Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tendenca kishte ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së shpejtë të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe pasigurisë që kishte krijuar ky cikël i shpejtë rritjesh në tregun financiar.
TIRANË- Yield-et e Bonove të Thesarit shënuan një rënie të mëtejshme në ankandin e parë të vitit 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar i Bonove me maturim 12 mujor zbriti në 5.34%, nga 5.47% që kishte qenë në ankandin e fundit të vitit 2022. Rënie shënuan edhe yield-et e Bonove me maturim 3-mujor, që u tkurrën në 3.03%, nga 3.13% që kishte qenë ky tregues në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në fillim të dhjetorit.
Rezultatet e ankandeve të para të këtij viti konfirmojnë sinjalet e shfaqura gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, për një korrektim në ulje të yield-eve, pas disa muajsh rritjeje me ritme shumë të larta. Tendenca kishte ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së shpejtë të normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe pasigurisë që kishte krijuar ky cikël i shpejtë rritjesh në tregun financiar.
Pritshmëritë për një rritje të mëtejshme të normave të interesit nxitën një shtrenjtim të yield-eve edhe më të lartë se rritjet e normës bazë. Por, mes fundit të muajit dhjetor dhe fillimit të nëntorit, tregu shfaqi shenja stabilizimi. Ngadalësimi i inflacionit në muajt e fundit dhe madje rënia e tij në nëntor i lejoi Bankës së Shqipërisë të ndërmerrte një frenim të përkohshëm në normalizimin e normave të interesit. Në mbledhjen e fundit të muajit dhjetor, Këshilli Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, pas e kishte rritur atë tre herë radhazi në mbledhjet e mëparshme.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë forcoi besimin se faza më agresive e normalizimit monetar tashmë është përmbushur dhe rritja e normave në vazhdim pritet të ketë një ritëm më të ngadaltë. Një pritshmëri e tillë është reflektuar qartë në rënien e yield-eve në dy ankandet e bonove të zhvilluara pas vendimit të fundit të politikës monetare. Kjo ka ndikuar edhe në një rritje të pjesëmarrjes së investitorëve në ankande. Edhe në dy ankandet e para të këtij viti kërkesa në ankand rezultoi ndjeshëm më e lartë se shuma e ofruar për shitje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Rritja e diferencës mes kërkesës dhe ofertës ka bërë që yield-et të nisin rënien, pasi prekën një nivel maksimal prej 5.83% në muajin nëntor të vitit të kaluar.
Gjatë vitit 2023, qeveria shqiptare ka paralajmëruar një dalje të re në tregjet ndërkombëtare, me qëllim emetimin e një Eurobondi të ri. Kjo strategji pritet ta mbajë të kontrolluar kërkesën për financim në tregun e brendshëm financiar. Siaps planit të huamarrjes për vitin 2023, borxhi i ri emetuar në tregun e brnedshëm do të jetë rreth 25 miliarëd lekë, shumë kjo që përbën 45% të deficitit buxhetor vjetor të planifikuar.
Mes të tjerash, kjo strategji synon të ulë presionin për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar, në kushtet kur rritja e normës bazë të interesit pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2023.
Duke qenë se në gjysmën e dytë të vitit 2022 rritja e yield-eve e ka tejkaluar rritjen e normës bazë, ekspertët presin që në muajt e parë të këtij viti të ketë një korrektim të mëtejshëm në rënie të yield-eve. Më tej, yield-et pritet të ndjekin lëvizjet e politikës monetare, por një rritje e tyre me ritmet e gjysmës së dytë të vitit 2022 ka pak të ngjarë të ndodhë.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- Niveli më i ulët i të ardhurave për frymë në Europë reflektohet në mënyrën s...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore për ushtrimin e veprimtarisë...
Foto Ilustruese KOSOVË- Inflacioni me normën dyshifrore ka qenë problemi kryesor për ekonominë e Kosovës për vitin 2022....
Grafik Euro po shënon rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun gjatë ditëve të para të vitit 2023. Sipas...
Foto ilustruese TIRANË-Me rritjen e kufirit të rrezikut për të qenë të varfër, në 2021-shin në Shqipëri u...
Foto ilustruese TIRANË- ‘Filxhani i kafesë është sinjalizuesi i historisë së inflacionit’. Kështu shkru...
Foto Ilustruese TIRANË- Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare, tregu i punës në Shqipëri vuan nga informalite...
Foto Ilustruese TIRANË- Kapacitetet buxhetore për të financuar rimbursimin e medikamenteve në raport me nevojat janë ende shum&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Në vitin 2021 ekonomia e vendit u zgjerua me 8.5 për qind nga rritja e kërkesës pas krizës pandemike,...
Foto Ilustruese TIRANË- Në krye të pagesave ditore të thesarit të shtetit qëndrojnë kontratat koncesionare, të cila...