LIVE UPDATES
Ekonomi

LISTA/ Shqipëria zë vendin e 91! Cilat janë pasaportat më të fuqishme, Emiratet e Bashkuara Arabe udhëheqin listën, vendi me taksa zero

Bazuar në pesë faktorët e indeksit, Shqipëria renditet në vendin e 91, pas vendeve të rajonit, Serbisë (66), Malit të Zi (76) dhe Maqedonisë së Veriut (79).  Kosova renditet ne vendin e 175 nga 199 vende në indeks.

3 Mars 2023, 07:33 Nga DOSJA
LISTA/ Shqipëria zë vendin e 91! Cilat janë pasaportat më
Foto Ilustruese

TIRANË- Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pasaportën më të fortë në botë, sipas një indeksi të ri. Vendi u ngjit në vendin e parë, nga vendi i 32-të në renditjen e vitit të kaluar, sipas indeksit të ri nga konsulenca e taksave dhe imigracionit Nomad Capitalist. Pasaporta e Emirateve kryesoi listën, sepse ka privilegje udhëtimi pa viza në shumicën e vendeve (181 gjithsej), pa taksa mbi të ardhurat dhe një prani gjithnjë në rritje në skenën botërore. Të gjitha këto e bëjnë atë tërheqëse për qytetarët e botës.

Ndryshe nga renditjet e tjera që fokusohen vetëm në privilegjet e udhëtimit pa viza, “Indeksi i Pasaportave Nomad 2023” (Nomad Passport Index 2023), vlerëson pesë faktorë, secili duke pasur parasysh peshë të ndryshme:

Përveç udhëtimit pa viza, kategoritë vlerësohen sipas rezultateve që variojnë nga 10 në 50. Taksimi bazohet në shtrirjen afatgjatë të ligjeve tatimore të një vendi, si dhe në normat tatimore të tij.

Bazuar në pesë faktorët e indeksit, Shqipëria renditet në vendin e 91, pas vendeve të rajonit, Serbisë (66), Malit të Zi (76) dhe Maqedonisë së Veriut (79). Kosova renditet ne vendin e 175 nga 199 vende në indeks.

Këtu është lista e plotë, nga 1 në 199: Vendet që vlerësohen me 10 pikë për tatimin, përfshijnë SHBA-në dhe Eritrenë, të cilat përdorin rregulla tatimore “të bazuara në qytetarë” në mbarë botën. Teorikisht, mund të jetoni në Hënë, por nëse jeni shtetas amerikan do t’i paguani taksat SHBA-së.

Afrika e Jugut është në fillimet e zbatimit të sistemit, por ndoshta nuk do të jetë në gjendje ta imponojë atë, sepse i mungon ndikimi që ka SHBA në sistemin bankar global, i cili si kusht për të punuar me qytetarët amerikanë, kërkon që ata të respektojnë rregullat federale.

Një faktor tjetër, shtetësia e dyfishtë, zbatohet në dy mënyra, së pari, nëse një vend lejon qytetarët e tij të marrin një nënshtetësi të dytë, dhe së dyti, nëse i lejon të huajt të natyralizohen.

Perceptimi bazohet si në pikëpamjet subjektive ashtu edhe në të dhëna objektive, si Raporti i Lumturisë Botërore dhe Indeksi i Zhvillimit Njerëzor.

Rezultatet në renditjen e këtij viti janë përgjithësisht më të ulëta se vitin e kaluar, për shkak të një ndryshimi në mënyrën se si Nomad Capitalist e vlerësoi udhëtimin pa viza.

Këtë vit, vizat e marra pas mbërritjes dhe vizat elektronike, nuk janë përfshirë, duke bërë që shumë vende të humbasin terren për këtë faktor. Për shembull, pasaporta nr. 1 e vitit të kaluar, Luksemburgu që shënoi 189 pikë në këtë kategori, këtë vit ra në 174.

Pse Emiratet e Bashkuara Arabe u renditën në vendin e parë

Emiratet e Bashkuara Arabe shtuan 106 vende të reja pa viza në dekadën e fundit. Gjithashtu, ata janë një vend me taksa zero.” Perceptimi për vendin u përmirësua në vitin e kaluar, për shkak të një fluksi njerëzish të pasur dhe të famshëm që u shpërngulën atje. Vendi gjithashtu shënoi 10 pikë shtesë në kategorinë “liri”, për shkak të një sërë reformash, megjithëse kjo është ende kategoria më e ulët per të. Në vitin 2021, qeveria njoftoi se nënshtetësia e Emirateve mund të merret nga të huaj të përzgjedhur, si investitorë, mjekë, shkencëtarë dhe intelektualë, të cilët plotësojnë një numër mjaft të lartë kërkesash. Megjithatë, pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe shpesh konsiderohet si një nga pasaportat më të vështira për t’u marrë.

Më shumë njerëz janë në lëvizje

Gjithnjë e më shumë njerëz po lëvizin, dhe jo vetëm “nomadë dixhitalë ekzotikë”. Më shumë pensionistë po kërkojnë të lëvizin në vendet që kanë kujdes më të mirë shëndetësor dhe “liri”. Liria do të theksohet në dy vitet e ardhshme, veçanërisht në këtë industri, pasi ne shohim valë masive, masive imigrimi nga vende të caktuara. Kanadaja po e udhëheq lëvizjen. Kanadaja kryeson rregullisht në renditjen e pasaportave, por renditja e saj ra këtë vit për shkak të humbjes së pikëve në dy kategori: perceptimi dhe liritë personale, të shkaktuara nga incidente të tilla si burgosja e protestuesve të përfshirë në protestat e “Konvojës së Lirisë”.

Portugalia ishte gjithashtu e preferuar, duke përfshirë njerëz të pasur që dëshironin një leje qëndrimi të Bashkimit Europian, nomadë dixhitalë, pensionistë dhe familje. Politikat e dobëta të hyrjes në Portugali, nuk kanë qenë aq të mirëpritura nga banorët. Një fluks i të huajve shkaktoi një krizë banesash në vend, me rritjen e çmimeve të qirave dhe blerjeve. Ndër masat e tjera, qeveria njoftoi në shkurt se do t’i jepte fund programit “Viza e Artë” (Golden Visa), për të ndihmuar në stabilizimin e kostove të pasurive të paluajtshme.

Meksika është një tjetër vend që është dëshmuar të jetë popullor, veçanërisht gjatë pandemisë, sepse “nuk kishte asnjë kufizim për Covid 19”, ndërsa “njerëzit kripto” tërhiqen nga El Salvador, sepse Bitcoin është kurs ligjor në vend.

Marrë nga Monitor.al

pasaportat me te fuqishme

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje