Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Por, sërish, europianëve u mbeten më shumë para në dispozicion, pasi heqin shpenzimet bazë të jetesës (ushqimin dhe shtëpinë). Për t’ú argëtuar (ku përfshihen pushimet, pajisjet audio-vizuale, shërbimet kulturore) familjet europiane shpenzojnë 8% të buxhetit, përkudrejt 6.1% të Shqipërisë.
TIRANË- Niveli më i ulët i të ardhurave për frymë në Europë reflektohet në mënyrën se si familjet shqiptare i shpenzojnë paratë, që kanë në dispozicion, për të kaluar muajin. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e buxhetit të një familjeje shqiptare shkon për ushqime, që është shpenzimi minimal i domosdoshëm për të jetuar.
Në vitin 2020, kur janë të disponueshme të dhënat e fundit për Shqipërinë, një familje normale shpenzonte 43.6% të totalit për ushqime. Kjo shifër është pak më e lartë sesa ajo që raporton INSTAT (41.6% për 2020-n dhe 41.3 për 2021-n). Për një familje europiane, sigurimi i ushqimit nuk është aspak një problem. Në 2021-shin mjaftonin 14.3% e shpenzimeve totale (14.8% në 2020-n) për të përmbushur nevojën minimale të jetesës, shumë më pak se e njësie familjare tek ne. (shiko grafikun: Struktura e buxhetit të familjeve, Shqipëria dhe mesatarja e Bashkimit Europian).
Edhe në raport me rajonin, Shqioëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për BosnjëHercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019). Të dhënat për Kosovën mungojnë nga Eurostat, por pesha është më e ulët se 40%, sipas statistikave kombëtare. Europianët shpenzojnë më shumë për mirëmbajtjen e shtëpisë (Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar) me 25% të totalit, përkundrejt 13% tek ne, për shkak të faturave më të larta të dritave e ujit dhe qirave më të shtrenjta.
Por, sërish, europianëve u mbeten më shumë para në dispozicion, pasi heqin shpenzimet bazë të jetesës (ushqimin dhe shtëpinë). Për t’ú argëtuar (ku përfshihen pushimet, pajisjet audio-vizuale, shërbimet kulturore) familjet europiane shpenzojnë 8% të buxhetit, përkudrejt 6.1% të Shqipërisë.
Për transport, kjo peshë është 12.1%, pothuajse sa dyfishi i Shqipërisë për shkak të numrit më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë (sërish tregues i mirëqenies), distancave më të gjata dhe lëvizjeve më të shpeshta në fundjavë (ndërsa çmimet e karburanteve në Shqipëri nuk është se kanë ndonjë diferencë nga vendet e tjera të Europës). Familjet europiane kanë më shumë para në dispozicion edhe për të kaluar kohë në restorante e hotele (6.6% përkundrejt 3.9%).
Ndonëse më të varfra, Familjet shqiptare shpenzojnë për arsimimin e fëmijëve të tyre (2.6% të mesatares, përkudrejt 0.9% të Europës), teksa Europa ka sistem të mirë të arsimit publik, ndërsa në Shqipëri vitet e fundit është rritur numri i universiteteve private.
Shëndeti është një tjetër shpenzim i domosdoshëm, sidomos në vitin e pandemisë. Në 2020-n, shpenzimet për shëndet për familjet shqiptare arritën rekordin e 5.6%, nga 4.9% vitin e mëparshëm, në një tregues se kurimi i Covid u përballua nga xhepi (sipas INSTAT, pesha e shpenzimeve për shëndet mbeti e pandryshuar dhe në 2021).
Ndërsa familjet europiane e kishin këtë tregues 4.5% në 2020-n, nga 4.4% një vit më parë, teksa shërbimi shëndetësor më i mirë u garantoi atyre kujdesin e duhur (kujtojmë se në 2020-n, Shqipëria ishte një nga vendet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë nga pandemia).
Të dhënat e INSTAT, që janë të dsponueshme dhe për 2021-n tregojnë se pothuajse nuk ka pasur ndryshim në strukturën e shpenzimeve të buxhetit në 2021 në raport me 2020-n. (shiko grafikun: Struktura e buxhetit të familjeve, Shqipëria, sipas INSTAT).
Ndërsa të dhënat e Eurostat tregojnë diferenca për ndarjen e shpenzimeve buxhetore, si psh sipas Eurostat familjet shqiptare shpenzojnë më shumë sesa raporton INSTAT për ushqime, banesën, argëtim dhe kulturë, shëndet, më pak për komunikim, restorante e hotele (shiko grafikun: Struktura e buxhetit të familjeve, Shqipëria, sipas INSTAT dhe Eurostat, 2020).
Marrë nga Monitor.al
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projektrregullore për ushtrimin e veprimtarisë...
Foto Ilustruese KOSOVË- Inflacioni me normën dyshifrore ka qenë problemi kryesor për ekonominë e Kosovës për vitin 2022....
Grafik Euro po shënon rritje të fortë në kursin e këmbimit me Lekun gjatë ditëve të para të vitit 2023. Sipas...
Foto ilustruese TIRANË-Me rritjen e kufirit të rrezikut për të qenë të varfër, në 2021-shin në Shqipëri u...
Foto ilustruese TIRANË- ‘Filxhani i kafesë është sinjalizuesi i historisë së inflacionit’. Kështu shkru...
Foto Ilustruese TIRANË- Me gjithë përpjekjet e vazhdueshme disavjeçare, tregu i punës në Shqipëri vuan nga informalite...
Foto Ilustruese TIRANË- Kapacitetet buxhetore për të financuar rimbursimin e medikamenteve në raport me nevojat janë ende shum&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Në vitin 2021 ekonomia e vendit u zgjerua me 8.5 për qind nga rritja e kërkesës pas krizës pandemike,...
Foto Ilustruese TIRANË- Në krye të pagesave ditore të thesarit të shtetit qëndrojnë kontratat koncesionare, të cila...
Foto Ilustruese TIRANË- Punësimi në administratën publike është rritur në mënyrë të shpejtë gjat&eum...