LIVE UPDATES
Ekonomi

Nafta për TEC-et lundruese, KESH pret shprehjet e interesit, sasia 100 mijë ton në vit

Në një procedurë të njoftuat në faqen e tij KESH bën me dije se kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë shprehjen e interesit.

3 Mars 2023, 16:53 Nga k.m.
Nafta për TEC-et lundruese, KESH pret shprehjet e interesit, sasia 100
Foto ilustruese

Teksa marrja e licencës për nisjen e prodhimit nga TEC-et lundrues në Vlorë do të kalojë pas një seancë dëgjimore të vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kërkuar të sigurojë sasinë e nevojshme me naftë për nisjen e punës. Në një procedurë të njoftuat në faqen e tij KESH bën me dije se kompanitë e interesuara duhet të dërgojnë shprehjen e interesit.

“Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (“KESH” ose ndryshe “Klienti”) e Republikës së Shqipërisë, aktualisht është duke zhvilluar projektin e prodhimit të përkohshëm të energjisë elektrike termike, në qarkun e Vlorës. Aseti gjenerues i përkohshëm termik përbëhet nga dy asete prodhimi lundruese me fuqi totale të instaluar prej 110 MË dhe përdor lëndë djegëse HFO, si lëndën kryesore të djegshme për prodhimin e energjisë.

KESH sh.a, është e interesuar të mbledhë shprehjet e mundshme të interesit nga pjesëmarrësit e tregut dhe gjithashtu të mbledhë pyetjet që mund të lindin nga palët e interesuara për furnizimin e një sasie të lëndës HFO për asetet lundruese të energjisë, për një afat kohor prej 2 (dy) vitesh,”- thuhet në njoftimin e KESH.

Po kështu sipas sqarimit kjo thirrje për Shprehje Interesi synon të mbledhë nga tregu, aplikimin nga çdo palë e interesuar për të marrë pjesë në procesin e ardhshëm konkurrues dhe gjithashtu të mbledhë çdo kërkesë paraprake, pyetje ose informacione nga palët e interesuara, që mund të kontribuojnë dhe lehtësojnë procesin konkurrues. Kjo shprehje interesi nuk ka për qëllim përzgjedhjen e palëve të interesuara, por vetëm për studimin e tregut dhe njohjen me pyetjet nga çdo pale të interesuar.

Sqarim mbi produktin e kërkuar

KESH ka bërë ndër të tjera edhe një sqarim mbi produktin e kërkuar ku nënvizon se është i interesuar për furnizimin me lëndë djegëse të llojit HFO, konkretisht naftë me përmbajtje të ulët squfuri, në nivel max. 0.5%, RME 180 cts, sipas ISO 8217, për një periudhë kohore maksimumi prej 2 (dy) vjet. Produkti do t’i dorëzohet KESH-it në kapacitetet magazinuese të cilat do të sqarohen në fazën e tenderimit.

“Furnizimi me VLSFO në vend, do të bëhet me kërkesë nga kompania e furnizuar. Sasia minimale që do të dorëzohet sipas kontratës do të jetë 100,000 (njëqind mijë) ton VLSFO në vit me një dërgesë të shumëfishtë prej maksimumi 25,000 mijë ton VLSFO, brenda intervaleve prej 60-90 ditë. Kontrata e furnizimit do të jetë një kontratë CIF, Shqipëri. KESH është gjithashtu i interesuar që VLSFO të dorëzohet në magazinë e aseteve gjeneruese në bazë ditore për periudhën maj-korrik ose gusht, për një sasi të caktuar që do të përcaktohet nga klienti në procedurën e tenderit.

Të gjitha specifikimet përfundimtare mbi produktin, sasitë, çmim – formimin dhe specifikimet tjera, do të paraqiten në procesin e tenderit që do të publikohet pas kësaj thirrjeje për Shprehje Interesi,”-vlerëson KESH.

Kriza e energjisë që nisi nga fundi i verës 2021 arriti kulmin në vitin 2022 duke ekspozuar Shqipërinë ndaj çmimeve të çmendura në importe. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie dhe në finale pas zhvillimit të procedurave konkurruese u siguruan dy gjenerues termikë lundrues. Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhojnë energji përmes naftës sipas nevojës. Kapaciteti i dy njësive është 110 MW.

Në një skenar për situatën energjetike gjatë 2023 të dhënat zyrtare tregonin se prodhimi i energjisë nga këto njësi do të kushtonte 165 milionë euro. Gjeneruesit parashikohej të prodhonin 884 GWh me një kosto prodhimi prej 185 euro/MWh./Monitor

tec kesh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj