LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditimi, “indiferent” ndaj inflacionit dhe rritjes së interesave: gushti me vlerën më të lartë

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin gusht dhe për të gjithë 8-mujorin kredia e re ka regjistruar nivelet më të larta në të paktën shtatë vitet e fundit.

30 Shtator 2022, 07:08 Nga A.B
Kreditimi, “indiferent” ndaj inflacionit dhe rritjes së
Foto ilustruese

Inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet financiare nuk po e ndikojnë ende kreditimin e ekonomisë, madje ajo vazhdon të rritet me ritme rekord.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin gusht dhe për të gjithë 8-mujorin kredia e re ka regjistruar nivelet më të larta në të paktën shtatë vitet e fundit.

Vetëm për muajin gusht, sektori bankar disbursoi kredia të reja në vlerën e 27.4 miliardë lekëve ose rreth 234 milionë eurove. Krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, kredia e re për ekonominë është rritur me 38.3%.

Për të gjithë 8-mujorin kredia e re arriti vlerën e 188 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë eurove. Në raport me 8-mujorin 2021, kredia e re është rritur me 22.4%.

Këtë vit, është biznesi që po shfaq ritmet më të larta të rritjes së kredisë. Për tetë muaj, kredia e re për ndërmarrjet private arriti në afërsisht 125 miliardë lekë, në rritje vjetore me 25.5%. Kredia për biznesin po rritet si në lekë, ashtu edhe në euro ndërsa rritja paraqitet e ekuilibruar edhe sipas qëllimit të përdorimit. Bizneset këtë vt po rrisin huamarrjen si për kapital punues, ashtue dhe për investime të reja në makineri, pajisje dhe pasuri të paluajtshme.

Kredia vazhdon të shfaqë rritje pozitive edhe në segmentin e individëve, por me ritme disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Kredia e re për individët në tetë muaj kishte vlerën e 58.3 miliardë lekëve, në rritje me 16.1% krahasuar me një vit më parë. Po të shohim strukturën e kredisë së re, ajo që vërehet është një vijimësi e rritjes së shpejtë të kredisë për shtëpi në euro, por një ngadalësim i rritjes së kredisë konsumatore dhe hipotekare në lekë.

Nivelet e larta të inflacionit kanë dhënë disa shenja të ngadalësimit të konsumit të sektorit privat të ekonomisë, megjithëse gjatë sezonit veror ky efekt mund të jetë amortizuar ndjeshëm nga sezoni i mirë turistik. Sidoqoftë, studimet e tendencave historike të kredisë konsumatore nga Banka e Shqipërisë kanë treguar se ajo tenton të ndjekë ciklin e ekonomisë. Një ngadalësim i kredisë konsumatore mund të interpetohet si sinjal i parë i frenimit të konsumit të familjeve.

Në vazhdim, konsumi i familjeve mund të goditet më tej nga shtrenjtimi interesave të kredive dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 Kë. Efektet në konsum do të shtrihen edhe në të ardhurat e bizneseve, duke i theksuar më tej efektet negative të inflacionit të lartë edhe në bilancet e sipërmarrjes.

Sidoqoftë, deri tani ecuria pozitive e kredisë së re po reflektohet me ritme të qëndrueshme të rritjes së portofolit të kredisë për ekonominë. Në fund të gushtit, vlera e portofolit arriti në 711 miliardë lekë, në rritje vjetore me 12.6%. Vetëm gjatë muajit gusht, vlera totale e portofolit u rrit me pothuajse shtatë miliardë lekë./MONITOR

kreditimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj