LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm rritet për herë të parë që nga viti 2009

Duke filluar nga muaji dhjetor, yield-et e bonove dhe obligacioneve kanë ndjekur një korrektim në rënie dhe rritja po përafrohet me nivelin e rritjes së normës bazë. Megjithëse tregu paraqitet më i stabilizuar, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vijojë rritjen e normës bazë të interesit edhe gjatë vitit 2023.

28 Shkurt 2023, 07:36 Nga DOSJA
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm rritet për herë
Foto Ilustruese

TIRANË- Normat e interesit të instrumenteve të borxhit të brendshëm publik në 2022 u rritën për herë pas 13 vjetësh. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit u rrit në 4.05%, nga 3.53% që kishte qenë në fund të vitit 2021. Yield-i mesatar i borxhit shënoi rritje për herë të parë që nga viti 2009, ndërsa vlera e tij ishte më e larta që prej vitit 2018. Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.16%, nga 3.71% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Inflacioni i lartë dhe rritja e shpejtë e normës bazë të interesit nga 0.5% në 2.75% kanë sjellë rritje të shpejtë të yield-eve të bonove dhe obligacioneve gjatë vitit të kaluar. Rritja ishte sidomos e përqendruar në tremujorin e tretë dhe të katërt, kur edhe normalizimi i politikës monetare pati një ritëm më të shpejtë. Duke filluar nga muaji dhjetor, yield-et e bonove dhe obligacioneve kanë ndjekur një korrektim në rënie dhe rritja po përafrohet me nivelin e rritjes së normës bazë. Megjithëse tregu paraqitet më i stabilizuar, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vijojë rritjen e normës bazë të interesit edhe gjatë vitit 2023.

Kjo rritje pritet të reflektohet edhe në yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë dhe gjasat janë që, në terma mesatarë, yield-et të vazhdojnë rritjen edhe për 2023. Për vitin 2022, buxheti shpenzoi 24.2 miliardë lekë për interesa të borxhit të brendshëm, shumë kjo 3% më e lartë krahasuar me vitin 2021. Ndërsa shpenzimet për interesa në buxhetin 2023 parashikohen në vlerën 60.9 miliardë lekëve, në rritje me 20% krahasuar me vitin 2022.

Ministria e Financave ka parashikuar për vitin e ardhshëm një fond kontigjence prej 4.9 miliardë lekësh për të mbuluar rreziqet e lidhura me rritjen e shpenzimeve të shërbimit të borxhit. Përveç rritjes së yield-it mesatar, borxhi i brendshëm është përballur me një ulje të kohëzgjatjes mesatare të maturimit. Në fund të vitit 2022, maturiteti mesatar zbriti në 780 ditë, nga 793 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2021. Rënia ka ardhur sidomos për shkak të vështirësive për të realizuar shumat e planifikuara të huamarrjes nëpërmjet obligacioneve dhe zëvendësimit të tyre me huamarrje afatshkurtër nëpërmjet bonove të thesarit.

Letrat me vlerë të qeverisë ngelen instrumenti kryesor benchmark në tregun financiar shqiptar, ndaj interesat e ulëta ndikojnë në terma mesatarë edhe koston e huamarrjes për sektorin privat të ekonomisë. Borxhi publik në fund të vitit 2022 arriti vlerën e 1.379 trilionë lekëve, shumë që Ministria e Financave e vlerëson sa rreth 66.97% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Vitin e kaluar, stoku i borxhi publik pësoi rënie në terma realë, me 6.19% pikë përqindje kundrejt PBB-së, por gjithashtu pësoi një rënie të lehtë edhe në vlerë nominale, për herë të parë që prej vitit 1955. Borxhi i emetuar në tregun e brendshëm vazhdon të dominojë strukturën e borxhit, me 53% të totalit.

Marrë nga Monitor.al

ministria e financave

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Shkurt 2023, 08:12 I.A

Luftërat e çipave

Foto Ilustruese JAPONI- Vinçat po ngrihen mbi një kantier të zhurmshëm ndërtimi në buzë të Kumamoto-s, një q...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj