Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në tri qarqet kryesore, Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë të përqendruara 66,4% të ndërmarrjeve aktive dhe 57,1% të njësive lokale, duke thelluar përqendrimin urban të aktivitetit ekonomik.
TIRANA- Në 2024, numri i bizneseve në vendin tonë arriti në 132 mijë, me një rritje vetëm 1.4% në krahasim me vitin 2023. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Regjistrat e Biznesit 2024” tregojnë duke përfshirë edhe fermerët me nipt njësitë ligjore te biznesit arritën gjithsej 237.881, gati 11 mijë më shumë se një vit më parë me zgjerim 4,9%.
Struktura e bizneseve mbetet dukshëm e anuar drejt sektorëve të shërbimit. 86,0% e ndërmarrjeve klasifikohen si prodhues shërbimesh, duke gjeneruar 67,1% të xhiros vjetore. Prodhuesit e të mirave përbëjnë 14,0 % të ndërmarrjeve, por gjenerojnë 32,9% të qarkullimit, çka dëshmon produktivitet dukshëm më të lartë për njësi.
Edhe më domethënëse është pesha e firmave të mëdha: vetëm 1,5% e ndërmarrjeve kanë mbi 50 të punësuar, por ato punësojnë 49,6% të forcës së punës dhe arkëtojnë 45,7% të xhiros totale. Ky koncentrim tregon se ekonomia dhe zinxhirët e furnizimit gjenerohen kryesisht nga pak aktorë, teksa pjesa dërrmuese e biznesit mbetet në nivel mikro ose familjar (85,8% me 1-4 punonjës).
Në tri qarqet kryesore, Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë të përqendruara 66,4% të ndërmarrjeve aktive dhe 57,1% të njësive lokale, duke thelluar përqendrimin urban të aktivitetit ekonomik. Vetëm Tirana numëron 63.212 ndërmarrje, ndërsa Kukësi ka minimalisht 1.393. Rajoni i qendrës, Tiranë + Elbasan llogarit 53,6% të ndërmarrjeve dhe 59,1% të punësimit, duke konfirmuar statusin e tij si motor ekonomik kombëtar.
Ndërmarrjet me pronësi apo ortakëri të përbëjnë 5,3% të totalit, por punësojnë 12,8% të forcës së punës. Dy të tretat vijnë nga vende të BE-së; vetëm Italia zë 41,8% të këtyre investimeve, e pasuar nga Kosova (8,3%) dhe Turqia (6,5%). Përqendrimi në qarkun Tiranë (64,8%) tregon se infrastruktura dhe ekosistemi i kryeqytetit vijojnë të jenë pikat hyrëse kryesore për kapitalin ndërkombëtar.
Raporti thekson se 31,4% e ndërmarrjeve janë në pronësi ose administrim femëror, një përmirësim të lehtë ndaj 2023-it. Megjithatë, bizneset e drejtuara nga gratë janë të përqendruara në biznesin e vogël me 1-4 punonjës. Gjithashtu numri fermerëve me NIPT u rrit me 9,6%, në 105.709, duke përbërë tashmë gati 44% te të gjitha njësive ligjore. Ato janë të përqendruara në Bashkitë Lushnjë dhe Fier. Ky trend sugjeron rritje të kërkesave fiskale e dokumentare për të aksesuar subvencionet.
Të dhënat e Regjistrave të Biznesit 2024 konfirmojnë se ekonomia shqiptare po zgjeron gradualisht bazën e saj, por ende mbetet e fragmentuar mes shumë njësi mikro. Ndërkohë që sektori i shërbimeve vazhdon të udhëheqë rritjen./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të premten dhe preku një minimum t&e...
foto ilustruese TIRANË- Femrat shqiptare kryesojnë në botë për nivelin e lartë të barazisë në paga me meshkuj...
foto ilustruese TIRANË- Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tremujorin e parë të këtij viti. ...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet p&e...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesë...
Foto ilustruese TIRANË- Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një park fotovoltaik me kapacitet të instaluar 102 MW do të vendoset në afërsi të fshatrave Mbreshtan...
Foto ilustruese TIRANA- Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadal&eum...
Foto ilustruese KSAMIL- Ksamilit pritet që t’i shtohet një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një K...
Foto ilustruese TIRANË- Investimet e huaja direkte u rritën përsëri në tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas të dh...