All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Në mars nisin aplikimet për përfitim të fondeve nga programi IPARD III; 5 masat e reja do mbështeten me 33 mln euro

Për financimin e 5 masave të reja fondi i venë në dispozicion është 33,3 mln euro, sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë.

13 Janar 2023, 11:06 Nga k.m.
Në mars nisin aplikimet për përfitim të fondeve nga programi
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Në fillim të muajit mars nisin aplikimit për përfitimin e fondeve në mbështetje të bujqësisë nga fondet e IPARD III. Programi IPARD III planifikon të zbatojë 9 masa, nga të cilat 5 masa janë të reja. Në total fondet e IPARD III janë 146 mln euro. Për financimin e 5 masave të reja fondi i venë në dispozicion është 33,3 mln euro, sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë. Gjithashtu nën këtë program sipas raportit të marrëveshjes së miratuar nga Kuvendi janë parashikuar edhe sektorë të rinj që marrin fokus kryesor, si sektori i ullirit dhe vajit të ullirit, bimët mjekësore dhe aromatike dhe përpunimi i produkteve të peshkimit. Për sektorin e vajit të ullirit aplikimet do të kryhen nga bashkitë dhe fermerët për ngritjen e pikave të grumbullimit dhe përpunimit të vajit të ullirit, duke zbatuar për herë të parë projektin pilot në 4 bashki për bashkimin e fermerëve.

Konkretisht masat e reja mbështetëse, sipas ministrisë të Bujqësisë do të jenë, si: Agro-mjedis-klimë dhe bujqësi organike” synon të promovojë praktikat e menaxhimit të bujqësisë dhe metodat e prodhimit, të cilat përmirësojnë gjendjen e mjedisit, burimet natyrore dhe zbutin dhe/ose adoptojnë ndryshimet klimatike me një buxhet grant rreth 2,5 mln euro (buxhet i ri i shtuar);

“Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal – Qasja LEADER” mbështet grupet lokale të veprimit, që përfaqësojnë një gamë të gjerë partnerësh privatë dhe publikë multi-sektorialë, në zbatimin e strategjive të tyre të zhvillimit lokal nga poshtë lart, gjë që kontribuon në ekonominë, sociale, kulturore dhe përmirësimet mjedisore të zonave lokale me një buxhet grant rreth 4,8 milionë euro (buxhet i ri i shtuar);

“Investime në infrastrukturën publike rurale” synon zhvillimin ekonomik, social dhe territorial të zonave rurale nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës fizike e cila përmirëson standardet e jetesës së popullsisë rurale dhe atraktivitetin e përgjithshëm të zonave rurale me një buxhet grant prej 16 milion euro (buxhet i ri i shtuar);

“Shërbimet këshillimore” ka si objektiv forcimin e shërbimeve këshillimore, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës ekonomike dhe mjedisore të fermave dhe mikrondërmarrjeve rurale me një buxhet grant prej 2,9 milion euro (buxhet i ri i shtuar);

“Ngritja dhe mbrojtja e pyjeve” promovon restaurimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e ekosistemeve pyjore duke trajtuar sfidën e ndryshimeve klimatike me një buxhet grant prej 7,1 milion euro (buxhet i ri i shtuar).

Ndërsa masat ekzistuese që do të vijojnë të mbështeten me fondet e IPARD III janë investimet në asetet fizike në fermat bujqësore që synon mbështetjen e investimeve në fermat rentabël bujqësore, në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore të lëndës së parë të nevojshme për industrinë përpunuese si dhe për përafrimin e zinxhirit ushqimor me standardet e BE-së me një buxhet grant prej 41,86 milion euro (buxhet i shtuar prej rreth 106 mijë euro krahasuar me Programin IPARD II);

Investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit do të mbështesë investimet në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënproduketeve të tij, thertoret dhe përpunimin e mishit, fruta-perimeve, përpunimit të verës, përpunimi i produkteve të peshkimit; bimëve aromatike mjekësore etj., me një buxhet grant prej 40,48 milion euro (buxhet i shtuar prej rreth 5,1 mln Euro se 15% krahasuar me Programin IPARD II);

Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi biznesit do të mbështesë nxitjen e punësimit përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe mbajtjes së atyre ekzistuese permes zhvillimit te veprimtarive te biznesit, duke rritur në këtë mënyrë nivelin e veprimtarive ekonomike të zonave rurale etj., me një buxhet grant prej 28,4 milion euro (buxhet i shtuar prej rreth 13,7 mln euro ose 94% krahasuar me Programin IPARD II);

Asistencë Teknike që garanton monitorimin dhe vlerësimin e rregullt dhe efektiv të Programit, si dhe përgatitjen ose konturimin e zbatimit të masave, duke kontribuar në zbatimin efektiv dhe të pandërprerë të Programit me një buxhet grant prej 2,3 milion euro. Në total nga katër thirrjet e IPARD II janë disbursuar 54,3 mln euro fonde për 479 biznese. Fond i disbursuar në total në raport me fondin e angazhuar 64%. Në total për përfitim fondesh kanë aplikuar 1,189 subjekte. Investimet nga IPARD II llogariten në vlerën e 144,6 mln eurove./Monitor

ipard iii bujqesia ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj