Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kushtet klimatike, që cilësohen si një nga kërcënimet më të rrezikshme të industrisë, janë shkaktaret kryesore.
TIRANË- Kantinat shqiptare të verës kanë përjetuar edhe në vitin 2022 një ecuri të mbarë në prodhim. Në kontrast me këtë, të njëjtin bekim të natyrës nuk e kanë pasur disa nga rajonet më të njohura në Europë. Kushtet klimatike, që cilësohen si një nga kërcënimet më të rrezikshme të industrisë, janë shkaktaret kryesore. Ende pa ndonjë alarm të kuq, kantinat shqiptare kanë rritur gjithsesi vigjilencën për këtë rrezik te dera, i cili duhet të merret seriozisht. Sfidat edhe për to janë rritur, por dimensionet e tyre po bëhen më të mëdha, duke tejkaluar kufijtë vendas.
“Një sfidë që do doja t’i jepja vëmendje lidhet me ndryshimet klimatike, të cilat po sjellin efekte negative në industrinë e verës. Ndryshimet drastike të temperaturës përcaktojnë se cilat varietete rrushi mund të rriten, si dhe formësojnë cilësinë dhe rendimentin e lëndës së parë, produktit rrush.
Fenomeni i ngrohjes globale dhe efektet në këtë industri janë bërë temë diskutimi nga shumë specialistë të fushës, të cilët hulumtojnë më gjerë mbi këtë problematikë”, – nënvizon Rigers Kaçori nga Kantina Arbëri.
Organizata Ndërkombëtare për Hardhitë dhe Verën do të theksonte gjatë këtij viti se, pavarësisht problematikave të paparashikueshme në horizont, siç ishte lufta Rusi-Ukrainë, që pa diskutim ka efekte negative të mëdha, kantinave do t’ju duhet të mësohen të përshtaten me kushtet ekstreme të motit, të cilat po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.
Shitjet përmirësohen nën efektin e rritjes së turizmit
Ecuria pozitive e turizmit gjatë këtij viti ka ndikuar pozitivisht industrinë e verës, e cila e sheh aktivitetin të lidhur ngushtë me këtë sektor. Efekti i parë është ndier në konsumin pranë kantinave, përmes tureve që vizitorët kanë zgjedhur të zhvillojnë, duke dhënë ndikim direkt në vend. Efekti i dytë shihet te tërheqja e sasisë së verës që bëhet nga restorantet dhe baret në gjithë vendin gjatë sezonit.
“Rritja e numrit të turistëve është reflektuar edhe në rritjen e tureve në Kantinën Arbëri. Nëse do ta krahasoja me vitin 2021, këtë vit, numri i turistëve të huaj është rritur me 4-5%, kryesisht nga Europa.
Vizitat kanë qenë të programuara, kjo pasi një turist i huaj është tërhequr jo vetëm të vizitojë Shqipërinë, por gjithashtu të eksplorojë varietetet autoktone të prodhimit të verës.
Shitjet tona kanë qenë të kënaqshme në zonat bregdetare në Jug dhe Veri. Përgjithësisht, bashkëpunimi me hotelet dhe restorantet në këto zona gjatë sezonit të verës ka shifra pozitive”, – shprehet z. Kaçori.
Kurioziteti i të huajve për prodhimin shqiptar u jep mundësinë kantinave që nga maji në tetor të kenë më shumë konsum. Muharrem Çobo, nga Kantina Çobo, e cilëson turizmin oksigjen për industrinë shqiptare të verës.
“Sigurisht, i referohem asaj që kam parë te kantina jonë, ku në vitin 2019 ne kemi pasur 12 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit, edhe pse s’kemi nxjerrë ende një shifër finale, mendoj se është diçka më pak, ose aty-aty.
Ajo që theksoj vazhdimisht është fakti që suksesi i produkteve shqiptare janë të huajt. Pjesa dërmuese e shqiptarëve ende vazhdojnë të kenë paragjykime për ‘Made in Albania’.
Ndaj për aq kohë sa ka turistë të huaj, kantinat shqiptare kanë oksigjen. Në momentin që mungojnë ata, ne e vuajmë këtë gjë. Dhe për të kuptuar situatën na shërbeu pandemia, kur u përfshimë në kufizime dhe nuk kishim turistë të huaj”, – pohon z. Çobo.
Kostot detyrojnë kantinat të rishikojnë çmimet
Kantinat kudo në botë po përballen me kosto të rritura të letrës, qelqit, energjisë apo edhe pjesës së përgjithshme operacionale të aktivitetit.
Përpara një situate ku produkti i tyre konsiderohet jo i domosdoshëm, shumica e kantinave rezistuan në fillime për të rishikuar çmimet e produktit final, duke tentuar amortizimin me mundësitë që kishin. Peshën e një krize të tërë globale nuk mund ta mbajnë për shumë gjatë shpatullat, me një industri të brishtë siç është prodhimi i verës.
“Kostot në përgjithësi janë rritur. Është rritur qelqi, i cili nisi që në fillim të post-pandemisë dhe këtë vit u rrit edhe më shumë. Ne gjithsesi nuk i kemi rritur çmimet dhe kemi mbajtur ato që kemi pasur, por besoj se nga viti i ardhshëm do të na duhet t’i rrisim pak, për të siguruar vazhdimësinë e aktivitetit.
Kjo mendoj se do të ndodhë të paktën për produktet tona më të lira, që gjithsesi nuk janë të lira.
Nuk kemi bërë bilance të sakta për ndikimin që ka pasur çdo grup në koston finale sa u takon shisheve, tapave, letrës, por besoj, të gjitha së bashku kanë sjellë rritje me 30% të kostos”, – pohon z. Çobo.
Edhe për Rigers Kaçorin, këto kosto janë jo të vogla dhe normalisht janë reflektuar te produkti final, por do të ndikojnë edhe në planet e biznesit të kantinave, të cilat do të jenë më të rezervuara në investime.
“Ndryshimi i sasisë dhe çmimit të lëndës së parë është shoqëruar me rritjen e çmimit të produktit final. Të gjitha kantinat e verës i kanë reflektuar këto kosto, pasi si letra, ashtu edhe qelqi, janë prodhuar në sasi të reduktuara dhe kushtojnë trefish nga çmimi i mëparshëm, për shkak të krizës energjetike.
Mendoj se këto rritje të nivelit të çmimeve do ta pengojnë sjelljen e inovacionit, apo investime të tjera nga vetë prodhuesit në këtë sektor”, – nënvizon ai.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Sara, 37 vjeçe, punon ekonomiste në një kompani në Tiranë, por kjo nuk e pengon atë të sy...
Foto Ilustruese TIRANË- Pas disa viteve pandemi, luftës në Ukrainë, rritjes së inflacionit, do të donim shumë të ki...
Foto ilustruese 34 miliardë lekë ose 300 milionë euro janë shpërndarë nga Buxheti i Shtetit në javën e fundit t&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dekretoi këtë javë Ligjin për Paga në sektorin publik, edhe ...
Euro Euro vijoi forcimin e shpejtë në kursin e këmbimit me Lekun edhe ditën e premte. Sipas kursit zyrtar të Bankës së ...
Foto Ilustruese TIRANË- Eksportet bujqësore drejt rajonit dhe BE-së u rritën në vlerën e 55.1 miliardë lekëve gjat&...
Foto Ilustruese TIRANË- Që nga data 1 janar e këtij viti, bankat janë të detyruara të përmbushin një shtesë t&...
Ndërtime TIRANË- Ministria e Financave i ka kërkuar bashkive në të gjithë vendin që sa i takon strehimit social duhet t&...
Foto Ilustruese TIRANË- Me nisjen e vitit, ju sjellim një përmbledhje globale nga The Economist Intelligence Unit me “Dhjetë tend...
Foto Ilustruese TIRANË- Yield-et e Bonove të Thesarit shënuan një rënie të mëtejshme në ankandin e parë të...