13 Tetor 2022, 17:46
Nga A.B
Energjia
Kriza energjetike në vend ka ndikuar edhe në ndryshimet që pritet të vijnë vitin e ardhshëm në paketën fiskale.
Qeveria pritet të lehtësojë barrën mbi produktet energjetike, por do të dyfishojë gjobat për të gjithë evazorët tatimorë dhe ata që fshehin pagat reale, pasi dëmi në kushtet e çmimeve të rritura është më i lartë në buxhet.
Nga tatimi mbi vlerën e shtuar qeveria propozon që të përjashtohen blerja e druve të zjarrit, për të lehtësuar sadopak barrën mbi familjet shqiptare këtë dimër. Në këtë kategori pritet të përjashtohen edhe importet dhe tregtimi i energjisë në Bursë si dhe donacionet që bëhen për shtetin shqiptar
Tek akciza, qeveria propozon unifikimin e saj për birrën pavarësisht sasisë së prodhimi që shkon në 710 lekë/hl. Gjithashtu nga akciza pritet të përjashtohen edhe akumulatorët, të cilat janë bateri që përdoren për panelet diellore dhe makinat elektrike.
Ndërkohë nga taksat kombëtare qeveria propozon të hiqet ajo mbi hirrën dhe kremin e qumështit në vlerën 150 lekë/kg.
Ndryshimet më të mëdha në paketën fiskale qeveria i ka menduar për evazionin fiskal, duke ashpërsuar gjobat. Kështu gjoba për mosdeklarimin e punonjësve është 200% e detyrimit për entitetet juridike dhe 100% për të tjerët. Për moslëshimin e faturave për furnizim, gjoba do të dhjetëfishohet nga 150 000 deri në 1 500 000 lekë. Nxjerrja e mallrave pa faturë, do të gjobitet me 750 000 lekë, nga 75 000 që është aktualisht dhe nëse rasti përsëritet do të ketë edhe kallëzim penal.
Ndërkohë, qeveria ka ulur masën e gjobës për mosdorëzimin në kohë të deklaratës së të ardhurave, nga 5000 në 3000 lekë. Ndërsa për mospagesën e tatim fitimit gjoba bëhet sa 10% e këstit + kamatvonesë.
Për herë të parë në paketën fiskale do të ketë edhe kufizime për lekët cash që mund të mbajë biznesi. Bizneset me xhiro deri 2 mln lekë nuk mund të mbajnë më shumë se 55 000 lekë, ato nga 2 – 10 mln lekë jo më shumë se 250 000 lekë dhe ato mbi 10 mln lekë jo më shumë se 500 00 lekë apo 2% e qarkullimit vjetor. Shumat mbi këto kufij të caktuar duhet të depozitohen në bankë ose përndryshe bizneset do të gjobite./Marre nga Top Channel
taksa te reja paketa fiskale 2023
Ekonomi
13 Tetor 2022, 16:19
A.B
Buke
Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave kërkon që qeveria të marrë masa parandaluese fiskal...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:25
Foto Ilustruese
TIRANË- Fitimi i kompanive të sigurimit në vend u rrit me 32% në gjysmën e parë të këtij viti. T&eu...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:22
Foto Ilustruese
TIRANË- Enti Rregullator i Ujit (ERRU) bëri të ditur se shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve në rajo...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:20
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria nuk parashikon që ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat” të hyjë në fuqi n...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:18
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave ka aplikuar ndryshime ligjore në ligjin e Procedurave Tatimore, nëpërmjet të cilave ...
Ekonomi
13 Tetor 2022, 07:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar...
Ekonomi
12 Tetor 2022, 07:37
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Shqipëri, kompanitë aplikojnë gjerësisht pagesat në natyrë, që janë paga t&eum...
Ekonomi
12 Tetor 2022, 07:36
Foto Ilustruese
TIRANË- Bizneset në vend dhe në të gjithë sektorët, vitet e fundit po vuajnë mungesën e fuqisë...
Ekonomi
12 Tetor 2022, 07:28
Foto Ilustruese
TIRANË- Kërkesat për impiante fotovoltaikë me kapacitete nga më të ndryshmet paraqiten javë pas jave n&e...
Ekonomi
12 Tetor 2022, 07:23
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë nisi sot diskutimet mbi draftin e Paketës Fiskale 2023 me pjesëtare të...