LIVE UPDATES
Ekonomi

Konsumi/ Nga dekorimet e veshjet festive, te shërbime fotografike e pajisje teknologjike, si kanë qenë blerjet e shqiptarëve në periudhën e festave

Përveç traditave të zakonshme të blerjeve, si veshje festive, dekorime dhe ushqime të posaçme, ka pasur edhe një rritje e interesit për produkte të veçanta dhe oferta të kufizuara.

5 Janar 2024, 07:44 Nga I.A
Konsumi/ Nga dekorimet e veshjet festive, te shërbime fotografike e pajisje
Foto Ilustruese

TIRANË- Ndonëse me pasiguri ekonomike dhe me ndryshime në sjelljet e konsumatorëve, festat e fundvitit shpesh shërbejnë si një periudhë kur shqiptarët janë të gatshëm të shpenzojnë më shumë. Përveç traditave të zakonshme të blerjeve, si veshje festive, dekorime dhe ushqime të posaçme, ka pasur edhe një rritje e interesit për produkte të veçanta dhe oferta të kufizuara. Këtu përfshihen kërkesa të larta për blerje të pajisjeve teknologjike si televizorë smart apo celularë të rinj, si dhe produkte të limituara që sjellin një ndjenjë unike dhe ekskluzive për festat: siç janë pemët artificiale apo natyrale dhe dekorimet shoqëruese.

Megjithatë, kjo nuk ka qenë panoramë për të gjithë shtresat e shoqërisë. Inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës kanë ndikuar në shpenzimet festive të shqiptarëve. Në disa raste, kjo ka çuar në rregullime të sjelljes së konsumatorit, duke i bërë ata më selektivë në zgjedhjen e produkteve dhe më të kujdesshëm në menaxhimin e buxhetit festiv. Familjet me të ardhura nën mesatare janë kufizuar në produktet ushqimore të nevojshme.

Sipas një vëzhgimi, produkte të preferuara gjatë festave të fundvitit kanë qenë:

– Veshje festive dhe aksesorë: Shqiptarët kanë vazhduar të preferojnë blerjen e veshjeve festive dhe aksesorëve për të festuar këtë periudhë. Kjo përfshin rroba të veçanta të viti të ri, duke mos harruar edhe aksesorët e dekorit. Nga atelie “Bel Eve” pohojnë se kanë kërkuar rroba të veçanta të dizajnuara posaçërisht për këtë rast, përfshirë ngjyra të ndritshme dhe motive simbolike. Një bluzë e personalizuar nis me 1500 lekë. Kërkesat kanë qenë më të përqëndruara për fëmijët, për shkak të angazhimeve festive në kopshte dhe shkolla. Sa i përket dekoreve, nga “Nova Home” pohojnë se ky vit ka pasur një boom shitjesh të bredhave artificialë dhe natyralë, kostoja për të cilat nis me 8000 lekë. Dhe dekorimet e tjera plotësuese kanë qenë të kërkuara.

– Ushqime dhe Pije: Në këtë kohë të vitit, konsumatorët shqiptarë kanë shfaqur një interes të veçantë për ushqimet dhe pijet festive. Përfshirë këtu ëmbëlsirat tradicionale, mishin dhe pijet e importuara. Sipas informacioneve të marra nga “Big Market”, shitjet javën e fundit të dhjetorit kanë qenë të përqëndruara kryesisht se pijet, bulmeti. Ndërsa pastiçeri “Sultan Baklava” bën me dije se porositë e bakllavave kanë qenë të larta, kostoja e të cilave ishte mesatarisht 1500 lekë/kg

– Elektronika: Një rritje në blerjet e produkteve elektronike dhe pajisjeve të zgjuara është vërejtur gjatë festave të fundvitit. Kjo përfshin blerjen e telefoneve të reja, pajisjeve inteligjente për shtëpi, dhe produkteve teknologjike të tjera. Nga “Neptun” bëhet me dije se kërkesat kanë qenë të përqëndruara kryesisht drejt televizorëve smart, ofertat e të cilave kanë variuar drejt kostove 50 mijë lekë.

-Gjithashtu, edhe shërbimet fotografike kanë qenë të kërkuara. Me rritjen e përdorimit të mediave sociale dhe dëshirën për të dokumentuar çdo moment të rëndësishëm, ka pasur një kërkesë e lartë për shërbime fotografike profesionale. Sipas studios “Amarildo Thomaj Photography” kanë kërkuar kryesisht fotografitë e organizuara në studio për shkak të temperaturave më të ulëta por edhe në ambiente të veçanta festash . kosto për këto shërbime nis me 10 mijë lekë.

Marrë nga Monitor.al

blerjet e shqiptareve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj