LIVE UPDATES
Ekonomi

Shfrytëzimi i potencialit të bujqësisë shqiptare nga fusha në financim

Edhe produktet bujqësore dhe ushqimore zënë një pjesë të madhe të eksporteve të përgjithshme, me 11.3% të eksporteve gjithsej.

9 Mars 2024, 07:34 Nga M.B
Shfrytëzimi i potencialit të bujqësisë shqiptare nga fusha
Foto ilustruese

TIRANA- Sektori bujqësor në Shqipëri luan prej shumë kohësh një rol kritik në punësim dhe rritjen ekonomike. Aktualisht, sektori zë afërsisht 20% të PBB-së, rreth tre herë më shumë se mesatarja rajonale e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është burim punësimi, duke i siguruar vende pune më shumë se 40% të popullsisë. Edhe produktet bujqësore dhe ushqimore zënë një pjesë të madhe të eksporteve të përgjithshme, me 11.3% të eksporteve gjithsej. Pavarësisht rritjes së qëndrueshme të prodhimit bujqësor gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, Shqipëria vijon të mbetet pas vendeve fqinje.

Pengesat në dukje të qarta që e pengojnë përparimin përfshijnë fragmentimin e tokës, investimet e pakta në infrastrukturë dhe shërbime rurale, të drejtat e pasigurta të pronësisë mbi tokën, qasjen e kufizuar në financim dhe mungesën e dijeve dhe aftësive që kanë të bëjnë me tregun. Hapësirat rurale të Shqipërisë janë të ndara në rreth 359.000 ferma me sipërfaqe mesatare prej rreth një hektar, sipërfaqe që shpesh është e ndarë në parcela edhe më të vogla. Shkalla e lartë e fragmentimit të tokës sjell drejtpërsëdrejti prodhimtari të ulët, pasi fermerët nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë ekonominë e shkallës në prodhim, logjistikë, informacion për tregun dhe për menaxhimin e dijes. Pengesë tjetër e madhe vjen nga aftësitë prodhuese të kufizuara, që sjell si pasojë vijimin e përdorimit joefektiv të inputeve dhe proceseve bujqësore, duke ulur kështu më tej nivelin e prodhimtarisë së fermës shqiptare.

Modernizimi i menaxhimit të tokës

Aktualisht, vetëm 10% e titujve të pronësisë mbi tokën është e regjistruar në mënyrë dixhitale, ndërsa 80% është e regjistruar vetëm në format shkresor. Dhjetë për qind e tyre nuk janë të regjistruara fare. Mungesa e titujve të pronësisë dhe dokumentacionit mbi tokën ua vështirëson qasjen në financim fermerëve, duke përkeqësuar më tej situatën e financimit të pamjaftueshëm dhe duke shtuar rreziqet që lidhen me kapitalin e pamjaftueshëm qarkullues. Për më tepër, vetëm dokumentacioni i regjistrimit nuk përbën provë të plotë pronësie, për shkak të mospërputhjeve ndërmjet të dhënave të regjistrimit dhe atyre kadastrale. Kjo mund të sjellë konflikt ndërmjet pretendimeve për pronësi, duke shtuar më tej pasiguritë.

Përmirësimi i cilësisë së të dhënave ekzistuese për tokën është element kritik. Të gjitha të dhënat për tokat bujqësore dhe ato kadastrale duhet të regjistrohen me mjete dixhitale, si dhe duhet të hartohet një hartë kadastrale dixhitale unike për përdorim nga rilevuesit, agjencitë qeveritare dhe autoritetet vendore. Gjithashtu, në këndvështrim afatgjatë, është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje e përqendruar formimit të brezit të ri të profesionistëve të tokës në lidhje me metodat moderne të regjistrimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tokës.

Përmirësimi i qasjes në financim

Megjithëse sektori i bujqësisë kontribuon me rreth 20% të PBB-së, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori përfiton më pak se 3% të së gjithë huadhënies nga bankat. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rurale nuk ka qasje në institucione formale financimi, ndërkohë që vetëm më pak se një e treta e tyre ka llogari bankare, ndërsa më pak se një e pesta e ndërmarrjeve të vogla kanë hua bankare ose linjë kredie.

Si pasojë, kapitali i pamjaftueshëm qarkullues rezulton në cilësi të ulët të farërave, mekanizim të kufizuar dhe nivel të ulët përdorimi të plehrave kimike për hektar, duke dëmtuar më tej prodhimtarinë. Shqipërisë i mungojnë instrumente të tilla si dëftesa tregtare për produktet bujqësore, apo sigurimet bujqësore. Ofrimi i skemave të garancisë së kredisë dhe instrumenteve alternative financiare, si dhe krijimi dhe nxitja e tregjeve të sigurimit të produktit bujqësor dhe ndaj rreziqeve klimatike, zbusin rrezikun e huadhënies, duke sjellë në këtë mënyrë zgjerimin e qasjes në financime, veçanërisht për fermerët e vegjël.

Integrimi në zinxhirin e vlerave të BE-së

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE) ka forcuar lidhjet e Shqipërisë me tregjet kryesore europiane, ku ato marrin 71,5% të eksporteve bujqësore dhe ushqimore, ndërsa ofrojnë 62,4% të importeve. Fatkeqësisht, eksporti në vendet e BE-së ka pësuar rënie në terma relativë, ndërsa ato drejt Serbisë dhe vendeve të tjera fqinje në rajon kanë shënuar rritje. Zakonisht, tregjet e BE-së ofrojnë çmime më të larta sesa ato të Ballkanit Perëndimor, e megjithatë eksportet shqiptare drejt BE-së kufizohen kryesisht në mallrat pak të përpunuara me nivele të ulëta të shtimit të vlerës.

Me qëllim integrimin më të mirë në zinxhirët europianë bujqësorë të vlerave, Shqipëria duhet të zgjidhë vështirësitë e veta ndërsektoriale, sidomos ato që lidhen me qasjen në tokë, në financim, infrastrukturë dhe logjistikë, si dhe të sigurojë përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe kërkesave të certifikimit. Fuqizimi i standardeve ushqimore, sistemeve të certifikimit, gjurmueshmërisë dhe përmirësimi i infrastrukturës janë elemente kyçe për anëtarësimin në BE dhe për zgjerimin e qasjes në treg. Autoritetet shqiptare duhet të analizojnë kërkesat rregullatore mbi eksportin e pemëtarisë dhe produkteve të tjera ushqimore dhe të hartojnë planet përkatëse për ngritjen e kapaciteteve të prodhuesve vendas.

Në të njëjtën kohë, ato duhet të përmirësojnë kapacitetet mbikëqyrëse të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të ngrenë laboratorë të akredituar për analizimin e eksporteve, si dhe mekanizma certifikimi, dhe të investojnë në platforma informacioni me qëllim për t’u komunikuar fermerëve dhe palëve të tjera të interesit kërkesat sanitare dhe fitosanitare.

Trajtimi i mangësive infrastrukturore

Investimet në infrastrukturën rrugore, përmirësimi i qasjes në zonat rurale dhe përmirësimi i infrastrukturës së nevojshme pas korrjes apo vjeljes, në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të certifikimit, do të sillnin shtimin e prodhimit dhe do të nxisin diversifikimin e sektorit. Rehabilitimi i infrastrukturës së ujitjes do të përforconte aftësinë ripërtëritëse ndaj ndryshimeve klimatike dhe fenomeneve natyrore. Gjithashtu, përmirësimi i procedurave doganore dhe procedurave të tjera në kufi do të ulte kostot e eksportit dhe do të fuqizonte konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet e huaja.

Udhërrëfyesi për të ardhmen

Vendimmarrjet politike dhe ndërhyrjet e suksesshme në katër fusha kyç, që mund të rezultojnë në një fazë të re të transformimeve strukturore në bujqësinë shqiptare, janë: Sektori bujqësor në vend ka potencial të konsiderueshëm dhe mundësi për të krijuar dhe për të maksimizuar vlerë të shtuar. Qasja në tregje fitimprurëse do të sillte rritjen e flukseve hyrëse së të ardhurave ne vend./ Monitor

bujqesia ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj