LIVE UPDATES
Ekonomi

Shpërndarja mujore e buxhetit 2024/ Dhjetori, marsi dhe tetori pritshmëritë më të larta në të ardhura

Mesatarja arkëtimeve te të ardhurave buxhetore është mesatarisht 56 miliardë lekë në muaj, ndërsa në muajin dhjetor planifikohen të arkëtohen rreth 65 miliardë lekë, ose 630 milionë euro. Gjithashtu pritshmëritë për muajt mars dhe tetor janë më të larta se mesatarja vjetore, përkatësisht me 58.4 dhe 59,9 miliardë lekë.

12 Mars 2024, 14:47 Nga N.F
Shpërndarja mujore e buxhetit 2024/ Dhjetori, marsi dhe tetori
Foto ilustruese

TIRANË- Treguesit fiskal të buxhetit fillestar 2024 të detajuara në baza mujore tregojnë se dhjetori, nëntori dhe marsi kanë pritshmëri më të larta për arkëtimin e të ardhurave gjatë këtij viti. Mesatarja arkëtimeve te të ardhurave buxhetore është mesatarisht 56 miliardë lekë në muaj, ndërsa në muajin dhjetor planifikohen të arkëtohen rreth 65 miliardë lekë, ose 630 milionë euro. Gjithashtu pritshmëritë për muajt mars dhe tetor janë më të larta se mesatarja vjetore, përkatësisht me 58.4 dhe 59,9 miliardë lekë.

Në anën tjetër janari, shkurti dhe maji kanë plan të ardhurash më të ulët se mesatarja vjetore. Në shkurt planifikohen të arkëtohen 45,5 miliardë lekë dhe maj 53,9 miliardë lekë.

Kalanderi vjetor i arkëtimeve buxhetore po ndjek ciklin e ekonomisë. Të ardhurat më të larta përkojnë me fluksin e aktivitetit ekonomik, kryesisht në gjysmën e dytë të vitit. Pas qershorit deri në dhjetor ekonomia dhe qarkullimi nxiten nga turizmi, sezoni i prodhimeve bujqësore, ndryshe nga muajt e parë të vitit.

Zgjatja e sezonit turistik vitin e kaluar deri në vjeshtën e vonë pritet të vijojë më të njëjtat ritme edhe këtë vit, duke shtyrë qeverinë që të kenë pritshmëri të larta në arkëtime deri në fund të vitit për të kulmuar në dhjetor. Ashtu si në të gjithë botën edhe në vendin tonë, festat e fund-vitit nxisin konsum jo të zakontë që përkthehet edhe në të ardhura më të larta në buxhet. Në këtë muaj plani i të ardhurave është 15 % më i lartë se mesatarja vjetore.

Teksa qeveria e ka shpërndarë në mënyrë të harmonizuar vjeljen e të ardhurave sipas muajve, nuk vepron në të njëjtën mënyrë edhe më shpenzimet publike. Shpenzimet buxhetore janë mesatarisht afërsisht 61 miliardë lekë në muaj këtë vit, por në dhjetor ato janë planifikuar 106,3 miliardë lekë. Kjo shumë përfaqëson 14,4 % të shpenzimeve totale buxhetore. Por duke qenë se në krahun e shpenzimeve plani buxhetor nuk respektohet, në muajin dhjetor akumulohet një shumë edhe më e madhe për tu shpenzuar.

Investimet buxhetore janë zëri më produktiv në buxhet, pasi nëpërmjet tyre qeveria rrit vlerën e shtuar në ekonomi duke përmirësuar infrastrukturën në rrugë, ujësjellës, linjat e energjisë etj, por përqendrimi i tyre në dy muajt e fundit ngre shqetësimet për eficencën e përdorimit të fondeve.

Vitin e kaluar Drejtoria e Auditimit në Ministrinë e Financave kërkoi që institucionet duhet të fokusohen në marrjen e masave për realizimin e këtij treguesi pasi mungesa e injektimit të likuiditetit në ekonomi ndikon ndjeshëm në sigurimin e mirëqenies në vend, në mos-stimulimin e rritjes ekonomike, në hapjen e vendeve të reja të punës apo të ardhurat nga tatimet e taksat.

Marrë nga Monitor

te ardhura buxheti shperndarja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj