LIVE UPDATES
Ekonomi

Përditësimi i parashikimeve ekonomike nga ECB, analistët presin uljen e parë të normës bazë në qershor

Norma e interesit të depozitave ditore qëndroi në 4%, ndërsa norma e interesit të instrumenteve kryesore të financimit qëndroi në 4.5%.

11 Mars 2024, 14:45 Nga M.B
Përditësimi i parashikimeve ekonomike nga ECB, analistët presin
Foto ilustruese

TIRANA- Banka Qendrore Europiane (ECB) vendosi të enjten të lërë të pandryshuar normat bazë të interesit. Norma e interesit të depozitave ditore qëndroi në 4%, ndërsa norma e interesit të instrumenteve kryesore të financimit qëndroi në 4.5%. Vendimi për të mbajtur të pandryshuar normat e interesit pritej gjerësisht nga analistët dhe tregjet, por vëmendja e tyre ishte kryesisht te sinjalet që ECB-ja do të jepte për të ardhmen e afërt, duke nënkuptuar pritshmëritë për ulje të normave të interesit. Duke pasur parasysh theksin e fortë të ECB-së në vendimmarrjen e mbështetur tek të dhënat, përditësimi i parashikimeve makroekonomike duket se forcoi sinjalet në kahun e një uljeje të normave të interesit në mbledhjet e ardhshme.

ECB uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Rritja e PBB-së në vitin 2024 pritet në 0.6% (nga 0.8% që ishte më parë). Projeksioni i inflacionit për vitin 2024 është rishikuar në rënie, në 2.3% nga 2.7% që ishte parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2025, inflacioni u rishikua gjithashtu në kahun rënës, në 2$. Grupi i ri i parashikimeve konfirmon vlerësimin e mëparshëm të ECB-së se objektivi i inflacionit do të arrihet në vitin 2025. Përveç komentit të projeksioneve të reja, deklarata e politikës monetare të ECB-së nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë domethënëse. Orientimi kryesor se “normat e interesit të ECB-së janë në nivele që, të mbajtura për një kohëzgjatje të mjaftueshme, do të japin kontribut të konsiderueshëm për arritjen e objektivit të inflacionit” është përsëritur edhe në deklaratën e fundit. Por, të dhënat nga takimi i radhës i Bordit të ECB-së u pritën me optimizëm të ndjeshëm nga tregjet. Yield-et instrumenteve të borxhit ranë si për maturimet afatshkurtra, ashtu edhe për ato afatgjata. Në përputhje me rënien e yield-eve, euro humbi terren kundrejt valutave të tjera kryesore globale. Ky reagim nënkupton pritshmëri më të forta për ulje të normave të interesit në muajt e ardhshëm.

Raiffeisen Research, njësia e kërkimeve e grupit austriak Raiffeisen, në analizën e mbledhjes së fundit të Bordit të ECB-së konfirmoi parashikimin e saj se një ulje e parë e normave të interesit në Eurozonë mund të ndodhë qysh në muajin qershor. Vendimmarrja e ECB-së dhe reagimi i tregjeve financiare europiane ndaj kësaj vendimmarrjeje ka një rëndësi të konsiderueshme edhe në tregun financiar shqiptar, duke mbajtur parasysh nivelin e lartë të Euroizimit. Një ulje e normave të interesit këtë vit do të ulte koston e kredive në Euro për huamarrësit shqiptarë. Mbështetur në kuotimin e ditës së mërkurë, Euribori 12-mujor ishte pranë nivelit 3.75%. Ky është edhe treguesi kryesor benchmark që përdorin bankat në Shqipëri për kreditë me norma të ndryshueshme interesi. Pritshmëritë më të forta të tregjeve për ulje të normave të interesit në mesin e këtij viti mund të përkthehen në një ulje graduale të Euriborit në vazhdim. Kjo do të përcillej në norma më të ulëta interesi edhe për kreditë./ Monitor

ekonomi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale