LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e treguesit të besimit në ekonomi u frenua gjatë muajit shkurt, pesimistë shërbimi, ndërtimi shumë optimist

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të fortë me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Niveli i tij mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 24 pikë përqindjeje. Rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive. Bizneset e ndërtimit presin përsëri rritje të çmimeve të tyre në të ardhmen.

2 Mars 2023, 08:32 Nga DOSJA
Rritja e treguesit të besimit në ekonomi u frenua gjatë muajit
Foto Ilustruese

TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) qëndroi i pandryshuar në muajin shkurt, duke frenuar pas tre muajve radhazi në rritje. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar u regjistrua rritje e besimit në sektorët e ndërtimit, tregtisë, prodhimit dhe të besimit konsumator. Por, rënia e besimit në sektorin e shërbimeve dha një efekt të kundërt, duke bërë që në terma mesatarë treguesi i ndjesisë ekonomike të qëndrojë i pandryshuar. Megjithatë, ky tregues vazhdon të jetë sipër mesatares historike.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 2.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet pozitive për kontratat porositëse, si vendase ashtu edhe nga eksportet. Krahasuar me mesataren historike, niveli i treguesit është rreth 5.2 pikë përqindjeje më i lartë. Bizneset vlerësojnë me rritje të lehtë prodhimin industrial. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen kanë rënë.

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rritje të fortë me 6.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Niveli i tij mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 24 pikë përqindjeje. Rritja në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i lartë për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga ai i porosive. Bizneset e ndërtimit presin përsëri rritje të çmimeve të tyre në të ardhmen.

Treguesi i besimit në shërbime regjistroi rënie me 3.2 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Megjithatë, niveli i tij vijon të mbetet mbi mesataren historike, me rreth 9.6 pikë përqindjeje. Rënia e TBSH-së u ndikua nga balancat negative për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve shfaqen në rënie për nivelin e punësimit, ndërkohë që në të ardhmen ky tregues pritet të rritet ndjeshëm. Pritjet e tyre për ecurinë e

çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rënie.

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 0.9 pikë përqindjeje në muajin shkurt. Bizneset e tregtisë vlerësuan me rritje ecurinë aktuale të biznesit të tyre, por pritjet për çmimet dhe punësimin në të ardhmen u vlerësuan me rënie.

Treguesi i besimit konsumator vijoi të përmirësohet për të pestin muaj me radhë, duke iu afruar më shumë mesatares historike të tij. Megjithë përmirësimin me 0.2 pikë përqindjeje, treguesi vijoi të rezultojë 3.7 pikë përqindjeje poshtë mesatares historike. Rritja e treguesit në shkurt u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha gjatë muajve të fundit. Nga ana tjetër, vlerësimi për blerjet e mëdha në të ardhmen ishte me rënie. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë këtë muaj.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë