LIVE UPDATES
Ekonomi

Nënprodhimi i vajit të ullirit “fik” industrinë

Kujtim Kadiu, fermer i fshatit Dushk të Lushnjës, i cili zotëron 300 rrënjë ullinj, krahasuar me vjet ka prodhuar 40% më pak vaj ulliri.

3 Dhjetor 2023, 07:38 Nga a.l
Nënprodhimi i vajit të ullirit “fik” industrinë
Foto ilustruese

LUSHNJE- Çmimit i vajit të ullirit arrin në 800 lekë për litër nga mungesa e prodhimit. Por deri tani, nga fabrikat nuk është grumbulluar asnjë litër vaj. Për industrinë, çmimi është i paleverdishëm, si për shitje në supermarkete edhe për eksport. Edhe për këtë vit, vaji i ullirit vijon të shitet masivisht në bidonë nga fermerët. Përpunuesit kërkojnë sërish zgjidhje për investime në kapacitete ruajtëse. Për ekspertët, ruajtja e cilësisë dhe vlerës së shitjes duhet të nisë që me krijimin e klasterave që do të kërkojë disa vite…

Kujtim Kadiu, fermer i fshatit Dushk të Lushnjës, i cili zotëron 300 rrënjë ullinj, krahasuar me vjet ka prodhuar 40% më pak vaj ulliri. Pavarësisht se i ka shtuar shërbimet ndaj pemës së ullirit, rënia e prodhimit u ndikua nga paqëndrueshmëria e motit dhe futja me vonesë e rrënjëve të reja në prodhim.

Mesatarisht, rendimenti për pemë varion nga 10 deri në 15 kg, ndërsa vitin e kaluar, ishte 20 deri në 25 kg ullinj për rrënjë. Kujtim Kadiu pohoi për “Monitor” se vajin e prodhuar e mban të depozituar në bidonë plastikë në shtëpi dhe pret ta shesë vetë në tregun e brendshëm me çmim 800 lekë për litër.

Ndërsa Zhazivar Lila, fermer nga Peqini, i cili zotëron 800 rrënjë ullinj, do t’i shesë individualisht për eksport në Itali 500 litra vaj ulliri të prodhuar, me çmim 8 euro për litër.

Sipas tij, shitja e vajit me këtë çmim është shumë e leverdishme për fermerin, pasi arrin t’u sigurojë fitimet e munguara të vitit 2022.

“Këtë vit, prodhimi është 40 deri në 50% më i ulët se vjet, por çmimi është shumë i kënaqshëm për ne fermerët. Me këtë çmim do të mund të mbulojmë humbjet e vitit të kaluar. Vjet e shitëm vajin me çmim 350 deri në 400 lekë për litër, totalisht nën koston e prodhimit”, nënvizoi ai.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2022 u prodhuan 29.230 vaj ulliri. Krahasuar me vjet, prodhimi i vajit të ullirit u rrit me 13%.

Për 2022, rendimenti i prodhimit për rrënjë ulliri, sipas të dhënave të INSTAT ishte 17,2 kg. Krahasuar me 2021, rendimenti për rrënjë u shtua me 37%. Vitin e kaluar shtim pati edhe te numri i rrënjëve të ullirit. Në raport me 2021, numri i rrënjëve të ullirit u rrit rreth 2%.

Për vitin 2023, mungesa e prodhimit ka dyfishuar çmimin e shitjes së vajit të ullirit krahasuar me vjet. Vaji i ullirit po tregtohet nga fermeri me çmim që varion nga 600, 700 deri në 800 lekë për litër. Por shtrenjtimi i çmimit që erdhi nga mungesa e prodhimit po penalizon fabrikat e grumbullimit dhe eksportuesit.

Drejtuesit e pikave të përpunimit dhe grumbullimit të zonave ku është përqendruar prodhimi i lartë i ullirit, si: Elbasan, Mallakastër, Vlorë dhe Lushnjë njëzëri pohojnë se deri tani nuk kanë depozituar asnjë litër vaj për ambalazhim, me qëllim shitjen e tij në tregun e brendshëm dhe eksport, pasi çmimi është i paleverdishëm.

Sipas tyre, çmimi i vajit të ullirit, duke përfshirë koston e ambalazhimit, paketimit dhe transportit arrin 1,200 deri në 1,300 lekë për litër. Për këto arsye, vaji i ullirit si çdo vit, përveçse nuk po ruhet me standarde, vijon të shitet në informalitet me bidonë nga fermeri, duke mos krijuar vlerë të shtuar për ekonominë.

Deri në mbylljen e sezonit të vjeljes dhe përpunimit të ullirit (periudha nëntor-dhjetor) parashikohet që sasia e vajit të prodhuar për zona të caktuara të bjerë 30 deri në 70% krahasuar me vjet.

Prodhuesit dhe përpunuesit thanë se rënia e prodhimit u ndikua jo vetëm nga kushtet klimatike, peridiociteti i prodhimtarisë, karakteristikë për pemën e ullirit, por edhe nga mungesa e shërbimeve, për shkak të kostos së lartë të pesticideve dhe rritjes së kostos për fuqinë punëtore.

Agron Çakalli, administratori i Federatës Bujqësore Elbasan (F.B.E) tha për “Monitor” se deri tani nuk ka grumbulluar asnjë litër vaj ulliri nga fermerët me qëllim ambalazhimin dhe tregtimin me markën “Valmi”.

Z. Çakalli pohon se çmimi i shitjes 700 lekë për litër është i paleverdishëm si për shitjen e vajit “Valmi” në tregun e brendshëm, edhe për eksport.

Federata Bujqësore e Elbasanit, që deri vjet ka funksionuar si federatë e bashkuar për marrjen e prodhimit të 125 fermerëve, këtë fillim sezoni të vjeljes së ullirit është shndërruar vetëm në një “mulli” për përpunimin e ullirit në vaj, që më tej transportohet në shtëpi nga fermerët.

60% e sasisë së vajit të prodhuar nga F.B.E eksportohej, pjesa e mbetur shitej në dyqane të vogla ushqimore, restorante dhe supermarkete.

“Nuk ka ndodhur asnjëherë që të grumbullojmë vaj ulliri me shumicë me çmim 700 lekë për litër. Çmimi është i paleverdishëm, si për tregtimin e tij në tregun e brendshëm, edhe për eksport. Duke përfshirë koston e ambalazhimit, etiketimit, etj., çmimi i vajit të ullirit arrin 1,200 deri në 1,300 lekë për litër. Me këtë çmim nuk e blen asnjë dyqan apo supermarket për shitje. Çmimi është shumë i lartë edhe për eksport. Për këtë arsye nuk kemi grumbulluar asnjë litër vaj për ambalazhim”, pohon ai.

Drejtuesi i FEB pohon se prodhimi i vajit të ullirit deri tani është 70% më pak se vjet. Situata ishte e pritshme sipas tij, për shkak të kushteve klimatike të pafavorshme, periodicitetit të prodhimit dhe mungesës së shërbimeve nga fermerët.

Ai thotë se vitin tjetër parashikohet që prodhimi i vajit të ullirit të rritet me 60%, çka automatikisht do t’i krijonte humbje financiare edhe nëse do ta depozitonte prodhimin e ri për ta shitur pas një viti.Situata me mungesën e prodhimit dhe mosgrumbullimit të vajit nga industria është e njëjtë edhe në zonat e tjera të Shqipërisë.

Luan Satka, i cili zotëron një pikë të grumbullimit të ullirit në Lushnjë, thotë se prodhimi sivjet është 60% më pak krahasuar me sezonin e kaluar.

Z. Satka, i cili çdo vit nënshkruan kontrata me 2,500 fermerë të zonës për grumbullimin e ullirit që pasi përpunohet, ruhet dhe ambalazhohet tregtohet në markën “BioLive”, parashikon që këtë vit, të realizojë 10 deri në 20% të tyre, pasi mungesa e prodhimit ka rritur çmimin e shitjes me shumicë të vajit nga fermeri.

“Sivjet prodhimi i ullirit është 60% më pak se vitin e kaluar. Rënia e prodhimit është tërësisht për shkak të kushteve klimatike, pasi në periudhën e lulëzimit të pemës pati reshje të vazhdueshme. Në anën tjetër, fermeri përkundrazi ka rritur shërbimet për këtë kulturë. Mungesa e prodhimit ka sjellë rritje të çmimit të shitjes që nis nga 600, 700 deri në 800 lekë për litër. Çmimi është pozitiv për fermerin, por rëndon industrinë, pasi çmimi minimal i shitjes, duke përfshirë koston e ambalazhimit, paketimit, etj., llogaritet të jetë 1,000 lekë për litër. Aktualisht nuk po grumbullojmë ullinj, sepse është shumë i shtrenjtë”, pohon ai.

Pika e grumbullimit në Lushnjë zotëron depozita me kapacitet deri në 100 tonë vaj ulliri. Një pjesë e vajit të kësaj pike grumbullimi eksportohet edhe në Itali.

Për drejtuesit e pikës së grumbullimit, çmimi i vajit është i leverdishëm për eksport, nëse është mbi 600 lekë për litër. Fermerët nuk parashikojnë ta shesin vajin e ullirit nën këtë çmim./Monitor

zhaviar lila ullinj kujtim kadiu

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi