LIVE UPDATES
Ekonomi

Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat; nga 1 janari 2024 profesionet e lira do paguajnë deri 23% tatim

Sërish edhe në draftin e rishikuar parashikohet se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.

28 Shkurt 2023, 07:32 Nga DOSJA
Drafti i ri për tatimin mbi të ardhurat; nga 1 janari 2024 profesionet
Foto Ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka gati draftin e ri të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektligji i rishikuar mban të pandryshuar zbatimin e tatimit progresiv te profesionet e lira në normat 15 deri 23% që nis zbatimin nga 1 janari 2024. Kjo është hera e katërt që drafti rishikohet. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi për Monitor se drafti i rishikuar s’ka bërë ndryshime për profesionet e lira nga varianti që është diskutuar në dhjetor 2022.

Dhamo tha më herët se drafti prek profesionet e lira që do të paguajnë tatim nga 15 deri 23%, duke nxitur informalitetin për shkak të diferencimit të tatimit. Zbatimi i ligjit sipas tij rrezikon të kthehet në bumerang edhe për biznesin e vogël. Projektligji i rishikuar sërish parashikon se të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me normat progresive 15 deri 23%. Do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë. Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.

Ligji parashikon hyrjen në fuqi për të vetëpunësuarit dhe entittet në janar të vitit 2024. Ndërsa për individët tregtarë me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029.

Sërish edhe në draftin e rishikuar parashikohet se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, si: 60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare; 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Tek shpenzimet e zbritshme përveç pranimit apriori të tyre, përfshihet edhe përllogaritja e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për çdo shpenzim. Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në 5 vjet.

a) Të ardhura nga punësimi;

b) Të ardhura nga biznesi;

c) Të ardhura nga investimet.

Të ardhurat janë të tatueshme pavarësisht nëse paguhen në të holla ose në natyrë.

Të ardhurat në natyrë vlerësohen me vlerën e tregut, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj ose aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Parimi i tregut, siç përcaktohet në nenin 44, të këtij ligji, zbatohet për transaksionet ndërmjet palëve të lidhura.

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar, me qarkullim vjetor deri në 10,000,000 lekë, për qëllime të njohjes së shenzimeve të zbritshme kanë të drejtë të zgjedhin një nga metodat e mëposhtme:

Pranimin e një regjimi të vecantë, përmes të cilit shpenzimet e supozuara zbriten apriori sipas shumave të specifikuara në këtë shkronjë dhe pa iu nënshtruar kontrollit të regjistrimeve kontabël lidhur me to nga administrata tatimore;

60% të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

90% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

70% të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

60% të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

50% të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;

30% të të ardhurave për individët e vetpunësuar; ose

Përllogaritjen e shpenzimeve të zbritshme bazuar në dokumentacionin dhe faturat respektive për cdo shpenzim.

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni zgjedhin dhe deklarojnë pranë administratës tatimore, metodën të cilën do të zgjedhin. Kalimi nga një metodë në tjetrën nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në pesë vjet.

Përcaktimi i llojit të veprimtarive të kryera nga personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar sipas pikës 1 të këtij neni përcaktohen sipas aneksit nr. 1 bashkëlidhur këtij ligji.

Personat fizik, individ tregtar apo individ i vetëpunësuar të cilët kanë aplikuar regimin e vecantë sipas shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas nenit 22, të këtij ligji.

Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat progresive të mëposhtme:

Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

-të ardhurat nga dividentët 8%;

-çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.

me të ardhura bruto deri 14 milionë lekë në vit, norma e tatimit mbi të ardhurat 0% do të aplikohet deri më 31 dhjetor 2029. Norma e tatimit 0 % nuk aplikohet për tatimpaguesit e përcaktuar në nënndarjet “ii” dhe “iii” më sipër, të cilët furnizojnë shërbime profesionale.

-“Individ i vetëpunësuar”, është çdo person fizik i angazhuar në furnizimin e çdo lloj shërbimi apo i angazhuar në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare.

-“Individ tregtar”, është çdo person fizik i angazhuar në veprimtari tregtare.

-“Entitet” nënkupton çdo shoqëri apo çdo strukturë të organizimeve të korporuara apo të jokorporuara, pavarësisht formës, të natyrës fitimprurëse ose jofitimprurëse, ku përfshihen por pa u kufizuar sa më poshtë: a) çdo formë e kompanive sipas kodit civil ose legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare; organizatat fitimprurese dhe jofitimprurëse; b) ndonjë formë “trusti” i huaj apo strukture të ngjashme; ç) ndonjë formë bashkëpunimi/partneriteti, që ka një formë juridike dhe mund të trajtohet si një tatimpagues i vetëm; çdo formë bashkimi ndërmarrjesh (shoqëri e përbashkët); dh) çdo formë kompanie menaxhimi kapitalesh apo asetesh; e)çdo formë bashkëpunimi/partneritetet pasiv. ë) çdo shoqëri tjetër e krijuar me ligj të veçantë.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave sotiraq dhamo

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 08:12 I.A

Luftërat e çipave

Foto Ilustruese JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një q...

Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë