LIVE UPDATES
Ekonomi

Tremujori III, kredia e dhënë nga mikrofinanca në rritje vjetore me 15%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të 9-mujorit 2023 arriti në 53.7 miliardë lekë ose pothuajse 507 milionë euro.

4 Janar 2024, 08:57 Nga I.A
Tremujori III, kredia e dhënë nga mikrofinanca në rritje vjetore
Foto Ilustruese

TIRANË- Kredia e dhënë nga institucionet financiare jobanka është rritur më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i huasë i institucioneve financiare jobanka në fund të 9-mujorit 2023 arriti në 53.7 miliardë lekë ose pothuajse 507 milionë euro.

Portofoli i kredisë i dhënë nga këto institucione është rritur me më shumë se dy miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë të vitit dhe me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në pjesën dërrmuese, portofoli kredisë së institucioneve financiare jobanka i takon institucioneve të mikrofinancës. Vlerësohet se kredia e dhënë nga mikrofinanca përbën tashmë afërsisht 7% të portofolit të total të kredisë për ekonominë.

Kredia e institucioneve financiare jobanka jepet kryesisht në monedhën vendase dhe kjo ka bërë që efekti i forcimit të Lekut në kursin e këmbimit të jetë më i vogël krahasuar me sektorin bankar. Në fund të tremujorit të tretë, kredia në Lekë përbënte më shumë se 68% të vlerës totale të portofolit të kredisë.

Mikrofinanca në Shqipëri përmbush kryesisht nevojat konsumatore të individëve dhe aktivitetin e bizneseve të vogla dhe mikro. Mikrofinanca synon kryesisht atë segment që ka vështirësi për të siguruar akses për financim nga sektori bankar, duke përfshirë subjektet me të ardhura më pak të formalizuara dhe fermerët.

Rritja e inflacionit dhe e normave të interesit që prej fillimit të vitit të kaluar krijoi një mjedis më sfidues për aktivitetin e mikrofinancës. Për shkak të rrezikut më të lartë, sektori i mikrofinancës mund të ishte më i ekspozuar ndaj efekteve të inflacionit të lartë në aftësinë paguese të klientëve. Nga ana tjetër, këto institucione u përballën me një rritje të kostove të financimit, për shkak të rritjes së normave të interesit në tregjet financiare. Megjithatë, pavarësisht sfidave që shtroi inflacioni i lartë dhe rritja e normave të interesit, kredia në këtë segment po vazhdon të rritet me ritme dyshifrore.

Që prej vitit 2022, mikrofinanca konsumatore është ndikuar edhe nga aplikimi i një norme tavan interesi për kreditë konsumatore. Megjithatë, sipas ndryshimeve të përkohshme rregullatore që u miratuan në muajin mars të këtij viti, përditësimi i normës maksimale efektive të interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe për ato nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë është pezulluar.

NEI maksimal për këto kredi do të qëndrojë për një vit në nivelet ku ndodhet aktualisht, përkatësisht 118.96% për kreditë deri në 200 mijë lekë dhe 47.07% për fashën nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë. Mosulja e mëtejshme e NEI-t maksimal duket se ka ndihmuar në vijimësinë e rritjes së kreditimit nga këto institucione, pavarësisht rritjes së kostos së linjave të tyre të financimit. 

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj