LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia për hapje biznesi është në rënie të vazhdueshme

Që nga fillimi i vitit, kredia për hapje biznesi është tkurrur me 6.7%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 19%.

20 Qershor 2025, 11:58 Nga N.F
Kredia për hapje biznesi është në rënie të
Foto

TIRANË- Kredia për hapjen e bizneseve të reja është në rënie të mëtejshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit prill, ky portofol kishte vlerën e 6.08 miliardë lekëve.

Që nga fillimi i vitit, kredia për hapje biznesi është tkurrur me 6.7%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia ka arritur në 19%. Kredia për çelje biznesi ndodhet aktualisht në nivelet më të ulëta në të paktën pesë vitet e fundit.

Tendenca e këtij produkti është dukshëm e kundërt krahasuar me ecurinë e kredisë për ekonominë dhe e kredisë për biznesin në veçanti. Në fund të prillit, portofoli i kredisë për biznesin rezultoi në rritje me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë që kredia për biznesin në tërësi vazhdon të jetë pranë niveleve më të larta të rritjes në 16 vitet e fundit, kredia për çelje biznesi prej vitesh po ndjek një tendencë në rënie.

Megjithëse në përgjithësi pesha e kredisë për çelje biznesi në portofolin e kredisë bankare ka qenë e ulët, në periudhën pas pandemisë ajo ka një tendencë në rënie të mëtejshme.

Kredia për çelje biznesi zë një peshë modeste prej rreth 1.2% të portofolit të kredisë për sipërmarrjet private në Shqipëri. Pesë vjet më parë, ky produkt përbënte rreth 2.6% të portofolit të kredisë për ekonominë.

Zakonisht, hapjet e bizneseve të reja mbështeten rrallë nga bankat tregtare, për vetë mungesën e një historiku që do t’u mundësonte atyre një vlerësim të performancës së biznesit dhe të rrezikut të kredisë. Financimet mund të lidhen kryesisht me projekte dhe sipërmarrje të reja të bizneseve ekzistuese, që mund të jenë klientë të hershëm të bankave dhe që ofrojnë garanci të lidhura me aktivitetet e tjera të tyre.

Janë kryesisht institucionet financiare jo banka që zakonisht shfaqen më të predispozuara të mbështesin nismat e reja, kryesisht në nivel të mikrobizneseve. Linja të tilla financimi mbështeten shpesh nga fondacione zhvillimi dhe kanë në fokus sektorë të veçantë të ekonomisë, si për shembull bujqësia apo turizmi.

Por, financimi nga institucionet e mikrokredisë zakonisht është më shtrenjtë në raport me interesat që ofron sektori bankar, edhe për vetë rrezikun më të lartë që merret përsipër në rastet e bizneseve të reja.

Megjithatë, në vitet e fundit, shumë institucione zhvillimi, por edhe vetë banka, po ndërtojnë programe të mbështetjes së bizneseve start up, me fokus sidomos te teknologjia. Por, deri tani duket se rezultatet e këtyre programeve për mbështetjen e bizneseve të reja janë të pakta./ Monitor

kredi per hapjen e biznesit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj