri në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së. Në Programin e Reformave Ekonomike, të ndarë edhe me Bashkimin Europian, targeti vjetor i detyrimeve të prapambetura të qeverisjes së përgjithshme si përqindje e totalit të shpenzimeve për vitin 2023 ishte vendosur niveli poshtë 2.4%. Me këtë gjendje detyrimesh të prapambetura, rezulton që ato të jenë në nivelin rreth 1.16% të shpenzimeve të përgjithshme për vitin e kaluar, duke tejkaluar kështu realizimin e targetit vjetor të Programit të Reformave Ekonomike (ERP).
Referuar ndarjes së niveleve të qeverisjes në qëndor dhe vendor, rezulton që detyrimet e prapambetura në nivel qëndror të jenë ulur me 9.5 miliardë lekë, krahasuar me shtatorin 2023. Ndërsa në nivel vendor, stoku i detyrimeve të prapambetura ka zbritur me rreth 3 miliardë lekë, krahasuar me shtatorin 2023./ Monitor
ekonomi
Ekonomi
9 Mars 2024, 07:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori bujqësor në Shqipëri luan prej shumë kohësh një rol kritik në punësim dhe rrit...
Ekonomi
8 Mars 2024, 21:50
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Borxhi publik u ul ndjeshëm gjatë vitit 2023, duke shënuar 59,2% të PBB nga më shumë se 66% e PBB -se...
Ekonomi
8 Mars 2024, 20:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Teksa Shqipëria prej vitesh i ka lehtësuar procedurat për hapjen e një biznesi të ri, mbyllja e tyre ka re...
Ekonomi
8 Mars 2024, 20:51
M.B
Grafik
TIRANA- Vrulli i rritjes së çmimeve është ngadalësuar ndjeshëm në dy muajt e parë të këtij viti....
Ekonomi
8 Mars 2024, 07:15
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Fluksi i lartë i turistëve në Shqipëri nuk ka ndalur as pas përfundimit të sezonit turistik. N&e...
Ekonomi
7 Mars 2024, 12:44
M.B
Foto ilustruese
BALLKAN- Gjatë vitit të fundit, Kosova ka ndryshuar partnerët tregtarë. Nga mesi i vitit 2023, kryesimin e ka marrë...
Ekonomi
6 Mars 2024, 14:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re “Për përc...
Ekonomi
6 Mars 2024, 12:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vitin e kaluar importuesit më të mëdhenj të importit të sheqerit pohuan se konsumi për këtë...
Ekonomi
6 Mars 2024, 11:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Çdo individ që jep dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turist...
Ekonomi
6 Mars 2024, 10:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin shkurt rregull...