LIVE UPDATES
Ekonomi

Kredia e shoqërive të kursim-kreditit u rrit me 14.7% vitin e kaluar

Ato janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore. Filozofia e këtyre institucioneve është të ofrojë shërbime financiare për ato zona dhe segmente të popullsisë që kanë akses të pakët në sistemin bankar.

1 Mars 2023, 07:57 Nga DOSJA
Kredia e shoqërive të kursim-kreditit u rrit me 14.7% vitin e kaluar
Foto Ilustruese

TIRANË- Kreditimi nga shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) shënoi ritme të larta të rritjes për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të në fund të tremujorit të tretë arriti në 10.7 miliardë lekë, me rritje prej 14.7% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa totali i aktiveve të tregut në fund të vitit 2022 arriti vlerën e 14.36 miliardë lekëve ose afërsisht 127 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, tregu i shoqërive të kursim-kreditit u rrit me 8.2%. Shoqëritë e kursim-kreditit ose kooperativat financiare janë institucione të lejuara me ligj të pranojnë depozita nga anëtarët dhe të ofrojnë kredi për ta.

Ato janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore. Filozofia e këtyre institucioneve është të ofrojë shërbime financiare për ato zona dhe segmente të popullsisë që kanë akses të pakët në sistemin bankar.

Volumet e kreditimit të këtij sektori ngelen modeste dhe madhësia e portofolit të sektorit të SHKK-ve është sa 1.5% e portofolit të sektorit bankar. Por, megjithëse përmasat e sektorit janë relativisht të vogla, ky segment ka një rol të rëndësishëm sidomos në financimin e bujqësisë, një sektor i ekonomisë ku sektori bankar është shumë pak i pranishëm.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë totali i kredisë për bujqësinë nga sektori bankar në fund të vitit të kaluar ishte më pak se 6.7 miliardë lekë, shumë kjo që përbën më pak se 63% e portofolit të kredisë së SHKK-ve.

Kredidhënia për anëtarët përbën edhe zërin kryesor në bilancin e sektorit të SHKK-ve, me 73% të totalit të aktiveve. Pjesa tjetër e aktiveve konsiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë të papërfillshme zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare. Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet kryesisht te depozitat e anëtarëve.

Në fund të vitit 2022, depozitat përbënin më shumë se 71% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato prekën shifrën e 10.4 miliardë lekëve, në rritje 8.3% me bazë vjetore. Ndryshe nga sa ndodh për sektorin bankar, depozitat e SHKK-ve dominohen në masën 80% nga depozitat në monedhën vendase. Megjithatë, edhe në ëkëtë sektor vitin e kaluar ishin depozitat në valutë të huaj që shënuan ritmet më të shpejta të rritjes, me pothuajse 24% më shumë.

Një ndikim të rëndësishëm në rritjen e sektorit ka pasur përfshirja në skemën e sigurimit të depozitave. Që prej vitit 2017, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milionë lekëve. Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së. Sipas Bankës së Shqipërisë, aktualisht në Shqipëri veprojnë 16 SHKK të licencuara, por pesë prej tyre e kanë pezulluar aktivitetin në periudhën 2015-2016. Mbështetur në informacionin zyrtar ngelen 11 SHKK aktive, por Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) raporton vetëm nëntë subjekte të anëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë