All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Sejko: Kreditimi i bujqësisë ka ende probleme që duhen zgjidhur

Guvernatori Sejko u shpreh se problemet specifike të kreditimit të sektorit bujqësor janë evidentuar me kohë dhe një pjesë e tyre mbeten ende të pranishme.

1 Mars 2023, 08:01 Nga DOSJA
Sejko: Kreditimi i bujqësisë ka ende probleme që duhen zgjidhur
Gent Sejko
All - Paragraf - 1

TIRANË- Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural zhvilluan një takim për përgatitjen e konceptit të një projekti mbështetës për financimin e bujqësisë. Ky proces synon të zhvillojë zgjidhje të qëndrueshme, duke mbështetur aksesin në financa për këtë sektor, jo vetëm nga fondet buxhetore, por dhe nga grumbullimi i fondeve private.

Në takim morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, drejtuesit e bankave tregtare, ekspertë të sektorit financiar dhe përfaqësues nga institucionet financiare në vend. Gjatë fjalës së tij, Guvernatori Sejko u shpreh se sektori bankar në vend është i mirëkapitalizuar dhe likuid, si dhe mbështetja e tij për sektorin privat ka ardhur në rritje. Megjithatë, ai shtoi se sektori financiar mund të luajë një rol më të rëndësishëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike afatgjatë në vend.

Në lidhje me aksesin në financë, Guvernatori u shpreh se në një pamje më të gjerë, është e rëndësishme të eksplorohen zgjidhje ndërsektoriale – përfshirë fintech, dixhitalizimin e shërbimeve financiare dhe instrumentet financiare inovative – të cilat do ta lehtësonin aksesin në shërbimet financiare. Financat e Gjelbra janë një fushë e rëndësishme që ka nevojë për veprim të shpejtë dhe të fokusuar për të adresuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, zbutjen e rreziqeve dhe kapjen e mundësive që ofron financimi i gjelbër.

Me qëllim mbështetjen e zhvillimeve të tregut, Banka e Shqipërisë po punon gjithashtu edhe në drejtim të përmirësimit të sistemeve të pagesave për prezantimin e standardeve të reja të komunikimit dhe shërbimeve, të cilat ndihmojnë në adresimin e nevojave infrastrukturore. Konkretisht, në vitin 2021 është arritur një nivel i përdorimit të pagesave elektronike prej 12.5 pagesash për frymë, duke tejkaluar edhe objektivin e synuar të Strategjisë prej 10 pagesash deri në fund të vitit 2023, ndërkohë që, në vitin 2022, kjo shifër vlerësohet të ketë arritur nivelin 16 pagesa për frymë.

Guvernatori shtoi se kreditimi i ekonomisë është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend. Sektori bankar ka vijuar të ofrojë kushte e terma të favorshëm kreditimi, e konkretizuar me një rritje portofoli prej 14% të tij gjatë 2022. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë vijon të mbetet e shëndetshme, sikundër ilustrohet edhe nga treguesi i kredive me probleme, i cili mbetet në nivelet më të ulëta të dekadës së fundit.

Duke u ndalur më në veçanti te sektori i agrobiznesit, Guvernatori u shpreh se ai ka potencial të madh si në tregjet vendore ashtu edhe në ato të huaja, por vijon të ketë nevojë për adoptimin e teknologjive dhe proceseve të reja të prodhimit.

Guvernatori Sejko u shpreh se problemet specifike të kreditimit të sektorit bujqësor janë evidentuar me kohë dhe një pjesë e tyre mbeten ende të pranishme.

“Megjithatë, disa prej tyre janë drejt adresimit, ndërsa pengesat e tjera duhet të jenë pjesë e një vlerësimi kritik dhe zgjidhja e tyre duhet të jetë pjesë integrale e agjendave tona të punës në të ardhmen. Në këtë kontekst, pa cenuar treguesit e tij të shëndetit, jam i bindur se sektori bankar do të dijë të pozicionohet si një agjent mbështetës zhvillimi. Ky sektor duhet të rrisë vëmendjen dhe kapacitetet e tij financuese, analizuese dhe këshilluese, duke përmbushur misionin e tij në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit,” tha Guvernatori.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë dhe mbështetjen e përbashkët për rritjen e kreditimit të bujqësisë, si një mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, diversifikimin e burimeve të rritjes ekonomike, por edhe si një mundësi për diversifikimin e burimeve të rrezikut të kredisë për sektorin financiar.

Marrë nga Monitor.al

gent sejko banka boterore

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet