Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Për zgjidhjen e këtyre problemeve ai rekomandon se fillimisht është i domosdoshëm unifikimi i legjislacionit tatimor, për taksat vendore me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
TIRANA- Audituesi ligjor dhe konsulenti tatimor Julian Saraçi tha se regjistrimet në QKB dhe deklarimet tatimore në sistemin e tatimeve qendrore janë të njëkohshme për të gjithë institucionet e tjera publike, megjithatë, nuk përkthehen automatikisht në përditësim të detyrimeve për taksat vendore.
Ai sjell në vëmendje raste të shumta kur ndryshimet në xhiron e raportuar nga bizneset në organet tatimore nuk janë reflektuar në llogaritjen e taksave vendore apo raste regjistrimesh të reja.
“Mungesa e koordinimit mes bashkive dhe administratës qendrore, pavarësisht marrëveshjeve ekzistuese dypalëshe që kanë, mbetet shqetësuese. Ne kemi klientët tanë që kanë muaj që e kanë hapur biznesin, kanë dërguar dhe njoftim për regjistrim në taksat vendore (edhe pse nuk e kanë detyrim njoftimin) dhe akoma nuk e kanë faturën përkatëse për të paguar taksat vendore, edhe pse afati është 30 ditë pas hapjes së biznesit.
Apo kemi raste që klientët tanë kanë ndryshuar kategorinë prej xhiros së rritur dhe kjo gjë nuk është reflektuar në kohë në sistem dhe nuk ka pasur faturë për pagesë të gjeneruar, por është shfaqur pas 3 vitesh, bashkë me gjoba dhe kamatëvonesa edhe pse vullneti dhe korrektësia për të paguar ka qenë në çdo kohë”.
Për zgjidhjen e këtyre problemeve ai rekomandon se fillimisht është i domosdoshëm unifikimi i legjislacionit tatimor, për taksat vendore me ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.
“Ndarja e tatimpaguesve sipas xhiros (0-2-8 milionë lekë) bie ndesh me kufirin aktual prej 14 milionë lekësh të përcaktuar në ligjin organik të të ardhurave. Ky mospërputhje nxit shmangien nga formalizimi dhe penalizon padrejtësisht bizneset për diferenca të vogla në xhiro”.
Ndërsa bizneset sipas tij duhet që të kërkojnë faturat në kohë, të ndjekin ndryshimet e kategorisë edhe pse nuk është detyrim i tyre për të njoftuar, për të shmangur penalitete të panevojshme.
Bizneset, paqartësi me llogaritjen e taksave vendore për 2025: Mungoi përditësimi i xhiros së vitit 2024
Mosreflektimi i xhiros reale të vitit 2024 krijoi anomali në detyrimet e taksave vendore të disa bizneseve në Tiranë. Një rast konkret është ai i një restoranti, i cili për vitin 2024 kishte xhiro prej 7,6 milionë lekësh, ndërsa në 2023 kishte realizuar 8,3 milionë lekë. Edhe pse subjekti raportoi xhiron e re në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, detyrimi për vitin 2025 iu llogarit mbi xhiron e vjetër, duke e klasifikuar si biznes të madh.
Sipas vendimeve të këshillave bashkiakë, bizneset kategorizohen në disa fasha në bazë të xhiros vjetore: Biznes i vogël: 0–2 milionë lekë dhe mbi 2–8 milionë lekë; Biznes i madh: mbi 8 milionë lekë. Niveli i taksave vendore, si tarifa e pastrimit dhe taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore, ndryshon sipas këtyre kategorive.
Studiot e kontabilitetit në Tiranë vërejnë se shumë biznese që për një vit kalojnë mbi 8 milionë lekë, paguajnë si biznese të mëdha edhe kur në vitin pasardhës bien nën këtë prag. Arsyeja është se regjistrimi me tatim fitimi nuk ndryshohet automatikisht në sistem, dhe bashkia vijon t’i tarifojë si të tillë.
Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore sqaroi për Monitor se kategorizimi i subjekteve bëhet në bazë të xhiros së realizuar në vitin paraardhës, sipas të dhënave të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Për vitin tatimor 2024, klasifikimi tatimor bëhet bazuar në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, dhe këto të dhëna përdoren për të llogaritur detyrimin vendor për vitin 2025./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Sistemi aktual i taksave vendore kërkon një reformë të thellë në strukturë, varësi instituc...
Foto ilustruese TIRANË- Depozitat me afat në Lekë u rritën vitin e kaluar për herë të parë, pas dhjetë vitesh ...
Foto ilustruese TIRANA- Madhësia e sektorit financiar në raport me ekonominë e vendit pësoi rënie për të katërtin v...
Foto ilustruese TIRANA- Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecu...
Foto ilustruese TIRANA- Biznese të ndryshme ngrenë shqetësimin për llogaritje të pasaktë të detyrimit të taksave ve...
Foto ilustruese TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janari...
Foto ilustruese TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e m&eum...
Foto Ilustruese Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e t&eum...
Si mund të nxitet rritja transformuese nga investimet e sektorit privat Në të gjithë rajonin, mundësitë ekzistojnë në...
Grafiku TIRANA- Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të...