LIVE UPDATES
Ekonomi

Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, hapet tenderi për studimin e fizibilitetit

Kohëzgjatja e pritshme e studimit është 14 muaj, nga të cilët 2 (dy) muaj për Fazën Fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj për përgatitjen e Studimit.

14 Tetor 2022, 18:59 Nga A.B
Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, hapet tenderi për studimin e
Hekurudha

Durrësi dhe Prishtina do lidhen me një linjë hekurudhore. Të paktën ky është synimi i një studimi që ka kërkuar Hekurudha Shqiptare përmes një procedure prokurimi që ka në objekt “STUDIM I FIZIBILITETIT DHE PROJEKT-IDE PËR LIDHJEN HEKURUDHORE DURRES-PRISHTINE” i hapur në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik këtë të premte. Fondi limit për studimin është 200 milionë lekë apo rreth 1.7 milionë euro.

“Ndërtimi i linjës hekurudhore (Durrës – Prishtinë) është i një rëndësie të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën pasi do të mundësojë një zhvillim të shpejtë të transportit hekurudhor të udhëtarëve dhe mallrave. Kjo linjë e re hekurudhore do të plotësojë së pari nevojat e transportit të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, duke përfshirë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Rumaninë, Bullgarinë dhe vende të tjera që janë gjithashtu të lidhura me Korridorin Hekurudhor X (dhjetë) dhe Korridorin Hekurudhor IV (katër)” thuhet në termat e referencës për procedurën e shpallur.

I njëjti dokument jep edhe tre arsyet se pse kjo linjë ka rëndësi të veçantë. “E para është se përmes kësaj linje hekurudhore shkëmbimi i transportit të mallrave ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe rajonit më të gjerë do të rritet ndjeshëm për shkak të kostove më të ulëta dhe kapaciteteve më të mëdha; e dyta lidhet me zhvillimin e transportit hekurudhor të pasagjerëve i cili do të jetë shumë tërheqës dhe i favorshëm për të dy vendet dhe më gjerë; ndërsa e treta është se kjo linjë hekurudhore ofron alternativën më të mirë dhe më të favorshme për lidhjen më të shkurtër të rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, përkatësisht të korridorit hekurudhor VIII (tetë) me korridorin hekurudhor X (dhjetë)” thuhet në dokument.

Kohëzgjatja e pritshme e studimit është 14 muaj, nga të cilët 2 (dy) muaj për Fazën Fillestare dhe 12 (dymbëdhjetë) muaj për përgatitjen e Studimit.

Gjatë kësaj kohe janë zhvilluar disa ide dhe variante për ndërtimin e linjës së re hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën. Bazuar në diskutimet teknike mbi konceptin e projektimit, grupi i punës ka vendosur të shqyrtojë të paktën 2 (dy) alternativa ekzistuese, për përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për ndërtimin e kësaj linjë hekurudhe

Alternativat për hekurudhën

Alternativa 1: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Mjedë – Kufi në Qafë Morinë – Kramovik).

Lidhja hekurudhore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është konceptuar si një linjë shumë e vështirë, sepse kalon një terren malor. Gjatësia totale nga Mjeda deri në kufirin me Kosovën është rreth 107 km. Shpejtësia maksimale e projektimit parashikohet të jetë 100 km/orë.

Linja fillon nga stacioni ekzistues i Mjedës (ne Bashkinë Vau i Dejës dhe është pjesë e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit) e cila konsiderohet KM 0+000 për linjën re. Pastaj, linja e re hyn në zonën e lumit të Gjadrit duke kaluar nëpër lartësi të pranueshme për hekurudhën. Duke filluar nga KM 24+000 deri në KM 40+000, linja kalon në dy tunele të njëpasnjëshëm për shkak të terrenit të vështirë deri në zonën e Repsit, pranë autostradës Rrëshen – Kalimash. Pas kësaj, linja kryqëzohet me autostradën duke hyre në një tunel nga zona e Bisakut (Rrëshen) deri në luginën e Drinit te Zi me një gjatësi prej 11.5 km. Në KM 81+000,

linja hekurudhore kalon me urë mbi liqenin artificial të hidrocentralit të Fierzës dhe në KM 93+000 linja arrin në stacionin hekurudhor të Kukësit. Si pikë përfundimtare, kjo linjë arrin në Morine, pika kufitare Shqipëri – Kosovë.

Megjithëse, ndërtimi i linjës hekurudhore është teknikisht i realizueshëm, është e qartë se kostoja e projektit do të jete e lartë, për shkak të vështirësive që paraqesin në terren kalimi në tunele dhe kryqëzimet me rrugët publike urbane dhe interurbane.

Itinerari në pjesën e Kosovës

Linja fillon nga PK 18+733 (stacioni hekurudhor Kramovik i linjës hekurudhore Klinë – Prizren) drejt qytetit të Gjakovës. Linja futet në luginën e lumit Drin duke kaluar lumin përmes një urë me gjatësi afërsisht 140 m. Pas kalimit të lumit, traseja kalon në skarpaten (prerje dhe mbushje) e luginës për të kaluar më pas pengesën natyrore përmes një tuneli 1,475 m të gjatë. Pas daljes nga tuneli, traseja hekurudhore merr drejtimin drejt Gjakovës duke arritur në anën veriore të qytetit. Nga KM 7+000 deri ne KM 8+500, linja ndjek rrjedhën e ujit dhe kalon pranë fshatit Bec dhe afër aeroportit të Gjakovës, për të vazhduar më pas në drejtim të fshatit Qerim dhe zonës industriale të qytetit të Gjakovës.

Në Gjakovë do të ndërtohet stacioni hekurudhor me së paku katër linja. Nga Gjakova traseja hekurudhore do të ndjekë rrugëkalimin ekzistues R-109/M 9-1 deri në fshatin Ponoshec, për të vazhduar më pas paralelisht me M 9-1 deri në kufirin me Shqipërinë në Qafë Morinë. Gjatësia totale e itinerarit nga stacioni Kramovik deri në kufirin në Qafë Morinë llogaritet rreth 30 km.

Alternativa 2: Ndërtimi i linjës hekurudhore (Milot – Kufiri në Vërmicë – Landovicë)

Që nga viti 1999, lidhja hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është ideuar përmes linjës ekiztuese nga Miloti drejt qytetit të Rrëshenit dhe zgjatimit më tej drejt grykës së Fanit të Vogël. Në vitin 2005, në trupin e trasesë hekurudhore, në dalje nga stacioni i Milotit në drejtim të stacionit të Rubikut, filloi ndërtimi i autostrades Milot – Rrëshen – Kalimash. Pjesa Shqiptare e linjës së bashku me pjesën Milot – Rrëshen mbulojnë një gjatësi prej rreth 108 km. Kjo pjesë ka një tunel me gjatësi rreth 11.5 km i cili futet në zonën e Bisakut dhe del në zonën e Drinit të Zi pranë Skavicës.

Linja do të ndahet nga linja hekurudhore Klinë – Prizren në KM 52+200. Nga kjo pikë e ndarjes, traseja vazhdon në lagjen periferike Arbana të Prizrenit, duke vazhduar përgjatë autostradës nacionale ‘Ibrahim Rugova’ (E 85). Pastaj, linja kalon pranë fshatrave Grazhdanik dhe Vlashnjë në drejtim të fshatit Vërmicë dhe pikës kufitare me Shqipërinë. Gjatësia totale e itinerarit nga pika e ndarjes së Linjës Klinë – Prizren deri në kufirin në Vermicë llogaritet në rreth 17 km.

Konsulenti do të anlizoje të dyja opsionet e përmendura më sipër. Pas analizave të hollësishme dhe

perllogaritjeve të këtyre opsioneve, ata do te ofrojne rekomandimin përfundimtar promotorëve të këtij projekti për variantin më të mirë dhe më të favorshëm.

Alternativa 3: Do të përcaktohet nga vete konsulenti

Kjo alternative mbetet për t’u analizuar dhe përzgjedhur nga vete Konsulenti, sipas vizitave në terren dhe perllogaritjeve të kryera dhe si e tillë do t’i propozohet Klienti/MONITOR

hekurudha durres prishtine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj