LIVE UPDATES
Ekonomi

NUMBEO: 17. 5 vite punë për të blerë një apartament në Tiranë, një nga qytetet më të shtrenjta në Evropë. Ndërtuesit: Çmimet s’do bien nën 950 euro për metër katror

Indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite.

27 Shkurt 2023, 07:21 Nga DOSJA
NUMBEO: 17. 5 vite punë për të blerë një apartament
Foto Ilustruese

TIRANË- Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërinë e blerjes së një prone. Për të blerë një apartament në Tiranë nevojiten 17,5 vite, ndërsa në qytetin më të shtrenjtë të Europës, Parisi, një familje për t’u bërë pronare prone i nevojiten 20.2 vite.

Në renditjen e Numbeo-s për 332 shteteve në botë për indeksin e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti për vitin 2023 (llogaritet si raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare, të shprehura si vite të ardhurave) Tirana renditet ndër shtetet europiane për apartamentet më të shtrenjta.

Indeksi i përballueshmërisë së blerjes së pronës për Tiranën ka qenë i lartë edhe në indeksin e vitit 2021 përkatësisht me 16.2 vite dhe në 2022 me 15.7 vite.

Për 2023, qyteti më i shtrenjtë në Europë është Parisi me 20.2 vite, që ndiqet nga Lisbona, me 19.6 vite, Dubrovniku dhe Praga me 19.3 vite dhe Milano me 19 vite. Pas Milanos për apartamentet më të shtrenjta në Europë është Tirana.

Në renditjen botërore të Numbeo-s Tirana pozicionohet në vendin e 51, para Mynihut ku një familje për t’u bërë pronare në këtë qytet i nevojiten 16.1 vite, në Vjenë 11.5 vite, në Nju York, 10.2 vite, në Bruksel, 6.7 vite apo në Majami, 5.8 vite.

Në qytetet më shtrenjta në rajon është Beogradi i Serbisë ku duhen 19.6 vite të bëhesh pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Sarajeva, me 11.8 vite. Në Shkup ky tregues dhe në Athinë është 15.3, ndërsa në Podgoricë 12 vite.

Qyteti më i shtrenjtë në botë për të blerë një apartament është Shangai në Kinë ku duhen 46.6 vite për të blerë një apartament. Më pas qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë është Beijing i Kinës me 45.8 vite vite dhe Hong Kongu me 44.9 vite.

Në Shqipëri për 2023 çmimet e apartamenteve nuk do të ulen

Ndërtuesit paralajmërojnë se në Shqipëri nuk do të ketë rënie të çmimeve të apartamenteve. Aktualisht sipas një vëzhgimi të “Monitor”, çmimet e apartamenteve në shumë zona të kryeqytetit nuk kanë ndryshuar krahasuar me vjeshtën e vitit të kaluar.

Ndërtimet e reja në fillim të zonës së “Komunës së Parisit” edhe këtë vit po shiten që në nisje të investimit me çmime 2,100 deri në 2,200 euro për metër katror.

Ndërtuesi Hajredin Frateri pohon për “Monitor” se çmimet minimale të apartamenteve në zonat larg qendrës apo periferitë nuk pritet të bien nën 750 euro për metër katror, ndërsa çmimi maksimale do të vijojë të jetë deri 950 euro për metër katror.

“Shumë familje të reja po kërkojnë të blejnë shtëpi ndërmjet kreditimit të tyre nga bankat, pavarësisht se interesat e kredive janë rritur. Është e nevojshme që nga bankat e nivelit të dytë pronat ekonomike të kreditohen 100%”.

Fratari parashikon rënie të çmimeve në pronat luksoze, kryesisht të kullave për shkak të çmimit të tyre të lartë.

Ndërtimet e reja, sidomos në Tiranë, janë luksoze dhe kanë si target blerës me të ardhura shumë të larta. Këto të ardhura që përdoren për blerjen e pronave shpesh nuk justifikohen nga burimet zyrtare.

Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 sipas raportit të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Aktorë të tregut të shitjes së pronave të patundshme thanë se në rast se nga qeveria do të miratohet amnistia fiskale, çmimet e apartamenteve do të rriten, pasi do të shtohen flukset e parasë informale për blerjen e tyre. Në të kundërt ekspertë të tregut parashikojnë rënie të çmimeve, sidomos të pronave luksoze.

Marrë nga Monitor.al

apartamentet ne tirane

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 08:12 I.A

Luftërat e çipave

Foto Ilustruese JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një q...

Ekonomi 26 Shkurt 2023, 07:46 I.A

Tërmeti, rreziku i harruar shpejt

Termet TIRANË- Tërmetet e forta të datës 6 shkurt në Turqi sollën për shqiptarët kujtimet e hidhura të në...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet