Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në dokument thuhet se për të mbështetur arritjen e Qeverisë Shqiptare, BB do të sigurojë 60 milionë dollarë amerikanë përmes një Programi për rezultate (PforR) instrument i kombinuar me 5 milion USD për asistencë teknike nën një instrumenti për financimin e një projekti investimi.

Banka Botërore ka mundësuar aksesin në draftin final të projektit “Përmirësimi i aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë përmes GovTech” në datë 9 janar ku mbështetja e saj pritet të jetë me një financim prej 65 milionë dollarë.
Në dokument thuhet se Bordi i Bankës pritet të mblidhet në 16 mars 2023 për të vendosur mbi këtë projekt ndërkohë që qeveria nga ana e saj do të kontribuojë edhe më të tjera para që në harkun e 5 viteve do të çojnë financimin në 136 milionë dollarë.
Në dokument thuhet se për të mbështetur arritjen e Qeverisë Shqiptare, BB do të sigurojë 60 milionë dollarë amerikanë përmes një Programi për rezultate (PforR) instrument i kombinuar me 5 milion USD për asistencë teknike nën një instrumenti për financimin e një projekti investimi.
Programi do të mbështesë tre fusha prioritare të rezultateve (RA) të cilat japin një kontribut të rëndësishëm në arritjen e disa objektivave në kuadër të programit të lartpërmendur të Transformimit Dixhital. Përfituesit janë qytetarët dhe bizneset që përdorin e-Albania dhe shërbimet dixhitale.
Masat specifike janë miratuar gjithashtu për t’u kujdesur për nevojat e grupeve të veçanta dhe vulnerabël si të varfrit, romët, gratë dhe invalidët.
Sipas Bankës programi do të mbështesë aktivitetet dhe shpenzimet për tre objektiva.
– Së pari rritja e cilësisë së shërbimit elektronik dhe përvojës së përdoruesit. Kjo do të mbështesë objektivat e qeverisë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dixhitale, të ofrojë zgjidhje të avancuara, proaktive në platforma të sigurta dhe të përmirësojë standardet dixhitale të shërbimit. Ai do të përmirësojë përdorshmërinë, aksesueshmërinë dhe cilësinë e platformës e-Albania dhe prioritarizojë shërbimet dixhitale. Është organizuar në tre rezultate kryesore: (i) Ri-inxhinierimi i portalit e-Albania bazuar në aksesueshmërinë universale dhe përvojën e përdoruesit (UX); (ii) Sigurimi i shërbimeve elektronike të standardeve të larta, të personalizuara dhe proaktive të bazuara në ngjarje; dhe (iii) Përmirësimi i pjesës kryesore të shërbimeve elektronike: infrastruktura TIK dhe vazhdimësia e aktivitetit në e-Albania dhe Government Gateëay.
-Së dyti përmirësimi i aftësive dixhitale dhe përfshirja dixhitale. Kjo do të mbështesë Transformimin Dixhital Shqiptar dhe objektivat ambicioze të programit për të transformuar mësimin, për të modernizuar shërbimin ndaj klientit dhe për të siguruar akses për të gjithë qytetarët.
Është organizuar në dy nën-rezultatet kryesore: (i) Përmirësimi i aftësive dixhitale dhe themelore nëpërmjet 200 SmartLabs të Arsimit (ii) Përmirësimi i shërbimit ndaj klientit dhe aksesit nëpërmjet (a) një qendre të re kontakti të gjithanshme e-Albania plus ballë për ballë InfoPoints për të ofruar ndihmë shtesë, dhe (b) krijimin e Qendrave të Inovacionit Rinor për të inkubuar zgjidhje ndaj sfidave sociale, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara, dhe për të ofruar trajnime në aftësitë dixhitale.
-Së treti Forcimi i Mundësuesve Prioritarë të GovTech. Kjo mbështet Qeverinë Shqiptare në objektivat e saj të programit për të forcuar qeverisjen dhe transparencën e të dhënave në platforma të sigurta dhe përmirësimin e qeverisjes dixhitale duke miratuar politika të mundësimit të sistemeve dixhitale dhe proceset inteligjente.
Është organizuar në dy nën-rezultatet kryesore: (i) forcimi i qeverisjes së të dhënave si një mundësues i “të gjithë qeverisë” për të siguruar platforma të sigurta (për të zvogëluar rrezikun dhe ndikimin e sigurisë kibernetike), shkëmbimi i përmirësuar i të dhënave dhe të dhënat e hapura; dhe, (ii) një sistem i përmirësuar për automatizimin dhe monitorimin e ofrimit të shërbimeve (SQDNE), një tranzicioni i përshpejtuar në një qeveri pa letra (EDRMS) dhe mbështetja e pajtueshmëia me politikat dhe dispozitat ligjore të dixhitalizimit me BE-në.
Kostoja totale për arritjen e tre objektivave gjatë pesë viteve është vlerësuar në 136 milionë dollarë, nga të cilat Banka do të kontribuojë me 60 milionë dollarë në kuadër të programit./MONITOR
Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet vetëm 2.2% këtë vit. Projeksioni i janarit është ...
Para TIRANË- Kreditë me probleme u rritën lehtë përgjatë nëntorit të vitit të kaluar. Të dhënat e Ba...
Kurum International ka kërkuar pranë Entit Rregullator të Energjisë modifikimin e licencës së prodhimit të energjisë n...
Në paradoks me papunësinë e lartë qarqet e Lezhës dhe Durrësit disponojnë numrin më të lartë të iphone ...
Kostoja e lartë e prodhimit për shkak të fragmetizimit të tokës bujqësore, standardet e cilësisë dhe informaliteti i s...
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur rreth 2,5 herë më shumë se &c...
Foto ilustruese Barra fiskale mbi qytetarët do të jetë edhe më e rëndë në vitin 2023. Kjo për shkak të një...
Foto ilustruese Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 7.4% në dhjetor në krahasim me një vit më parë, duke shën...
Foto ilustruese Rikthimi i plotë i normalitetit sa i takon lëvizjes së lirë pas fshirjes së efekteve që la COVID-19 ka bë...
Tirana Jetesa kudo po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, teksa pothuajse gjithçka është shtrenjtuar, që nga karbura...